Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Një tjetër “Qendër” ruse në Beograd

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Një tjetër “Qendër” ruse në Beograd

Kisha ortodokse Ruse ka vendosur që të hap në kryeqytetin serb Qendrën shpirtërore ruse, në kuadër të Tempullit të Shën Treshes në Tashmajdan të Beogradit, bënë të ditur e përditshmja ruse në gjuhën serbe “Sputnjik”. Ideja për themelimin e kësaj qendre, thekson gazeta ruse, është hedhur që shumë vite ndërsa realizimi do të filloj me rregullimin e Kishës Ruse, siç e quajnë besimtarët në Beograd.
Pasi kryeqyteti serb filloi me rregullimin e hapësirës para Kishës së Shën Markut, Kreu i Kishës ortodokse Ruse në Beograd, Vitalij Tarasjev iu drejtua drejtorisë së Beogradit që të ndihmoj në rregullimin e portës së Kishës së Shën Treshes, zgjerimin e godinës ekzistuese të zyrës së kishës dhe Qendrwn shpiërtërore, hapsirat për ngjarjet shpirtërore dhe kulturore, thekson Ati Vitalij për “Sputnjik”.
“Do të jetë në këtë vend, fal zotit, një sallë e vogël për disa qindra vet, ku do të mund të zhvillohen ligjërata për tema të ndryshme shpirtërore që janë aktuale si për popullin rus ashtu edhe atë serbë. Do të ketë hapësira edhe për mësime fetare, për mësimin e gjuhës ruse dhe hapësira që do ti takojnë Kishës si dhe Tempulli i famullisë dhe Përfaqësia e Kishës Ortodokse Ruse dhe Patriarkanës  së Moskës në Beograd,” shpjegon Ati Vitalij.
Menaxheri i qytetit të Beogradit, Goran Vesiç me ministrin serb për Inovacione dhe zhvillim, Nenad Popoviç vizitoi Kishën Ruse në Tashmajdan ku bëri të ditur se përveç Qendrës shpirtërore kanë ra dakord të punojnë së bashku në promovimin dhe ruajtjen e këtij vendi, siç tha Vesiç, të rëndësishëm. Ai për gazetën ruse në gjuhën serbe “Sputnjik” rikujtoi se me regjistrimin e vitit 1931 çdo i gjashti banor i Beogradit ishte rus. Shumica prej tyre ishin mjek të suksesshëm, arkitekt, artist, intelektualë të cilët në Beograd, në shoqërinë serbe, kanë lënë një gjurmë të pashlyer, transmeton faktor.
Prifti Vitalij Tarasjev thekson se këto shifra janë të pakrahasueshme me ato aktuale, por në njëzetë vitet e fundit, në Beograd dhe Serbi ka gjithnjë e më shumë rus. Lidhjet me Kishën ruse, thekson ai, sot i kanë rreth dy mijë njerëz. “Në Kishë tani vijnë anëtarët e familjeve të diplomatëve rus, përfaqësues të Përfaqësive tregtare, Shkollës ruse dhe Shtëpisë ruse. Ekziston edhe e ashtuquajtura Kolonia e biznesit rus në Serbi, si dhe në Beograd. Kemi edhe martesa të përziera, në rastin më të madh burrat janë serbë, e gratë nga Rusia, dhe këto familje kryesisht jetojnë në Beograd, që janë dhe grigja jonë,” thekson Tarasjev.
Bazuar në rolin që luan Qendra humanitare ruso-serbe që është ndërtuar kohë më parë në Nish, e që ishte mollë sherri e marrëdhënieve të Serbisë me SHBA dhe BE, Qendra shpirtërore e Kishës ortodokse Ruse në Beograd i bie të jetë Qendra e dytë e Spiunazhit rus në Serbi.

Tags: BeogradNjëqendërrusetjeter

TË LIDHURA

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar
Rajoni

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar

10:09 | 13/03/2026
Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti
Rajoni

Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti

19:56 | 12/03/2026
Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet
Rajoni

Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

12:50 | 12/03/2026
Next Post
Ronaldo kalon në avantazh Realin me supergol nga goditje dënimi (Video)

Ronaldo kalon në avantazh Realin me supergol nga goditje dënimi (Video)

Basha thirrje BE-së dhe SHBA-ve: Ushtroni presion ndaj Ramës, po kërcënon drejtësinë!

Basha: Kryeprokurori politik i Ramës do të destabilizojë vendin

Shkëlqen PSG, Neymar “magjik” përballë Rennes (Video)

Shkëlqen PSG, Neymar “magjik” përballë Rennes (Video)







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

by mirseda
15:23 | 14/03/2026
0

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është...

“Nuk duam të shfaqemi kudo”/ Romanca me Capital T, Adrola Dushi tregon në ‘Goca dhe Gra’

“Nuk duam të shfaqemi kudo”/ Romanca me Capital T, Adrola Dushi tregon në ‘Goca dhe Gra’

15:22 | 14/03/2026
“Dashuria jote me Brikenën është ‘fake’”/ Debat i ashpër mes Juelës dhe Mateos

“Dashuria jote me Brikenën është ‘fake’”/ Debat i ashpër mes Juelës dhe Mateos

15:14 | 14/03/2026
Rikthehet Broja, sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, lajm i mirë për Shqipërinë

Rikthehet Broja, sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, lajm i mirë për Shqipërinë

15:11 | 14/03/2026
Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”

Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”

14:31 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com