Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Një mal me borxhe për të ndërtuar rrugën Tiranë-Elbasan

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Një mal me borxhe për të ndërtuar rrugën Tiranë-Elbasan

Vetëm një vit pasi mori 35 milionë dollarë borxhe shtesë për të sistemuar shembjet në autostradën e papërfunduar Tiranë-Elbasan, Kuvendi i Shqipërisë ka marrë kërkesën e qeverisë për të miratuar një kredi të re 16 milionë dollarëshe për të financuar ekzaktësisht të njëjtat punime.

Qeveria shqiptare ka kërkuar autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë për të marrë një hua tjetër me vlerë 16 milionë dollarë për mbulimin e kostove shtesë të autostradës Tiranë-Elbasan, vetëm një vit pasi mori 35 milionë dollarë borxh për të njëjtin qëllim.

Vitin e kaluar, qeveria kërkoi dhe mori nga Banka Islamike për Zhvillim kredinë e rradhës për të kryer punime në një gjatësi të përgjithshme prej 3,700 metrash, stabilizimi i të cilës kushtoi afro 9,500 USD për metër linearë. Por paratë e marra për këtë qëllim duket se nuk mjaftuan dhe qeveria kërkon tashmë kredi shtesë.

“Bazuar në analizat financiare të gjendjes aktuale të fondeve, për përfundimin e plotë të veprës, do të duhet të akordohen fonde shtesë në vlerën prej 16 000 000 USD-sh”, thuhet në relacionin që shoqëron projektligjin e huasë.

“Në këtë vlerë përfshihen realizimi i punimeve civile emergjente, si pasoje e fenomeneve gjeologjike, të cilat reflektuan humbjen e qëndrueshmërisë së shpateve rrugore dhe sollën si pasojë aktivizimin e rrëshqitjeve përgjatë gjurmës së projektit, shërbimet e konsulencës dhe të njësisë së zbatimit të projektit”, thuhet më tej në relacion.

Qeveria aktuale e Shqipërisë është kritikuar në vijimësi për ngecjen dhe zvarritjen e shumicës së projekteve ndërtimore, veçanërisht atyre në rrugët kombëtare.

Rruga Tiranë-Elbasan, e cila ka një gjatësi prej 27 kilometrash, filloi të ndërtohet në vitin 2011 e ndarë në tre lote dhe me një kosto të përgjithshme të tenderuar prej 33 miliardë lekësh. Rruga pritej të përfundonte në vitin 2015 ndërsa afati i punimeve u shty për në vitin 2018. Këtyre fondeve iu shtuan fonde shtesë prej 35 milionë dollarësh vitin e kaluar përveç kredisë së re.

Kostoja e përgjithshme e kësaj autostrade ku përfshihen edhe tunelet arrin në 10 milionë euro për kilometër, shifër kjo gjithsesi më e ulët se sa kostoja e pritshme prej 11 milionë eurosh për kilometër e segmentit Thumanë-Kashar, të cilin qeveria ka në plan ta ndërtojë me kontratë koncesionare. Ndryshe nga rruga Tiranë-Elbasan, segmenti Thumanë-Kashar nuk mbart tunele dhe kalon në terren fushor.

Projektligji i huasë që po diskutohet në parlament thotë se me fondin e ri 16 milionë dollarësh punimet do të mund të përfundojnë brenda këtij viti. Kredia do të jepet nga Fondi Opek për Zhvillim Ndërkombëtar dhe principali i saj do të shlyhet me këste duke filluar nga viti 2023 deri në vitin 2038. Marrëveshja thotë se fondet duhej të ishin në dispozicion të palës shqiptare që më 22 qershor 2018, por vetë qeveria e dorëzoi projektligjin për miratim në Kuvend më 12 shtator dhe para se marrëveshja të hyjë në fuqi do të kërkohen edhe disa javë të tjera, gjë që e shtyn mbarimin e punimeve të autostradës deri vitin e ardhshëm.

Tags: borxhemalndertuarrrugëntirane-elbasan

TË LIDHURA

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK
Shqipëria

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Next Post
Arlind Ajeti braktis Italinë, ja me kë klub ka firmosur qendërmbrojtësi

Arlind Ajeti braktis Italinë, ja me kë klub ka firmosur qendërmbrojtësi

Kufiri Kosovë-Serbi, Rama: Luhet fati i Kombit

Kufiri Kosovë-Serbi, Rama: Luhet fati i Kombit

Masakrohen pyjet në Bulqizë, motosharrat punojnë ditë e natë

Masakrohen pyjet në Bulqizë, motosharrat punojnë ditë e natë







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik
Kosovo

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

by mirseda
22:20 | 12/10/2025
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për...

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

21:57 | 12/10/2025
LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti  humbet Mitrovicën

LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti humbet Mitrovicën

21:53 | 12/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

21:38 | 12/10/2025
Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

22:32 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com