Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ngjela u përvishet grekëve: Si janë katandisur, i tremb deri në çmenduri krijimi i…

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ngjela u përvishet grekëve: Si janë katandisur, i tremb deri në çmenduri krijimi i…

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar ngjarjen e djeshme, ku u vra një ushtar grek nga forcat RENEA, pasi sulmoi me armë këto të fundit.

Një ngjarje kjo që ka shkaktuar bujë të madhe, reagime të ashpra nga pala greke dhe nga ajo shqiptare.

Por, si e analizon këtë ngjarje avokati Ngjela?

Në një postim në Facebook, Ngjela e quan 35-vjeçarin e vrarë një « terrorist grek ». Ai e cilëson këtë incident një provokim nga ana e grekëve, që duan të përsërisin historinë e turpshme aneksioniste të vitit 1913.

Sipas Ngjelës, grekët dhe serbët i tremben deri në çmenduri krijimit të Shqipërisë etnike. Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi kritikon me tone të ashpra edhe kryeministrin Rama për lejimin e varreve të ushtarëve grekë në Shqipëri, duke e cilësuar si një shenjë të korrupsionit kryeministror shqiptar për shitjen e interesit kombëtar.

Postimi i plotë i Ngjelës:

Policia speciale e Shqipërisë ka qenë në krye të detyrës së vet kur vrau dje terroristin grek.
Shqipëria është e pacenueshme.
E shihni si janë katandisur pushtuesit anadolllas grekë që vinë në Shqipëri me terroristë injorantë të përsërisin historinë e turpshme aneksioniste të vitit 1913?

Grekëve iu ra dhe një “dëshmor” në Shqipëri. Se donte të vriste shqiptarët për të “çliruar Vorioepirin”.
Turp. Kjo është një pjesë e re e turpit 200 vjeçar politikës greke.

“I vrari qenkësh shqiptar në origjinë”, më tha dikush. “Po ku ka grekë?! Grekë nuk ka në Athinë, dhe këta vinë në Shqipëri që të gjejnë grekë me shqiptarë të shitur” – i thashë unë.

l.
Edhe grekët edhe serbët janë në hall. Po ringrihet me aleanca të forta Shqipëria. Po i tremb deri në çmenduri krijimi i Shqipërisë etnike. Po çirren si të marrë, se nuk ka kush t’i mbështetsë me gënjeshtrat e tyre veç Rusisë.
Janë të humbur. Prandaj dërgojnë terroristë të blerë për të provuar pulsin që të krijojnë destabilizim në Shqipëri, se e dinë që kjo është edhe kërkesa e korrupsionit shqiptar.

ll.
Një turp historik është edhe lejimi i varreve të ushtarëve grekë në Shqipëri. Është kjo një shenjë direkte e vasalitetit të korrupsionit kryeministror shqiptar për të shitur interesin kombëtar.
Nuk është dëgjuar që pushtuesi të krijojë varreza ushtarësh në vendin që ka dashur të pushtojë. Këtë e ka lejuar vetëm korrupsioni kryeministror i të dy krahëve të politikës shqiptare që iu ka dhënë varreza ushtarësh të vrarë, në shtetin që ata kanë dashur të pushtojë. Turp historik.

Politika e çmendur greke është në hall, sepse historiografia amerikane dhe gjermane po iu çjerr maskën, atyre që kanë 200 vjet që falsifikojnë historinë.

Kanë qenë hordhi anti shqiptare që kanë shtypur shqiptarët në Greqi, kanë bërë genocid antishqiptar në Çamëri, kanë pushtuar territoret shqiptare me histori të stisur. Por tani janë në fund.
Këta që çirren nëpër sheshe kundër shqiptarëve janë të ardhur nga Anadolli dhe nga vendet arabe, dhe si gjithmonë, po i tmerron autoktonia e shqiptarëve.

Të gjithë në 150 vjet rresht, janë sjellë këtu nga politika e turpshme greke dhe nga kisha greke, që të shuajnë racën shqiptare. Por i morën të keqen.
Janë të humburit historikë, dhe tani, të dehur nga tërbimi i humbjes, po kërkojnë revansh patologjik. Por nuk kanë forcë. Këta pushtues imagjinarë të Shqipërisë së Jugut që kanë krijuar me fantazi të ligë dhe injorante Epirin grek, e dinë tani që do të nisë çështja e Çamërisë dhe shqiptarëve që janë terrorizuar në Greqi. Dhe kjo i tmerron.
Epiri është Çamëri, është shqiptar dhe Shqipëri, zotërinj! Dhe sigurisht që është historia jonë
Janë të humbur.

lll.
Shqiptarët duhet të rrinë të qetë. Le të çirren të humburit e historisë, janë aleancat e shqipëtarëve me fuqitë botërore që do të rivendosin realisht drejt padrejtësitë historike që u janë bërë shqiptarëve.
Sot bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është domosdoshmëri e zhvillimit të vetë Perëndimit dhe garancia e domosdoshme e politikës amerikane në rrafsh botëror.
Sot në Ballkanin Perëndimor janë 8 milionë shqiptarë pa llogaritur shqiptarët e Greqisë dhe ata, që janë në Turqi.

Shqiptarët triumfuan përfundimisht si arbër, dhe nuk kanë të ndalur në ecjen e tyre. Kukuvajkat e erdha nga Anadolli dhe Arabia do të përfundojnë shumë keq po vijuan me të tilla provokime.

Kurse historia jonë duhet urgjentisht të lajë hesapet më korrupsionin kryeministror shqiptar, sepse këta hajdutë brenda Shqipërisë janë grupuar që të shkatërrojnë interesin shqiptar.

TË LIDHURA

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Next Post
Ish-kreu i OMONIA-s i hedh benzinë zjarrit: Policët goditën me armë nënën e Kaçifas!

Ish-kreu i OMONIA-s i hedh benzinë zjarrit: Policët goditën me armë nënën e Kaçifas!

“Shkarkimi i Xhafajt, ja audio-përgjimi që do publikonte Saimir Tahiri”

"Shkarkimi i Xhafajt, ja audio-përgjimi që do publikonte Saimir Tahiri”

Ja përdorimet praktike të Vodkës si ilaç dhe aromatizues

Ja përdorimet praktike të Vodkës si ilaç dhe aromatizues







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com