Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Njihuni me deputetët më dembelë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Njihuni me deputetët më dembelë

Fillimi i seancave, e gjen zakonisht Kuvendin e Kosovës plot me deputetë në sallë, të gatshëm të debatojnë dhe të ngrenë çështje nga më të ndryshmet.

Por, pjesa e punës pasdite në institucionin më të lartë ligjvënës të Kosovës shpesh është karakterizuar me mungesën e deputetëve, çka ka rezultuar me mungesë kuorumi dhe mungesë në vendimmarrje.

Madje, vendimmarrja ka munguar edhe kur janë ngritur çështje të rëndësishme apo edhe aq të ndjeshme, siç është rasti për rezolutën e propozuar për çështjen e personave të pagjetur në kohën kur ishte mbajtur seanca.

Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Elmi Reçica, nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë se mospjesëmarrja e deputetëve në seancë apo ikja nga seanca është një papërgjegjësi e madhe e ligjvënësve.

Sipas tij, deputetët e Kuvendit, janë duke bërë aktualisht punën më minimale të mundshme.

“Mungesa e tyre, kur debatohet për çështje, pavarësisht se çfarë janë, por edhe kur është diskutuar për çështje me rëndësi, në fillim të seancës vijnë të gjithë deputetët, debatohet me orë të tëra siç ishte edhe dita e të zhdukurve dhe në fund nuk kemi kuorum votues. Në radhë të parë është papërgjegjësi e deputetëve dhe është edhe papërgjegjësi e vetë Qeverisë mungesa e ministrave në seanca plenare”, thotë Reçica.

Kuvendi i Kosovës, sipas deputetëve, ka provuar t’i ndëshkojë deputetët me disa masa administrative, por ato nuk kanë dhënë rezultate.

Edhe deputetja Mimoza Kusari – Lila nga Alternativa, parti e cila është pjesë e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se, mosprezenca e deputetëve në seanca ose ikja nga to, nis nga partitë politike [listat e kandidatëve për deputetë] e deri të papërgjegjësia e vetë deputetit.

Kusari – Lila thekson se një numër i konsiderueshëm i deputetëve nuk e merr me seriozitet pozitën që ka si deputet i zgjedhur nga qytetari.

“Rregullat dhe procedurat duhet të kenë një modifikim, këtu duke përfshirë faktin se duhet të ketë edhe sanksione për deputetët që nuk marrin pjesë në seanca. Deputetët duhet të verifikohen në fillim dhe në fund të seancave, e po ashtu edhe në proces të votimit. Kur të ekzistojë një përcjellje e saktë e statistikave dhe pjesëmarrjes, atëherë mund të flasim për deputetë, të cilët kontribuojnë në demokraci dhe në përgatitjen e legjislacionit dhe cilët janë ata që nuk e marrin me përgjegjësi këtë detyre”, shprehet ajo./Evropa e Lirë

Tags: DembeledeputetetNjihuni

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Çmenduria e radhës/ISIS: Ky është vendi ku do t’i vrasim të gjithë!

Çmenduria e radhës/ISIS: Ky është vendi ku do t’i vrasim të gjithë!

Më 7 maj viziton Tiranën/Ministri i Jashtëm polak: BE e ka detyrë ta pranojë Shqipërinë

Më 7 maj viziton Tiranën/Ministri i Jashtëm polak: BE e ka detyrë ta pranojë Shqipërinë

(VIDEO) Britanikja e varur nga seksi: S’më mjaftojnë as 5 herë në ditë

(VIDEO) Britanikja e varur nga seksi: S’më mjaftojnë as 5 herë në ditë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Hapet “GoFundMe” për shtëpinë e Stenaldos!
Showbizz

Hapet “GoFundMe” për shtëpinë e Stenaldos!

by mirseda
16:10 | 06/04/2026
0

Nisma për t’i siguruar një shtëpi Stenaldo Mëhillit po merr përmasa të jashtëzakonshme, duke u shndërruar në...

Të paraburgosurit i kushtojnë shtetit 48 mln euro në vit!

Të paraburgosurit i kushtojnë shtetit 48 mln euro në vit!

16:08 | 06/04/2026
Kujdes! Mesazhe mashtruese në emër të postës – Policia: Mos jepni të dhënat tuaja

Kujdes! Mesazhe mashtruese në emër të postës – Policia: Mos jepni të dhënat tuaja

15:42 | 06/04/2026
Fermerët drejt protestës pas heqjes së naftës falas

Fermerët drejt protestës pas heqjes së naftës falas

15:37 | 06/04/2026
Tre persona grabisin me dhunë një automjet pranë Niklës, janë në arrati

Tre persona grabisin me dhunë një automjet pranë Niklës, janë në arrati

15:35 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com