Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Nishani akuza të forta Sandër Lleshit, tregon “sekretin” e suksesit të policisë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Nishani akuza të forta Sandër Lleshit, tregon “sekretin” e suksesit të policisë

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar zhvillimet e fundit politike, konkretisht dorëheqjen e Xhafajt dhe propozimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.

Në një analizë postuar në profilin e tij në Facebook, Nishani e konsideron largimin e Xhafajt, një kurban që i duhej Ramës. Ai nuk i kursen as akuzat për ministrin e propozuar në krye të Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshin.

“Mesazhi/Kod ishte menjëherë pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm, i cili ishte në fakt i diskredituar rëndë në sytë e opinionit që nga dita e publikimit të dosjes së vëllait të tij si një i dënuar për trafik ndërkombëtar i drogave të forta”, shkruan Nishani.

Ndërsa shton për Lleshin: “Nuk kishte ku gjendej garancia më e mirë se sa nga një ekstremist politik i cili edhe nën uniformën ushtarake sulmonte, fyente e shpifte publikisht për Kryetarin e Shtetit dhe Komandantin e Përgjithshëm, vetëm pse po respektohej e zbatohej ligji e Kushtetuta”.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, tashmë vetë kryeministri na konfirmoi se Ministrin e Brendshëm e dorëzoj prej shantazhit të banditëve të mërzitur së fundmi.
“Askush nuk mund ti gjuaj shtëpisë me gurë” ishte mesazhi i koduar i të parit të Qeverisë.
Kush qëlloj ?
Kush ishin pjestarët e shtëpisë që u goditën ?
Mesazhi/Kod ishte menjëherë pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm i cili ishte në fakt i diskredituar rëndë në sytë e opinionit që nga dita e publikimit të dosjes së vëllait të tij si një i dënuar për trafik ndërkombëtar i drogave të forta.
Një Ministër i Brendshëm jo thjesht i denoncuar por i demaskuar publikisht nga opozita si një “digë sigurie” për narkotrafikun që vijonte.
Një Ministër i Brendshëm (i vetmi në historinë e Shtetit Shqiptar) subjekt i Ligjit Antimafia.
Ky diskreditim nuk ishte për të një arsye për largimin nga qeveria as në kulmin e skandaleve të tij e nuk mund të ishte as tani.
Dy grupe kriminale u goditën së fundi.
Grupi i Shkodrës dhe grupi i Shijakut.
Gjithkush që ka ndjekur zhvillimin e ngjarjeve e ka fare të qartë se asnjëri prej tyre në fakt nuk u godit nga i ashtuquajturi “Forca e Ligjit”.
Për grupin e Shkodrës dosja e kopsitur u dorëzua nga autoritetet belge dhe holandeze e shoqëruar me mesazh të fortë politik/diplomatik nga vizita e një autoriteti të lartë holandez.
Për grupin e Shijakut dosja erdhi nga Gjermania, shoqëruar me mesazh të fortë politik/diplomatik nga vizita e Drejtorit të Policisë Kriminale të atij vendi.
Prokuroria nuk kishte asnjë shanc të refuzonte fletë-arrestet dhe policia të pa mundur të mos ekzekutonte ato mandate në këto raste.
Përtej aktivitetit kriminal të atyre grupeve ajo që konfirmohej publikisht ishte angazhimi i tyre në blerjen e votave dhe vjedhjen e zgjedhjeve, natyrisht në bashkëpunim dhe kontakte me ministra, deputetë e bashkiakë të pushtetit.
Disa nga anëtarët e grupeve u arrestuan, më kryesorët u larguan “në drejtim të paditur”, por raporti i “bisnesit” të qeverisë me krimin u trondit dhe tashmë duheshin sqaruar gangot e inatosur.
Dosje të tjera duket se do vinin nga partnerët.
Situata e “kooperimit” pushtet- krim deri tani e menaxhuar doli jashtë kontrollit.
Grupet e krimit të organizuar që ofruan shërbimin e tyre për të grabitur zgjedhjet e fundit parlamentare tashmë kërkonin shpjegime nga përfituesit e pushtetit që ata ju dhuruan.
Ata ishin konstruktorët e “shtëpisë”, ata ishin kolonat që e mbanin në këmbë “çatinë”, ata ishin vetë fryma që gjallonte kjo “shtëpi”.
Ndaj urgjentisht duhej gjetur “kurbani” që kolonat të mos binin e ta zinin çatinë nën to dhe për ca kohë.
Plangprishësi që hodhi gurë mbi shtëpinë ishte ministri.
Banditët, si robt e shpisë, nuk duhet të mërziteshin me të parin e shtëpisë se ai mund të vinte rregull ende dhe të garantonte vijimësinë e parajsës për ta.
I ikuri, nuk paraqiste asnjë shqetësim.
Një peng i Ligjit Antimafia nuk ka ku lëviz, se përndryshe “ligji” hyn në funksion menjëherë. Për aq sa i ikuri qëndron urtë edhe ligji fle në kasafortën kryeministrore.
I ardhuri, duhet të garantonte qetësimin e të turbulluarve.
Nuk kishte ku gjendej garancia më e mirë se sa nga një ekstremist politik i cili edhe nën uniformën ushtarake sulmonte, fyente e shpifte publikisht për Kryetarin e Shtetit dhe Komandantin e Përgjithshëm, vetëm pse po respektohej e zbatohej ligji e Kushtetuta.
Kjo nuk ndodh kurrë në një vend normal dhe me njerëz normal. (Në Shqipëri nuk është problem edhe për ndonjë “opozitar”).
Gjithkush mund ta imagjinoj se çfar garancish do mund të kenë qytetarët dhe opozita në gëzimin e të drejtave të tyre civile dhe politike pas kësaj.
Tashmë supa e tepsisë është thartuar në çdo thërrmije të saj.

TË LIDHURA

Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital

21:09 | 28/06/2025
Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë
Aktualitet

Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

20:55 | 28/06/2025
Kaos në rrugët e Laprakës/ Taksia godet urbanin dhe makinën e policisë, dy persona të lënduar
Aktualitet

Kaos në rrugët e Laprakës/ Taksia godet urbanin dhe makinën e policisë, dy persona të lënduar

20:32 | 28/06/2025
Next Post
Paloka kundër Sandër Lleshit: Edhe Arta Marku është katolike, por…

Paloka kundër Sandër Lleshit: Edhe Arta Marku është katolike, por...

“Kaçifas u plagos dhe më pas u vra”, mediat greke: Ka njolla gjaku në…

"Kaçifas u plagos dhe më pas u vra", mediat greke: Ka njolla gjaku në...

Albi Nako ngre dolli me krushkun. Gjërat po bëhen zyrtare?

Albi Nako ngre dolli me krushkun. Gjërat po bëhen zyrtare?

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Eni Cobani rrëfen presionet e forta: Kam menduar të heq dorë nga emisioni
Showbizz

Eni Cobani rrëfen presionet e forta: Kam menduar të heq dorë nga emisioni

by mirseda
21:12 | 28/06/2025
0

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe...

Hajduti kthen orët prej gjysmë milioni eurosh – turisti tronditet nga mesazhi që i lë pas

Hajduti kthen orët prej gjysmë milioni eurosh – turisti tronditet nga mesazhi që i lë pas

21:10 | 28/06/2025
Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital

Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital

21:09 | 28/06/2025
Partizani feston në Ohër, një gol i nderon ndaj Dinamos në miqësore

Partizani feston në Ohër, një gol i nderon ndaj Dinamos në miqësore

21:07 | 28/06/2025
Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

20:55 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com