Një person është gjetur i mbytur në një kanal në Vrion të bashkisë Finiq.
Trupi i pajetë është parë nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Viktima është nxjerrë me vështirësi nga kanali, pasi ishte i mbuluar nga ferrat.
Dyshohet se bëhet fjalë për një mashkull rreth 45 vjeç dhe mund të jetë mbytur tre ditë më parë.
Policia e Sarandës po punon për zbardhjen e identiteti të viktimës.