M’Baye Niang do të largohet përfundimisht nga Milani. Sulmuesi francez, gjysmën e dytë të sezonit të kaluar e kishte kaluar në huazim te Watford, por kësaj radhe duket se nuk ka më vend në skuadrën e Vincenzo Montellas për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Milanit do të përfitojë 18 milionë euro nga shitja e Niang. Për këtë të fundit ka shprehur interes skuadra e Fenerbahces, e cila i ka ofruar lojtarit kontratë katër vjeçare me 3.5 milionë euro në sezon.