Lori Hoxha tashmë është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar në rrjetet sociale.
Veshjet mbeten arma e saj më e fortë, por së fundmi po aludohet edhe për ndryshimin e statusit të saj.
Me anë të një fotoje që ka ndarë me ndjekësit e saj, ajo ka shtuar kureshtjen, pasi në gishtin e unazës në dorën e saj të majtë vihet re një unazë e madhe. Ende nuk dimë nëse Lori ka vendosur t’i zyrtarizojë gjërat.