Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Njihuni me Dionisin, shqiptarin e parë që pranohet në organizatën e gjenive

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Njihuni me Dionisin, shqiptarin e parë që pranohet në organizatën e gjenive

Vogëlushi që shihni në foto është një gjeni! Nëse nuk keni dëgjuar ende për të, atëherë është momenti të njiheni me Dionisin, 5-vjeçarin që bën krenar cdo shqiptar!

Dionis Senjo është shqiptari i parë që pranohet në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional”, ndërsa inteligjenca e tij është e të njëjtit spekter me atë të fizikantit Albert Ajnshtain!

Por, kush është ky gjeni shqiptar?

Quhet Dionis Senjo dhe është djali i një çifti onkologësh nga Tirana, i cili bëri bujë me inteligjencën e tij.

Në moshën 1-vjeçare, Dionisi ka treguar interes mbi të mësuarit e shkronjave, numrave dhe formave gjeometrike. Gjithashtu, në po këtë moshë, ai ka mësuar emrat e të gjitha kafshëve në shqip dhe në anglisht, si edhe ka mundur të formojë ‘puzzles’ për moshat 4 vjeç.

Dionisi ka mësuar të lexojë dhe të shkruajë numrat dhe shkronjat në shqip dhe në anglisht brenda pak muajsh, ndërsa në moshën 2-vjeçare ka shkruar diktim.

Inteligjenca e vogëlushit i ka lënë prindërit e tij të habitur, ndërsa brenda pak muajsh zbuluan se i biri ka mësuar alfabetin rus në formë të shkruar.

“Ne ia ndaluam sepse kemi menduar se nuk do të jetë e dobishme për të në të ardhmen dhe kështu e orientuam në alfabetin grek që ai e ka mësuar në një pasdite, në të shkruar dhe në të folur. 3 vjeç mund të kryente mbledhje, zbritje me shifra pa fund, kryente veprime matematikore me numrat negativë, ndërsa shumëzimin dhe pjesëtimin jemi munduar ta ndalim t’i mësojë pasi kemi menduar se mund të humbasë interesin në shkollë, por ai arrin t’i llogarisë edhe pse e kemi penguar. Në tabelën e Mendelejevit që shitet në libraritë shqiptare gjeti dy gabime”, shprehen prindërit e Dionisit.

Por, gjeniu i vogël vazhdonte të çudiste: brenda një jave Dionisi mësoi numrat greke deri në një miliard, në të njëjtën kohë, ai mund të thotë alfabetin anglisht nga A në Z dhe nga Z në A me të njëjtën shpejtësi.

Në moshën 3-vjeçare, Dionisi filloi të lexojë gjithçka shpejt në gjuhën shqipe. Madje, ai mund të lexonte numra shumë të gjatë, me 40 shifra, në shqip dhe në anglisht.

Po në këtë moshë, ai i njihte të gjithë planetët, shumë yje dhe galaktika. Jo vetëm kaq, po sot ai njeh shumë mirë gjeografinë e botës në hartën memece: njeh çdo kryeqytet, flamuj, lumenj, male, dete, monedha, të gjitha elementet periodike, anatominë njerëzore, të gjitha llojet e dinozaurëve.

Dionisi nuk i mëson gjërat mekanikisht, por logjikisht, ndërsa deri më tani ai ka lexuar 700 libra, ndër të cilët 135 në anglisht.

Tags: Dionis Senjogjeniu shqiptarorganizata e gjenivepranohet

TË LIDHURA

Inteligjenca artificiale do të kërkojë për ju shpirtin binjak
Kuriozitete

Inteligjenca artificiale do të kërkojë për ju shpirtin binjak

14:38 | 30/09/2025
Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij
Kuriozitete

Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij

14:30 | 24/09/2025
Droni i fshehtë amerikan që pritet të ndryshojë luftën ajrore
Kuriozitete

Droni i fshehtë amerikan që pritet të ndryshojë luftën ajrore

10:58 | 23/09/2025
Next Post
Kryemadhi e nis ditën me Edi Ramën, i përvishet keq: Karafil i qeverisë…

Kryemadhi e nis ditën me Edi Ramën, i përvishet keq: Karafil i qeverisë...

McAllister: Shqipëria mund të nisë vitin tjetër negociatat për anëtarësimin në BE

McAllister: Shqipëria mund të nisë vitin tjetër negociatat për anëtarësimin në BE

Beteja për mandatin në Tiranë, nis rinumërimi i kutive të kontestuara nga PDIU dhe PS

Beteja për mandatin në Tiranë, nis rinumërimi i kutive të kontestuara nga PDIU dhe PS

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Zelensky lëshon alarmin: Situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhias është kritike
Bota

Zelensky lëshon alarmin: Situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhias është kritike

by mirseda
22:35 | 30/09/2025
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se situata në centralin bërthamor Zaporizhia të pushtuar nga Rusia...

Panik në Ibiza të Spanjës, shirat e rrëmbyeshëm bënë që të mbyllen plazhet dhe shkollat

Panik në Ibiza të Spanjës, shirat e rrëmbyeshëm bënë që të mbyllen plazhet dhe shkollat

22:11 | 30/09/2025
Meloni: Rrezikon planin e Trump për dhënien fund të luftës, karvani i anijeve për në Gaza duhet të ndalet

Meloni: Rrezikon planin e Trump për dhënien fund të luftës, karvani i anijeve për në Gaza duhet të ndalet

21:45 | 30/09/2025
Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

21:33 | 30/09/2025
Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës së Shqipe Hysenajt: Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë!

Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës së Shqipe Hysenajt: Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë!

21:14 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com