Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një ngjarje e trishtë dhe tronditëse në Klos

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një ngjarje e trishtë dhe tronditëse në Klos

Nga: Gjergj Meta

Ngjarja e këtyre ditëve në Klos të rrethit të Matit, që pati si rezultat vdekjen e tre personave dhe plagosjen e dy të tjerëve, ishte vërtet tronditëse. Në ato zona, ngjarja e fundit e tillë, ka ndodhur rreth para katër vitesh, kur u vranë tre punëtorë të Bashkisë Mat në fshatin Shlli për motive krejtësisht të dobëta. Zona është e njohur për njerëz fisnikë dhe që punojnë edhe pse me shumë halle, si një pjesë e mirë e kësaj zone verilindore të Shqipërisë, ku unë jam edhe ipeshkëv.

Kjo ngjarje nxjerr në pah problematika, që nuk mund të anashkalohen krejt lehtë. Së pari nuk kemi të bëjmë me larje hesapesh, as me banda që kanë interesa të dyshimta financiare, as me kriminelë apo njerëz me precedentë penalë. Këta janë njerëz të jetës së përditshme të vendit tonë, që në mënyrën e tyre mundohen të punojnë, të jetojnë e të rrisin fëmijë me ato mundësi që kanë dhe mënyra që dinë. Në këtë rast krimi, pasi aty është kryer një krim, çau perden e brishtë të përditshmërisë së shqiptarëve dhe u ul këmbëkryq. Nëse do të kisha zgjedhur një gjuhë gjysmëreligjioze, do të thosha se djalli kësaj here fitoi duke ardhur nga pothuajse hiçi. Kjo tregon se normaliteti i jetës së shqiptarëve është shumë i brishtë.

E dyta është se ende ka shumë shqiptarë që nuk besojnë në zgjidhjen e konflikteve në rrugët ligjore. Ende nuk ka besim te ligji dhe te rendi i vendosur nga ligjvënësit e ligjzbatuesit. Rrugëtimi i gjatë dhe i mundimshëm i Reformës në drejtësi nuk mund të jetë vetëm për “peshqit e mëdhenj” apo i fokusuar vetëm te krimi i organizuar. Mbi të gjitha është një reformë e shoqërisë në mënyrë transversale. Drejtësia është virtyt qendror, do të thosha kardinal (shtyllor) i një shoqërie demokratike. Vetëgjyqësia është tregues i mungesës së ligjit ose i besimit në të. E kjo është një sfidë madhore për shoqërinë tonë, që ende nuk po përqafohet.

Së treti, ngjarje si kjo nxjerrin në pah faktin tragjik se armët nuk i kanë vetëm bandat kriminale me anë të të cilave “mbrojnë” veten apo eliminojnë kundërshtarët, por i kanë edhe njerëzit e thjeshtë. Nuk është hera e parë që armët dalin si “kërpudhat pas shiut”, edhe pse kanë kaluar shumë vite nga ‘97-ta tragjike. Ndoshta duhet bërë një thirrje dhe një amnisti tjetër nga ana e Ministrisë së Rendit për dorëzimin e armëve e në këtë mënyrë do të reduktohej ndjeshëm mundësia e krimeve të tilla.

Së katërti, kjo ngjarje nxjerr ende në pah një mendësi të pazhvilluar rreth zgjidhjes së konflikteve. Mungesa e njerëzve të urtë që zgjidhin konfliktet, pasi në një shtet demokratik duket se instancat paraligjore nuk janë ligjore, ka lënë një boshllëk të madh, pasi ata që duhet të merren me zgjidhjen e konflikteve janë ende në konflikte të natyrave të tjera. Njerëzit e urtë të zgjidhjes së konflikteve duhet të jenë punonjësit e rendit. Shpesh, kur jam në biseda me policë e shefa Policie, flasim rreth një Policie komunitare, e cila nuhat konfliktin dhe vihet në shërbim, së pari të zgjidhjes së tij e më pas të ndëshkimit. Një pjesë e mirë e konflikteve, që më pas degjenerojnë në dhunë apo në vrasje, mund të jenë lehtësisht të zgjidhshëm nëpërmjet atyre njerëzve që kanë për detyrë të ruajnë rendin. Detyra e një njeriu të rendit nuk është vetëm të gjejë shkeljen, por edhe ta parandalojë atë, të këshillojë e të qortojë e të mos ketë dorën direkt e në bllokun e gjobave apo në shënimin e veprave penale. Jo se kjo e fundit nuk duhet bërë, por nuk është detyrë parësore e njerëzve të rendit.

