Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Një aplikacion që shpëton jetë, parandalon vetëvrasjet

7 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Një aplikacion që shpëton jetë, parandalon vetëvrasjet

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se vetëvrasjet përbëjnë një ndër 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara. Dy adoleshentë kanë gjetur një mënyrë për të zvogëluar shkallën e vetëvrasjeve, falë një aplikacioni që përdoret në telefonat inteligjentë. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Mariama Diallo bisedoi me shpikësit e tij, motër e vëlla, të cilët kohët e fundit u nderuan me një çmim nga shoqata amerikane jofitimprurëse e Shëndetit Mendor.

Lajmi i vetëvrasjes së personalitetit televiziv Anthony Bourdain si dhe stilistes së famshme Kate Spade, tronditën mbarë botën. Ngjarjet ndodhën në të njëjtën kohë kur Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikoi një raport që dëshmonte një rritje me 25 për qind të vetëvrasjeve në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999.

“Të dhënat tregojnë qartë se problemi po përkeqësohet dhe ajo që nevojitet është parandalimi i vetëvrasjeve“, thotë Deborah Stone e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve.

Charlie dhe Hannah Lucas, motër e vëlla, janë krijuesit e aplikacionit “NotOK”, një mjet dixhital për të ndihmuar në trajtimin e problemit.

“Aplikacioni “NotOK” është në thelb një buton paniku dixhital, që kur shtypet dërgon një mesazh me shkrim që thotë: “Nuk jam mirë! Më telefononi, më shkruani ose hajdeni këtu!”, thotë Charlie Lucas bashkëkrijues i aplikacionit.

Mesazhi shkon tek një grup i parazgjedhur personash, deri në 5 kontakte të ngushta, së bashku me vendndodhjen e dërguesit të tij. Krijuesit e aplikacionit mbrritën tek kjo ide ndërsa Hannah luftonte me një sëmundje që i shkaktonte gjendje të fikti.

“Quhet sindromi postural ortostatik i takikardisë. Në thelb më shkakton gjendje të fikti. Kam humbur ditë të tëra shkolle për këtë shkak, pasi isha gjithmonë ai fëmija i sëmurë, që kishte takime me mjekun, ndodhej në urgjencë, merrte serume, bënte analiza gjaku, gjithçka“, thotë Hannah Lucas bashkëkrijuese e aplikacionit.

Hannah thotë se shpesh kishte qenë viktimë e bullizmit në shkollë për shkak të gjendjes së saj.

“Kisha gjithmonë frikë. Situata mbrriti në një pikë kur kisha frikë të largohesha nga krevati. Nisa të vuaj nga depresioni dhe ankthi, situata ishte vërtet shqetësuese, kisha çrregullime të ngrënies, dëshirë për të lënduar veten dhe përpjekje të shumëfishta për vetëvrasje. Ishte e tmerrshme“, thotë ajo.

“Kam qenë i paaftë ta ndihmoj për një kohë të gjatë sepse sa herë që ajo binte, unë nuk mund të isha atje, nuk mund ta dërgoja tek doktori, nuk mund të bëja asgjë për të. Pasi më rrëfeu idenë e saj, thashë pse jo… dhe po atë ditë krijova prototipin e aplikacionit”, thotë Charlie Lucas.

Aktualisht gjendja e Hannës është më e mirë. Ajo thotë se aplikacioni nuk është vetëm për parandalimin e vetëvrasjes, por mund të përdoret nga të gjithë ata që nuk ndihen mirë.

“Pavarësisht asaj që po kaloni, duhet t’i ruani lidhjet me njerëzit, sepse izolimi i vetes thjesht do t’i bëjë gjërat më keq“, thotë Hannah.

Charlie dhe Hannah Lucas kanë fituar disa çmime për aplikacionin, përfshirë një të marrë së fundmi nga organizata amerikane jofitimprurëse e Shëndetit Mendor, shkruan voa. Që nga dita që doli në përdorim për publikun e gjerë aplikacioni është shkarkuar më shumë se 15 mijë herë.

Tags: aplikacionjeteparandalonshpetonVetëvrasjet

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Berhami flet për “shqiponjën” e Xhakës dhe Shaqirit, ja çfarë do ndodhë

Berhami flet për “shqiponjën” e Xhakës dhe Shaqirit, ja çfarë do ndodhë

Hahn: Iu hapëm negociatat, por mos u kënaqni kaq shpejt

Hahn: Negociatat shtyhen për në qershor të vitit 2019

Formacionet/Fati në duart e tij, Argjentina i përshtatet Messit

Formacionet/Fati në duart e tij, Argjentina i përshtatet Messit







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Lamallari mbledh krerët e drejtësisë: Do të kemi Kod Penal korrekt që garanton siguri juridike
Aktualitet

Lamallari mbledh krerët e drejtësisë: Do të kemi Kod Penal korrekt që garanton siguri juridike

by mirseda
12:47 | 05/11/2025
0

Ministria e Drejtësisë ka organizuar një takim pune për Kodin e ri Penal me përfaqësuesit e institucioneve...

Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe

Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe

12:38 | 05/11/2025
Kryeministri Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit

Kryeministri Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit

12:33 | 05/11/2025
“Vendet anëtare do kalojnë në një periudhë prove”, Rama komenton idenë e Marta Kos

“Vendet anëtare do kalojnë në një periudhë prove”, Rama komenton idenë e Marta Kos

11:49 | 05/11/2025
“Kjo qeveri nuk ikën pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, Rama pas progres-raportit

“Kjo qeveri nuk ikën pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, Rama pas progres-raportit

11:42 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com