Nga Spartak Ngjela/ Rama filloi shkarkimet e bordeve të tij nëpër të gjitha universitetet publikë…
Pse?
Kjo tegon si provë indirekte që duhet faktuar se Rama deri tani ka qenë pjesëtar në korrupsionin në arsimin e lartë publik. Pse? Sepse pyetja që ngrihet sërish këtu është kjo: pse u kujtua pikërisht tani për këtë?
Po Rektorët?
Të shohim rrugën e tyre.
Por, a do ta pranojë Rama të formulojë ligjin për vetingun në rektoratet dhe pedagogët e universiteteve publikë? Këtë nuk e bën dot. Sepse ka shenja që është aty brenda vetë ministrja e tij…
Studentët kurajozë po ia thonë copë e përballë dhe sy për sy: “Po na humbni shpresën”.
Edhe më shumë do t’i thonë… derisa të ikë.
Studentët janë bash në kohën e tyre. Rama është i zhvlerësuari tragjike i kësaj kohe…