Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Një rikthim dramatik për Europën

9 vjet ago
in Të Gjitha
Një rikthim dramatik për Europën

Open Days in Strasbourg

Hollandezët janë të famshëm për ndërtimin e digave që mund të pengojnë dallgët dhe stuhitë nga Atlantiku. A kanë vepruar po kështu hollandezët edhe kësaj here, duke ndaluar dallgën e politikës populiste që kërcënon të mposhtë Europën?

Nga Anatole Kaletsky

Hollandezët janë të famshëm për ndërtimin e digave që mund të pengojnë dallgët dhe stuhitë nga Atlantiku. A kanë vepruar po kështu hollandezët edhe kësaj here, duke ndaluar dallgën e politikës populiste që kërcënon të mposhtë Europën pas referendumit Brexit dhe zgjedhjes së Donald Trump president në Shtetet e Bashkuara?

Performanca e dobët dhe e papritur e Partisë së Lirisë së Geert Wilders (PVV) në zgjedhjet e Holandës më 15 mars duket se tregojnë pikërisht këtë. Pavarësisht parashikimeve që thoshin se ai mund të fitonte deri në 25 për qind të votës popullore, në fakt ai fitoi vetëm 13 për qind. Nëse votuesit në zgjedhjet e ardhshme për president në Francë rezultojnë më të ngjashme me ato të Holandës se sa me atë që ndodhi në Amerikë dhe Britani sa i përket ksenofobisë dhe proteksionizmit, vendimi i tyre do të ketë rëndësi botërore për politikën, ekonominë dhe ideologjinë e kapitalizmit global.

Një rikthim në qendër në Europën kontinentale mund të sugjerojë në mënyrë të fuqishme se fitoret e papritura të lëvizjeve populiste dhe antiglobalizuese në SHBA dhe Britani nuk qenë përgjigje thjeshtë ndaj papunësisë dhe ecurisë zhgënjyese ekonomike në periudhën pas krizës financiare, apo rrjedhojë e migrimit masiv e kërcënimit nga terrorizmi Islamist. Ky konkluzion vlen për shkak të faktit se Franca ka vuajtur shumë më tepër nga papunësia dhe shumë më gjatë nga recesioni i paskrizës se sa SHBA apo Britania ndërkohë që ka përjetuar probleme me terrorizmin e militantizmin Islamik.

Nëse votuesit gjermanë në vjeshtë ndjekin francezët dhe holandezët në rikthim te qendra e politikës, imigrimi do të mund të diskretitohet gjithashtu si një argument mbështetës për populistët. Në fund të fundit, Gjermania ka përjetuar një fluks shumë më të lartë të huajsh se sa Britania apo SHBA. Në vend të kësaj, populizmi do të duket më shumë si një fenomen anglo-sakson, i motivuar shumë më pak nga imigrimi dhe politika ekonomike se sa është ndikuar nga sjelljet konservatore kulturore mes votuesve të Trump dhe Brexit si dhe aleancës së pazakontë demografike që ka vendosur të vjetrit kundër të rinjve, ruralët kundër urbanëve dhe të diplomuarit me njerëzit më pak të arsimuar në SHBA dhe Britani.

Implikimet ekonomike do të jenë gjithashtu shumë të gjera nëse politika e qendrës reziston në Europë. Bashkimi Europian është partner më i madh tregtar se sa SHBA për shumicën e ekonomive në zhvillim. Dhe Euro është e vetmja alternativë reale ndaj dollarit si një monedhë ndërkombëtare. Kështu vijimi i angazhimit të BE-së për një filozofi të tregtisë së hapur, globalizimit dhe reduktimit të dioksidit të karbonit mund të jetë e mjaftueshme për të parandaluar një ndryshim rrënjësor drejt proteksionizmit dhe mohimit të shkencës së ndryshimeve klimaterike, të cilat dukeshin pothuajse të pashmangshme me zgjedhjen e Trump.

Një ndryshim i tillë në udhëheqësinë globale mund të kërkojë një përmirësim dramatik në performancën ekonomike të Europës. Për fat të mirë, një përmirësim i tillë mund të pritet në rast se votuesit refuzojnë politikën populiste në Francë dhe Gjermani. BE-ja ka vuajtur një rënie ekonomike të tejzgjatur që nga kriza financiare e vitit 2008, kryesisht për shkak se qeveria gjermane ka bllokuar çdo lloj stimuli monetar dhe fiskal, politika që ndihmuan nxjerrjen e SHBA-së nga recesioni në vitin 2010. Vetoja gjermane ndaj lehtësimit sasior të stilit amerikan qe gjithashtu arsyeja kryesore për krizën që solli pothuajse kolapsin e monedhës së përbashkët në vitin 2012.

