Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Një “Plan Marshall” për Ukrainën

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Një “Plan Marshall” për Ukrainën

Presidentja e Komisionit të BE-së dhe kancelari i Gjermanisë angazhohen fort për rindërtimin e shpejtë të Ukrainës. Në Berlin zhvillohet një konferencë ndërkombëtare ekspertësh për rindërtimin e Ukrainës.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz kërkojnë një “Plan Marshall ndërkombëtar të shekullit 21” për rindërtimin e Ukrainës. Kemi të bëjmë me një “detyrë gjeneratash, që duhet të fillojë tani”, shkruajnë ata në një artikull të përbashkët për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. “Ndërtimi i banesave të shkatërruara, shkollave, rrugëve, urave, infrastrukturës dhe rrjetit të furnizimit me energji, të gjitha këto duhet të fillojnë tani, në mënyrë që vendi të rimbëkëmbet shpejt.” Ukrainës i duhet një perspektivë, që të mund të rimëkëmbet ekonomikisht pas fundit të luftës.

Me Planin Marshall SHBA në vitet 1948 dhe 1952 me miliarda dollarë financuan rindërtimin e Gjermanisë dhe të shteteve të tjera të Europës.

Afatgjatë do të jetë e rëndësishme, që edhe donatorët private dhe sipërmarrjet të investojnë në rindërtimin e Ukrainës, shkruajnë Scholz dhe von der Leyen. BE ka në këtë drejtim një rol të veçantë, sepse Ukraina është vend kandidat për antarësim: “Rruga e rindërtimit është edhe shtegu i Ukrainës për në Bashkimin Europian.”

Gjithahstu von der Leyen dhe Scholz theksojnë: “Mbështetja e Ukrainës është jo vetëm e drejtë, po ajo është edhe në interesin tonë.” Sepse Ukraina nuk lufton vetëm për sovranitetin e vet: “Ukraina mbron edhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, bazat e bashkëjetesës sonë paqësore dhe të mirëqenies mbarëbotërore.”

Ekspertët po përpilojnë dosjen “Rebuild Ukraine”

Ekonomia gjermane ndërkohë ka nisur planet për rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Me iniciativën e Komisionit për Lindjen të Ekonomisë Gjermane (OA) 50 ekspertë kanë përpiluar një dokument me propozime të detauara dhe oferta, vë në dukje rrjeti redaksional i Gjermanisë “Redaktionsnetzwerk Deutschland” (RND). “Ne duhet të japim ndihmë të menjëhershme, për infrastrukturën dhe furnizimin me energji, por njëkohësisht duhet të mendojmë edhe të ardhmen”, tha drejtori ekzekutiv i OA, Michael Harms.

Në dosjen “Rebuild Ukraine” sipas RND rekomandohet, që për rindërtimin të marrin pjesë vendet europiane dhe BE duke emëruar përkatësisht një koordinator të nivelit të lartë për Ukrainën. Ky duhet të krijojë një këshill i cili me qeverinë ukrainase do të konsultohej për nevojat aktuale dhe projektet. Secili vend donator duhet të mbikqyrë projektet e financuara vet, për të garantuar transparencën dhe përgjegjësinë ligjore.

“Popullsia duhet të shohë shpejt rezulate të rindërtimit të infrastrukturës së shkatërruar”, tha Harms. “Njëkohësisht duhet të krijohet baza për një rritje të qendrueshme ekonomike.” Kjo do të thotë në radhë të parë, të shfrytëzohen potencialet gjigante të zhvillimit që ka Ukraina në digjitalizim, bujqësi dhe duke u mbështetur tek ndërtimi i një ekonomie pa dioksid karboni.

Scholz dhe Schmyhal hapin Forumin Ekonomik

Kancelari Olaf Scholz dhe kryeministri ukrainas Denys Shmyhal të hënën (24.10) hapën Forumin Ekonomik gjermano-ukrainas në Berlin. Ky është aktiviteti i parë bilateral i këtij lloji që nga fillimi i luftës sulmuese ruse. Në qendër të konsultimeve janë ndihma për ekonominë ukrainase. Njëpikërëndesë është sektori ukrainas i energjetikës, rrjetin e të cili e kanë goditur së fundi qëllimisht forcat ruse.

Scholz dhe Shmyhal në kuadër të këtij forumi takohen edhe për bisedime bilaterale lidhur me ndihmën gjermane për Ukrainën dhe rindërtimin e vendit. Të martën (25.10) zhvillohet në Berlin me ftesë të presidencës gjermane të grupti G7 (vendet e industrializuara) dhe të BE-së një konferencë ndërkombëtare ekspertësh për rindërtimin e Ukrainës. /DW

Tags: kancelari i GjermanisëOlaf ScholzPlani MarshallUkrainë

TË LIDHURA

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut
Bota

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus
Bota

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

18:43 | 21/02/2026
Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA
Bota

Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA

17:31 | 21/02/2026
Next Post
SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Lezhës

SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Lezhës

Presidenti, negociatat para kamerave si rekord Guinness

Kokëposhtë!

Bie WhatsApp në të gjithë botën

Bie WhatsApp në të gjithë botën







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com