Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Një martesë e luftës dhe paqes; Bota e trazuar e Leon dhe Sonja Tolstoit

8 vjet ago
in Kultura
Një martesë e luftës dhe paqes; Bota e trazuar e Leon dhe Sonja Tolstoit

Filmi i vitit 2009 “Stacioni i Fundit”, i bazuar tek libri i shkëlqyer i Xhej Parinit, dhe me protagonistë kryesore aktorët Kristofer Plamer dhe Helen Miren, rrëfen historinë e  ditëve të fundit të shkrimtarit të shquar rus Leon Tolstoj. Është një tregim tejet dramatik. Komentuesit kanë vërejtur, se episodi ngjajnë me pasazhet më të hidhura në veprat e rivalit të madh letrar të Tolstoit, Fjodor Dostojevskit.

Tensionet e një historie martesore të gjatë (48 vjeçare), degraduan në fund në një llum ngashërimesh dhe grindjesh mjerane, dhe Tolstoi në moshën 82 vjeçare, ikën në mesin e natës nga shtëpia e familjes, i shoqëruar nga një prej vajzave të tij. I dobët dhe i sëmurë, Tolstoi vdiq në shtëpinë e tij të vogël pranë stacionit hekurudhor të Astapovos në nëntorin e vitit 1910.

Gruaja e tij nxitoi t’i gjendej pranë teksa po jepte shpirt, dhe u pranua ta shihte për pak çaste, por më pas shkrimtari qe i pavetëdijshëm. Por çfarë qëndronte pas këtij fundi tragjik? Dishepujt e Tolstoit, të cilët gjatë dekadës së fundit të jetës së tij, e çuan bashkëshorten deri në kufirin e qëndrueshmërisë së saj mendore, kishin një histori të qartë për të treguar.

Sipas tyre Sonja Tolstoi ishte një grua mendjengushtë, e pasigurtë në vetvete dhe materialiste, e shqetësuar vetëm për të mbrojtur jetesën e saj të rehatshme, si dhe për të siguruar një trashëgimi për fëmijët e saj të shumtë (vetëm 9 nga 13 i mbijetuan fëmijërisë së hershme); ajo u përpoq të rezistonte dhe të dobësonte radikalizmin shpirtëror dhe politik të Tolstoit, dhe e dëmtoi atë me xhelozinë, shqetësimet e saj obsesionale, dhe horizontin e kufizuar.

Por kontesha pati më në fund edhe ditën kur drejtësia u vu në vend. Botimi dhe përkthimi i ditarit dhe autobiografisë së saj, si dhe disa prej tregimeve të saj të shkurtra, na ofrojnë dëshmi të mjaftueshme se ajo ishte një grua e artikuluar, e mprehtë dhe serioze, dhe jo një asistente mediocre siç përshkruhej shpesh me përbuzje.

Dëshmitë për kontributin e saj tek veprat më të mëdha letrare të Tolstoit janë të qarta; ai e ftonte bashkëshorten të bënte komente dhe konsultohej me të për detajet e veprave të tij – dhe natyrisht luajti një rol unik si kopistja kryesore e romaneve të tij më të hershëm, dhe si menaxhere e projektit të madh të botimit të veprave të tij të përmbledhura, dhe trajtimit të çështjeve ligjore dhe administrative që përfshinte ky proces.

Sonja përshkruan në ditar leksionet filozofike që kishte marrë në Moskë, dhe ndërsa i bën thirrje Carit dhe autoriteteve kishtare të parandalojnë censurën armiqësore ndaj veprës së burrit të saj, jep komente pikante mbi projektet letrare të bashkëshortit të saj. Dhe kjo deri në kohën kur durimi i Sonjas nuk kishte sosur.

Më pas, ajo bëhet de fakto kryefamiljare e shtëpisë për disa muaj, ndërsa Tolstoi udhëtonte për shkak të problemeve të tij shëndetësore, ose qëndronte në Moskë për t’u përqëndruar tek shkrimet e tij. Sonja ushqeu me gji të gjithë fëmijët e saj, dhe një nga letrat më drithëruese përshkruan pikërisht agoninë fizike që e pushtoi, kur po ushqente fëmijën e tyre më të vogël.

Ajo ndjeu që kjo sfilitje qe duke u bërë gjithnjë e më e madhe pas fillimit të viteve 1880, duke u paragjykuar, thjesht sepse vendosi interesat e familjes së saj para idealeve abstrakte të bashkëshortit.