Ka ende edhe një element në këtë ngjarje. Nga “investigimet” mediatike duket se shkak për përkeqësimin e situatës janë bërë edhe kërcënime të tipit virtual. Bota e internetit, në të cilën të rinjtë tanë, por jo vetëm ata, janë të zhytur këmbë e krye, me gjithë kinse mbrojtjet e kompanive të ndryshme të rrjeteve sociale, herë pas here kthehet në mollë sherri midis personave të kategorive dhe moshave të ndryshme. Një problem që nuk duket se ka një zgjidhje të menjëhershme, pasi virtualja është një jo-vend i frekuentuar nga të gjithë e si e tillë lë mundësi zhvillimesh të papëlqyera.

Ngjarja e ndodhur hapi disa plagë. Shoqëria shqiptare, sidomos e Klosit me rrethina, u gjakos edhe në ekzistencën e saj. Janë shumë ekuilibra që prishen, një Zot e di se sa. E kushedi kur këto plagë mbyllen, e nëse ndonjëherë mbyllen, pasi koha nuk është e vërtetë që shëron gjithmonë, por shpesh ajo transporton konfliktet. Unë nuk e di se sa pas ngjarjeve të tilla reflektohet si shoqëri. Në përgjithësi ndodh një shfryrje apo keqardhje e momentit, por nuk ka një vijimësi reflektimi në nivele të ndryshme të shoqërisë. Kemi tashmë shumë ngjarje të “arkivuara” nga memoria kolektive. Shumë prej tyre kanë tronditur thellë komunitetin e shqiptarëve e megjithatë janë harruar. Janë të pranishme vetëm në dosjet e hetuesve, të gazetarëve investigativë që i përdorin sipas momentit dhe sigurisht në jetën e familjeve që kanë qenë protagonistë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.

Nevojitet një reflektim komunitar kapilar, i të gjithë faktorëve dhe aktorëve të shoqërisë. Përndryshe do të harrojmë edhe këtë herë menjëherë sa të mbarojnë të tretat, pikërisht kur po botohet edhe ky shkrim. Zoti na qoftë ndihmë!

Tags: Gjergj MetaKlostragjedia

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Koreja e Veriut lëshon avionë luftarakë pranë kufirit, përshkallëzohen tensionet me Jugun

Koreja e Veriut lëshon avionë luftarakë pranë kufirit, përshkallëzohen tensionet me Jugun

Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Apartamente dhe makina luksoze, SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë të Redjan Rrajës

Elon Musk nën hetim federal

Elon Musk nën hetim federal







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit
Bota

Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit

by mirseda
17:49 | 16/04/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Libanit, Joseph Aoun...

Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë

Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë

17:47 | 16/04/2026
Komisioni Evropian nuk humb kohë, takim me Magyar vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Hungari

Komisioni Evropian nuk humb kohë, takim me Magyar vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Hungari

17:42 | 16/04/2026
Një dëmtim mund të ndryshojë fatin e Kristjan Asllanit! Trajneri i beson një detyrë të re

Një dëmtim mund të ndryshojë fatin e Kristjan Asllanit! Trajneri i beson një detyrë të re

17:18 | 16/04/2026
Suedia paralajmëron skenar të rrezikshëm në Baltik: Rusia mund të testojë NATO-n

Suedia paralajmëron skenar të rrezikshëm në Baltik: Rusia mund të testojë NATO-n

17:10 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com