Partizani vijon përgatitjet për Kupat e Europës, ndërsa drejtuesit po vijojnë të mendojnë për përforcimet e skuadrës. Pas rikthimit të Xhuljano Skukës, këtë të shtunë demat kanë bërë një tjetër goditje. Kryeqytetasit kanë afruar një mbrojtës nga Kosta Rika.
Bëhet fjalë për Karlos Martinez, I cili ka firmosur konntratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi për një tjetër vit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi I kuq në rrjetet sociale, ku me anë të një postimi shkruan: Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Karlos Martinez. Mbrojtësi nga Kosta Rika bashkohet me të kuqtë, pas aventurës së fundit në kampionatin vendas. 26 vjeçari, I cili është pjesë e përfaqësueses së Kosta Rikës i është bashkuar sot skuadrës. Për Martinez kjo do të jetë eksperienca e parë në kampionatin shqiptar.
https://www.facebook.com/share/19MtQV9T5E/?mibextid=wwXIfr















