Për shkak të prezencës së madhe të dëborës e ngricës, raportohet se një aksident ka ndodhur në Shkodër.
Një autobus me pasagjerë është aksidentuar në aksin Shkodër-Shirokë-Zogaj. Si pasojë e ngricës, autobusi ka dalë nga rruga.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.