Dy shqiptarë janë bllokuar në majën më të lartë të Arktikut. Bëhet fjalë për Mrika Kniqi, 17 vjeçe dhe të atin e saj Arianitin, të cilët janë dy shqiptarët e parë nga Kosova që kanë ngjitur majën më të lartë të Arktikut.
Mrika dhe Arianit Kniqi ngjitën majën Vinson të lartë 4892 metra, por prej 8 ditësh ata janë bllokuar nga moti i ashpër. Shqiptarët po qëndrojnë në një tendë, ndërsa temperaturat arrijnë në minus 40 gradë celcius.
Mrika dhe Arianit Kniqi janë bashkë me grupin e alpinistëve në majën më të lartë të Antarktidës.