Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Njihuni me fatin e tmerrshëm të personit që dizenjoi flamurin e revoltës të Spaçit

6 vjet ago
in Të Gjitha
Njihuni me fatin e tmerrshëm të personit që dizenjoi flamurin e revoltës të Spaçit

Mersin Vlashi (1938-2010) nga Lisi i Matit, i njohur si personi që dizenjoi flamurin kombëtar pa yll të kuq është ndër personat që kanë vuajtur dënime të gjata gjatë komunizmit. I nisi dënimet qysh në moshën 20 vjeçare. I etiketuar si armik i pushtetit, nuk do t’i ndaleshin vuajtjet e burgimet gjatë gjithë jetës. Dy herë u dënua për orvatje arratisje pa u nisur për t’u arratisur shumë kilometra larg kufirit, ndërsa dy herë të tjera u ridënua gjatë vuajtjes së dënimit.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1958-1965: 6 vjet, 10 muaj, 16 ditë

1966-1991: 24 vjet, 4 muaj, 10 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 20 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 53 vjeç

Dënimi i parë

Ishte duke kryer shërbimin ushtarak së bashku me shokun e tij Daut Selim Kurpali në repartin nr.4001 Pogradec, teksa biseduan për arratisje jashtë shtetit, veprim që nuk e realizua. Meqë bisedën ia kishin treguar edhe një shokut të tyre ky i raportoi në komandë. Të dy shokët u arrestuan më 23.4.1958, të akuzuar për një vepër penale në tentativë. Çështja u gjykua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës e përbërë nga kolonel Mit’hat Goskova e ndihmësgjyqtarët kapitenë Shefqet Llanaj e Vasil Qako, duke pasur pranë ndihmësprokurorin ushtarak major Tase Koroveshi. Me vendimin nr.73, datë 24.7.1958 gjykata i deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 64/10 të Kodit Penal, Mersinin e dënoi me 10 vjet burgim, ndërsa Dautin me 7 vjet. U la në fuqi me vendimin nr.96, datë 10.9.1958 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dauti u lirua nga kampi nr.309 Tiranë më 6.7.1962, ndërsa Mersin Vlashi u lirua më 13.3.1965 kur i njëjti kamp gjendej në Laç. Në fletën e lirimit shkruhej se kishte fituar në burg zanatin e elektricistit dhe normën e kishte realizuar 120%.

Dënimi i dytë

Teksa duhej të ishte anëtar i kooperativë bujqësore në vendlindje, në kohën që përpiqej në Burrel e Laç për të gjetur punë, si elektricist, bojaxhi e piktor, Mersin Vlashi u arrestua në Laç më 26.10.1966, me të njëjtën akuzë si herën e parë, pra për tentativë arratisje, ngelur në fazën e përgatitjes, që do të thotë pa u nisur gjëkundi. Çështja u gjykua nga Gjykata e Qarkut Tiranë me veprim në Peshkopi e përbërë nga Kostaq Mano dhe ndihmësgjyqtarët Hafsa Stafhasani e Qamil Allushi, duke pasur pranë prokurorin Rexhë Metra. Dolën disa dëshmitarë si dhe u paraqitën si “prova” disa lëndë helmuese që Vlashi do i përdorte për vetëvrasje nëse kapej nga forcat e kufirit. Me vendimin nr.2, datë 28.1.1967 gjykata e deklaroi fajtor në bazë të nenin 64/10 dhe e dënoi me 10 vjet burgim.

Dënimi i tretë

Mersin Vlashi vuante dënimin në kampin nr.303 në Spaç, teksa u ridënua si pjesëmarrës në revoltën e 21 majit 1973, i cili me bojën e dhënë nga Dervish Bejko dizenjoi flamurin kombëtar pa yll të kuq, si veprimi më i spikatur politik i asaj revolte. U gjykua nga Gjykata Popullore e Rrethit Mirditë e përbërë nga Filip Lako dhe ndihmësgjyqtarët Gjin Pali e Pjetër Nikolli, duke pasur pranë prokurorin Zef Deda. U pyet nga hetuesi Vangjel Kote në prani të hetuesit tjetër Llambi Bako. U akuzua në bazë të neneve, 72, 73, 76 të Kodit Penal. Me vendimin nr.29, datë 30.6.1973, gjykata e dënoi me 23 vjet burgim në grupin ku ishin 16 të pandehur.

Dënimi i katërt

Nuk ngopeshin së dënuari komunistët Mersin Vlashin, e ridënojnë sërish në Spaç. Gjykohet nga Gjykata Popullore e Rrethit Mirditë e përbërë nga Arqile Lole, e ndihmësgjyqtarët Mark Suli e Drane Zefi, duke pasur pranë prokurorin Ilir Marko. Akuzohej në bazë të nenit 55 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë. Po provonte kështu nenet e reja të kodit në fjalë. Gjykata e akuzonte se në burg ishte shprehur me këto fjalë: “Vetëm kur të përmbyset ky pushtet ne do të shpëtojmë dhe do fitojmë lirinë e vërtetë”, “Udhëheqja që është në Shqipëri sot, është një udhëheqje ushtarake dhe e mban pushtetin me dhunë”, “Këta janë prishur me të gjithë dhe nuk është se partitë e botës janë të këqija, janë këta të këqij”. Gjykata e deklaroi fajtor dhe me vendimin nr.47, datë 20.10.1979 e dënoi me 19 vjet e 8 muaj burgim, duke urdhëruar që përllogaritja e vuajtjes së dënimit të bëhej në datën shpalljes së këtij akti. U lirua më 26.3.1991./55news/

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Yjet e Liverpool surprizojnë tifozët e vegjël, Shaqiri i preferuari (Video)

Yjet e Liverpool surprizojnë tifozët e vegjël, Shaqiri i preferuari (Video)

Banorët e Unazës së Re: Poshtë projekti, burg për ministrin

Banorët e Unazës së Re: Poshtë projekti, burg për ministrin

Nxiti Luftën e Parë Botërore, si qeni i mbretit ndikoi në rrjedhën e historisë

Nxiti Luftën e Parë Botërore, si qeni i mbretit ndikoi në rrjedhën e historisë

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Vdekja e 54-vjeçares pas operacionit, mjeku: U zgjua natën dhe vdiq për 3-4 minuta
Aktualitet

Vdekja e 54-vjeçares pas operacionit, mjeku: U zgjua natën dhe vdiq për 3-4 minuta

by mirseda
18:59 | 22/05/2025
0

Mjeku Ilir Shani, i cili kreu ndërhyrjen tek 54-vjeçarja që ndërroi jetë në një spital privat në...

SPAK akuzon Veliajn dhe Xoxën, avokatët: Nuk janë pronarë të pasurisë së sekuestruar

SPAK akuzon Veliajn dhe Xoxën, avokatët: Nuk janë pronarë të pasurisë së sekuestruar

18:57 | 22/05/2025
Po i dorëzonte klientit kokainën, karabinierët arrestojnë 30-vjeçarin shqiptar

Po i dorëzonte klientit kokainën, karabinierët arrestojnë 30-vjeçarin shqiptar

18:34 | 22/05/2025
U vra me breshëri plumbash, identifikohet autori i atentatit ndaj Altin Arapajt

U vra me breshëri plumbash, identifikohet autori i atentatit ndaj Altin Arapajt

18:33 | 22/05/2025
Egli Tako provokon me një foto artistike nga seti i ri

Egli Tako provokon me një foto artistike nga seti i ri

18:22 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com