Por një ndryshim dramatik në politikën ekonomike në Europë ndodhi në mars 2015, kur Banka Qendrore Europiane nisi një program të vonuar për blerjen e bondeve, të ngjashme me atë të Amerikës, por në një shkallë shumë më të gjerë. Përmes blerjes së pothuajse tri herë bondet e emetuara neto të eurozonës, BQE-ja efektivisht anashkaloi rregullat e eurozonës dhe filloi të monetizojë deficitet e qeverive të Europës si dhe të krijojë një sistem të mbështetjes së ndërsjelltë mes vendeve të fuqishme si Gjermania dhe vendeve më të dobëta si Italia dhe Spanja.

Aksionet e BQE-së me shpejtësi përmbysën fragmentarizimin e sistemit europian të bankingut dhe eliminoi frikën e shpërbërjes së euros. Rezultati i menjëhershëm qe një rritje e besimit mes biznesit dhe konsumatorit.

Nga vera e kaluar, shumica e Europës filloi të përjetojë një rimëkëmbje të rëndësishme kur rigjallërimi i frikës për disintegrim, këtë herë të shkaktuar nga politika, jo nga financa, papritur u rishfaqën. Brexit dhe Trump krijuan pritshmërinë se Europa mund të jetë dominoja tjetër që do të rrëzohet nga populizmi në zgjedhjet në Hollandë, Francë dhe Gjermani.

Natyrisht, rreziku nuk ka kaluar tërësisht dhe kjo është pse investitorët ndërkombëtarë mbeten të kujdesshëm në lidhje me Europën. Por nëse fitoret e populistëve që shqetësojnë investitorët nuk ndodhin, rikthimi i besimit të biznesit dhe konsumatorit do të sjellë ringritje të investimeve në eurozonë.

Ngjarja kyçe do të jetë raundi final i zgjedhjeve në Francë më 7 maj. Nëse rezultati do të jetë fitore për Emmanuel Macron, kandidati nga qendra, Franca do të hyjë në një rrugë që sjell më pak probleme për reformat ekonomike.

Kjo për rrjedhojë do të krijojë një marrëdhënie shumë më bashkëpunuese mes Francës dhe Gjermanisë. Të dy kandidatët kryesorë për kancelar në Gjermani janë të etur të rindërtojnë Europën pas-Brexit përmes forcimit të aksit Franko-Gjerman – dhe fillimit të procesit të reformës në Francë mund të risigurojë votuesit gjermanë se qeveria e tyre, përmes lehtësimit të masave europiane të kursimit, nuk është se thjeshtë po hedh para kot.

Kjo na sjell ne te komplikimet ideologjike në rast të fitores së forcave centriste dhe rimëkëmbjes ekonomike që mund të përshpejtohet nëpër Europë këtë vit. Në periudhën pas krizës financiare botërore, modeli i kapitalizmit Europian të “tregut social” dukej si një alternativë e logjikshme ndaj fondamentalizmit të tregti të Thatcher-Reagan që u shkatërrua pas 30 vitesh dominimi botëror. Në të vërtetë, Presidenti Barack Obama e drejtoi SHBA-në drejt një qeverie më aktiviste më menaxhimin makroekonomik, rregullimin financiar, politikën mjedisore dhe kujdesin shëndetësor.

Paradoksalisht, gjithsesi, Europa lëvizi në drejtim në kundërt. Nën presionin gjerman, BE-ja u bë bastioni i fundit i monetarizmit, kursimit fiskal dhe rolit “disiplinues” të tregjeve financiare. Rezultati qe kriza thuajse fatale e euros e viteve 2010-2012.

Nëse rezultatet e zgjedhjeve këtë vit japin një president centrist në Francë dhe një rigjallërim të bashkëpunimit Frako-Gjerman, fanatizmi i papritur i Europës për fondamentalizëm të tregut ka gjasa që do të marrë fund. Europa do të shijojë një rimëkëmbje ekonomike më të mirë, më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse nga pikëpamja sociale se sa SHBA-ja nën qeverisjen e Trump. Nëse kjo ndodh, pjesa tjetër e botës mund të fillojë sërish të shohë BE-në si një burim frymëzimi dhe një model.

Project Syndicate-BIRN

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
BSH: Të ardhurat nga remitancat rriten 3% në 2016-n

BSH: Të ardhurat nga remitancat rriten 3% në 2016-n

Shqipëria përfiton 500 mijë euro për strehimin dhe zhvillimin urban

Shqipëria përfiton 500 mijë euro për strehimin dhe zhvillimin urban

Rusia dhe NATO në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet

Rusia dhe NATO në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com