Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Nis Vettingu/Pas Çakos, policëve iu hyn “frika në palcë”

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Nis Vettingu/Pas Çakos, policëve iu hyn “frika në palcë”

Ministri i Brendshëm ka pritur në një tryezë konsultimi me ambasadorët për projektligjin e Vettingut.

Ministria e Brendshme, në vijim të tryezave konsultuese nisur dhjetorin e kaluar për projektligjin “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së”, zhvilloi një takim me ambasadorët dhe oficerët e huaj të kontaktit, në vendin tonë. Nisma ligjore u prezantua nga zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili shpjegoi detajet e draftit, i njohur si projektligji për Vetting-un në Polici.

Sipas ministrit Xhafaj, nisma ligjore, e cila brenda pak javësh do të jetë në Kuvend për miratim, synon të ndërtojë institucione të forta me profesionistë dhe punonjës me integritet.

“Kjo është një reformë e vështirë, por një reformë e cila është e domosdoshme në kushtet aktuale kur ne konstatojmë se në radhët e Policisë së Shtetit, ashtu siç ka plot burra dhe gra, vajza dhe djem të ndershëm, profesionistë, ka edhe jo pak nga ata që kanë probleme me integritetin, me kushtet e integritetit për të qenë pjesëtarë të kësaj Agjencie me profesionalizëm, gjë që pa dyshim ka pasoja të drejtpërdrejta në eficiencën e punës së Policisë së Shtetit”, tha Xhafaj.

Ambasadorët u njohën  me detajet për realizimin e procesit të Vettingut në Policinë e Shtetit, si dhe shprehën mbështetje, vlerësim për punën e kryer dhe besim për rezultate të shpejta.

“Nga ana ime dua të falënderoj ministrin dhe zv.ministrin për këtë qasje, kaq mirë të menduar. Unë shpresoj që kjo do të sjellë rezultate sa më shpejt dhe aq më mirë”, tha ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schütz.

“Ju keni nisur tani të na përfshini ne dhe institucionet e tjera në zhvillimin e këtij plani. Unë ju komplimentoj në zhvillimin e këtij procesi. Mendoj që kjo formë do të jetë e dobishme në termat e përshtatjes dhe plotësimit të draftit dhe t’i përgjigjeni pyetjeve të rëndësishme, veçanërisht në fushën e komunikimit, teksa shkojmë përpara. Përtej komplimentave, ne jemi këtu. Jemi me ju.  Jemi të interesuar dhe do të vijojmë të jemi”, tha kreu i ICITAP, Steve Bennett.

Ndërkohë, ambasadorja e Kroacisë Sanja Bujas-Juraga tha:

“Me këto masa konkrete, Ministria e Brendshme na tregoi të gjithëve ne, që nuk kemi vetëm premtime, por elementë konkrete të implementimit. Do të thoja që është edhe shembulli i shkëlqyer për disa vende të tjera, se sa larg po shkojnë tani më autoritetet shqiptare, në gatishmërinë e tyre të madhe, për të trajtuar si duhet problemin e korrupsionit, si një prej pengesa më të mëdha për suksesin e shoqërisë shqiptare për mirëqenien e saj”.

Ministri Xhafaj shtoi se drafti është hartuar bazuar në standardet më të mira, nisur nga përvoja e ligjit për Vettingun në sistemin e drejtësisë. Tryeza me partnerët sipas tij, është një hap i rëndësishëm për të përfituar kontribute, por edhe thirrje për përfshirjen në procesin e monitorimit të procesit gjatë zbatimit.

Në javët e fundit janë organizuar disa tryeza konsultimi me drejtues të Policisë së Shtetit, përfaqësues të legjislativit, të Agjencive ligjzbatuese dhe shoqërisë civile, duke përfshirë në draftin final sugjerime të tyre. Kriteret e vlerësimit për punonjësit e Policisë janë tre: integriteti, verifikimi i pasurisë dhe profesionalizmi.

Tags: “frika në palcë”iu hynNis VettinguPas Çakospolicëve

TË LIDHURA

Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli
Aktualitet

Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli

21:54 | 01/09/2025
Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë
Aktualitet

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

21:30 | 01/09/2025
Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja
Aktualitet

Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

20:38 | 01/09/2025
Next Post
Misioni heroik i familjes nga Malta, erdhi pas 20 vitesh në Shqipëri

Misioni heroik i familjes nga Malta, erdhi pas 20 vitesh në Shqipëri

Stadiumet nuk plotësojnë kriteret, mes tyre dhe “Loro Boriçi”

Stadiumet nuk plotësojnë kriteret, mes tyre dhe “Loro Boriçi”

Protesta/Kryemadhi: Rama i kapitulluar, çizmen e kishte pak

Protesta/Kryemadhi: Rama i kapitulluar, çizmen e kishte pak

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Kuqezinjtë e Kombëtares zhvillojnë seancën e parë stërvitore në kampin stërvitor në Malaga
Sport

Kuqezinjtë e Kombëtares zhvillojnë seancën e parë stërvitore në kampin stërvitor në Malaga

by mirseda
22:43 | 01/09/2025
0

Ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho realizoi ushtrime aktivizuese dhe skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën...

Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit

Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit

22:38 | 01/09/2025
Kush do ta sundojë Gazën/ Plani i përgjakshëm izraelit për një Lindje të Mesme të Re

Kush do ta sundojë Gazën/ Plani i përgjakshëm izraelit për një Lindje të Mesme të Re

22:24 | 01/09/2025
Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli

Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli

21:54 | 01/09/2025
Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një proteste, u qëllua nga një burrë me bastun

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një proteste, u qëllua nga një burrë me bastun

21:52 | 01/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com