Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Njihuni me Hitlerin e Kongos, autori i gjenocidit në Afrikë, i padëgjuar më parë

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Njihuni me Hitlerin e Kongos, autori i gjenocidit në Afrikë, i padëgjuar më parë

Ai quhet mbreti Leopold i II-të i Belgjikës, mishërimi i gjallë i së keqes që vrau mbi 10 milionë njerëz të pafajshëm, në atë që tani quhet Republika Demokratike e Kongos.

Për të përmbushur ëndrrën e tij që ta përforconte Belgjikën si një fuqi perandorake, më 1885 Leopoldi udhëhoqi përpjekjet e para evropiane për të zhvilluar pellgun e lumit Kongo, themeloi koloninë e tij private-shtetin e lirë Kongo-me pretekstin për të përmirësuar jetën e banorëve vendas, vetëm e vetëm për ta aneksuar atë si Kongoja belge më 1908.

Nën sundimin e terrorit të krijuar nga Leopoldi, rreth 10 milionë afrikanë humbën jetën e tyre si rrjedhojë e babëzisë, shfrytëzimit dhe brutalitetit të një njeriu që Afrika ashtu edhe bota nuk duhet ta harrojnë.

Leopoldi filloi një përpjekje përfundimtare të suksesshme për të bërë një pasuri të madhe duke ushtruar mizori të pafundme ndaj subjekteve të tij koloniale, ndërkohë që e paraqiste veten si një filantrop që kërkonte të hapte zemrën e Afrikës, për misionarët e krishterë, kapitalistët dhe qytetërimin perëndimor.

Leopoldi kurrë nuk u vendos në Kongon “e tij”, – në të gjithë 23 vitet – por terrori dhe barbarizmi i tij nuk njihnin kufij. Duke qenë se ekonomia e Kongos funksiononte kryesisht nga puna e detyruar, efektet ishin shkatërruese. 10 milionë kongolezë u vranë ose punuan derisa vdiqën nga ushtria private e Leopoldit. Gratë ishin të uritura dhe sistematikisht të përdhunuara, duart e punonjësve priteshin dhe qindra mijëra indigjenë përjetuan rrëmbime, plaçkitje dhe djegie në fshatra.

Adam Hochschild, autori i “Fantazma e Mbretit Leopold”, shkruan: “Disa u rrahën ose u fshikulluan për vdekje, për mos përmbushjen e kuotave të prodhimit të ngurtë për korrjen e fildishit dhe gomës, të ngarkuar nga agjentët e Leopoldit. Disa punuan aq shumë sa vdiqën, duke u detyruar të ishin skllevër në punë të tilla si hamallë, grumbullues gomash, minatorë për shumë pak ose aspak pagesë.

Disa vdiqën nga sëmundjet e shfaqura, dhe të përhapura në Kongo nga evropianët. Dhe madje shumë të tjerë vdiqën nga uria e bukës, që u shtuan gjithnjë e më shumë, duke përfshirë pellgun e Kongos ndërsa ushtria e Leopoldos, shkatërroi fshatrat duke i marrë prodhimet dhe ushqimet për përdorimin e tyre.

“Marrja e pengjeve dhe copëtimi i frikshëm i tyre ishin pjesë e politikës së qeverisë- një mjet për të terrorizuar dhe të tjerët që ishin nënshtruar. Ndërsa “terrori i gomës” përhapej mes pyjeve të shiut kongolez, fshatra të tërë u shfarosën: qindra trupa të vdekur u hodhën në lumenj dhe liqene, teksa shporta me duar të prera u tregoheshin sistematikisht oficerëve për të dëshmuar se sa njerëz ishin vrarë.”

Në foto shfaqet një burrë i quajtur Nsala Wala. Përpara ka dorën dhe këmbën e prerë të vajzës së tij. Alice Harris, e cila punonte si misionare në Kongo shkrepi këtë foto në maj të vitit 1904.