Në një moment, ajo pyet pse njerëzit që shkruajnë në mënyrë kaq elokuente për dashurinë universale dhe mundësinë e një jete komunitare të thjeshtë dhe vetëmohuese, shkaltojnë një tërmet të tillë emocional rreth tyre.  

Dhe ajo fundos “njerëzit e errët”, siç i quan ata – të cilët keqpërdornin besimin e burrit të saj dhe përfitonin nga fama e tij, sikurse qe Vladimir Çertkov, shoqëruesi më i afërt i Tolstoit në vitet e fundit të jetës.

Përgjigjet e Tolstoit kombinojnë shpërfilljen me një mbrojtje të hutuar, dhe ndjenjës agonizuese se ai ndihej vërtet përgjegjës për krijimin e një papajtueshmërisë të tillë të thellë:”Nuk mund dhe nuk të fajësoj për këtë situate!”.

Ai luhatej mes gjykimeve armiqësore ndaj gjendjes shpirtërore të gruas së tij, dhe vetëdijes se ajo kishte qenë një shtyllë besnikërie, dhe se jo të gjithë gjejnë të njëjtën rrugë shpirtërore.

Në mesin e korrespendencave gjithnjë e më të hidhura dhe të dhimbshme, ekzistojnë momente ku del në sipërfaqe thellësia e përzemërsisë së përhershme familjare, shakatë dhe entuziazmi i përbashkët. Por peri tendoset gjithnjë e më shumë, dhe Sonja është po aq e vetëdijshme sa edhe Leoni që sillet keq, se ajo është histerike dhe e paarsyeshme, dhe se po e përkeqësonte situatën me njëqind teka të ndryshme (duke përfshirë një miqësi intensive romantike me mësuesin e muzikës).

Të dy mendonin ta braktisnin martesën në momente të ndryshme. Të dy vazhduan t’i jepnin tjetrit një shans të ri. Disa nga fëmijët u përdorën në këtë betejë të eger, duke e shtuar edhe më shumë pakënaqësinë dhe dhimbjen.

Kriza e fundit, “stacioni i fundit” i këtij kryqëzimi, duket se ka qenë rezultat i disa grindjeve jashtëzakonisht të forta mbi ndikimin e Çertkov (ai ishte i vendosur t’i merrte të drejtat e Tolstoit për vete), përpjekjet e keq-gjykuara të Sonjës për ta mbajtur bashkëshortin nën atë që ai ndjente se qe një mbikqyrje armiqësore (duke përfshirë leximin e letrave të tij private) mund të ketë qenë fillimi i një lloj shkatërrimi të shëndetit mendor të Tolstoit – sjelljeve obsesive, dyshimeve, lëkundjes së humorit e kështu me radhë.

Tags: botaleon dhe sonja tolstoilufta dhe paqjamartesëtrazuar

TË LIDHURA

Shembja e një piramide të lashtë në Meksikë shihet si një ‘ogur i keq’
Kultura

Shembja e një piramide të lashtë në Meksikë shihet si një ‘ogur i keq’

18:45 | 06/08/2025
Thirrjet antishqiptare, reagon presidentja e RMV: Jemi të turpëruar.
Kryesore

Thirrjet antishqiptare, reagon presidentja e RMV: Jemi të turpëruar.

10:09 | 05/08/2025
Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë
Kultura

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë

23:07 | 31/07/2025
Next Post
Tërhiqet kompania, dorëzon byzylykët. MD nis kolaudimin

Tërhiqet kompania, dorëzon byzylykët. MD nis kolaudimin

Ja arsyet pse demokracia nuk funksionon siç duhet

Ja arsyet pse demokracia nuk funksionon siç duhet

Çfarë ka ndodhur në 12 gusht?

Çfarë ka ndodhur në 12 gusht?

JU REKOMANDOJMË

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin
Bota

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin

by mirseda
22:54 | 06/08/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se u tha udhëheqësve evropianë në një telefonatë sot se planifikon të...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

22:15 | 06/08/2025
Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

22:03 | 06/08/2025
“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

21:45 | 06/08/2025
Ndërron jetë nëna e Brad Pitt

Ndërron jetë nëna e Brad Pitt

21:16 | 06/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com