Rasti i rrallë i injorancës botërore

E pyesni ndonjëherë veten pse bota dhe media nuk e përmendin Leopoldin, dhe pse emri i tij nuk prodhon frikë, urrejtje dhe pikëllim?

Leopoldi u sigurua që krimet e tij nuk do të shkruheshin kurrë në librat e historisë. Menjëherë pas qarkullimit të historisë, shkruan Hochschild, kaldajat pranë pallatit të Leopoldit u dogjën për tetë ditë, duke bërë që shumica e arkivave të Kongos të ktheheshin  në shkrumb e hi.

A ka ndonjë agjendë të fshehtë për të mos folur rreth gjenocideve në Afrikë të kryera nga monarkët kapitalistë evropianë? Ka një në Wikipedia, e quajtur “Gjenocidet në histori”, por gjenocidi kongolez nuk është përfshirë në listë pavarësisht faktit se kur eliminohet një pjesë e popullsisë është mjaftueshëm për t’u kualifikuar si gjenocid nga konventa e OKB-së. Pyesni veten pse?

Kjo është pjesë e një historie të gjatë të kolonializmit, imperializmit, skllavërisë dhe gjenocidit në Afrikë që do të binte ndesh me ndërtimin social të narratives së bardhë supremaciste në shkollat ​​tona. Ajo nuk përshtatet me kurrikulën kapitaliste. Rrëfimet që mbështesin narrativën e bardhë supremaciste për nën-njerëzinë e njerëzve në Afrikë lejohen të futen në kanalet e historisë. Djali i bardhë, i cili e ktheu Kongon në plantacionin e vet personal, kampin e përqendrimit, shërbimin pjesërisht të krishterë dhe vrau 10 deri në 15 milionë njerëz kongolezë.

Liam O’Ceallaigh

Përshtati Tirana Today

Tags: afrikebelgjikegjendocidkongoLeopold

TË LIDHURA

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës
Aktualitet

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
Digjet banesa në Elbasan, 4 persona mbeten pa strehë, dyshohet shkëndijë elektrike
Aktualitet

Digjet banesa në Elbasan, 4 persona mbeten pa strehë, dyshohet shkëndijë elektrike

18:10 | 20/01/2026
Ndahet nga jeta në moshë të hershme mjekja psikiatre, kolegët e Traumës mesazh prekës
Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshë të hershme mjekja psikiatre, kolegët e Traumës mesazh prekës

17:46 | 20/01/2026
Next Post
Prangoset efektivi i policisë, vodhi telefonin e një viktime

Prangoset efektivi i policisë, vodhi telefonin e një viktime

AMA: Pas 30 qershorit Tirana dhe Durrësi do të “digjitalizohet”

AMA: Pas 30 qershorit Tirana dhe Durrësi do të "digjitalizohet"

Gareth Bale këtë verë mund të largohet nga Real Madrid

Gareth Bale këtë verë mund të largohet nga Real Madrid







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Investimet në ishullin e Sazanit, dhëndri dhe vajza e Trump mbërrijnë në Vlorë nën masa sigurie
Aktualitet

Investimet në ishullin e Sazanit, dhëndri dhe vajza e Trump mbërrijnë në Vlorë nën masa sigurie

by mirseda
11:09 | 21/01/2026
0

Nën masa të rrepta sigurie, Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur sot në...

I dënuar për trafik droge, prokuroria i sekuestron 400 mijë euro pasuri Arjan Rrokajt

I dënuar për trafik droge, prokuroria i sekuestron 400 mijë euro pasuri Arjan Rrokajt

10:58 | 21/01/2026
“Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Kemi besim te SPAK dhe Strasburgu

“Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Kemi besim te SPAK dhe Strasburgu

10:38 | 21/01/2026
Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

10:30 | 21/01/2026
Rama në Bulevard me familjarët e viktimave, lule në vendin ku u vranë 4 protestuesit

Rama në Bulevard me familjarët e viktimave, lule në vendin ku u vranë 4 protestuesit

10:20 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com