Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ngjela mbushet me shpresë nga studentët: Rama nuk shpëton dot, të japë dorëheqjen

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Spartak Ngjela i marrosur pas grave. Ditë e natë mendon për to

Avokati Spartak Ngjela, në një analizë të publikuar lidhur me protestën e studentëve, thotë se tashmë kryeministrit i ka ardhur fundi dhe dueht të japë dorëheqjen.

Ngjela e konsideron Ramën një ‘kryeministër të falimentuar’ i cili nuk shpëton dot.

“Dy janë arsyet pse Rama nuk shpëton dot: e para, sepse masa kompakte e mijra studentëve e di të vërtetën; dhe e dyta, se përpara një studentati kaqë elokuent që e di të vërtetën, nuk e përdor dot policinë për dhunë”, shkruan ndër të tjera Ngjela.

Postimi i plotë:

Zoti kryeministër! Studentati i universiteteve publike po thotë: antiintelektualizmit tënd i erdhi fundi – jep dorëheqjen!

A do të krijohet dot masa kompakte e studentëve për të shpërbërë amoralitetin e qeverisjes shqiptare?
Po, do të krijohet! Madje ajo ndërkohë është krijuar.
Kurse Monika Kryenadhi e disa të tjerë, lodhen kot me kërcënimet ndaj studentëve mes hafijeve të tyre. Studentët nuk tremben.

  1. Tani po kuptohet qartë se kjo masë kompakte studentësh të iluminuar e ka kapur mendimin që vetëm kjo me rezistencën e saj morale do të arrijë të shpëtojë edhe veten, dhe të gjithë shqiptarët me garantimin e së ardhmes. Garantimi i së ardhmes së studentatit shqiptar, që deri tani ka qenë një e ardhme e humbur, do vijë domosdoshmërisht, nëse masa kompakte e studentëve do të qëndrojë e pastër. Dhe shenjat janë të plota: ajo nuk do të shpërbëhet edhe pse korrupsioni qeveritar dhe opozitar po i bën të gjitha përpjekjet për ta shpërbërë.

Brenda kësaj përpjekje për ta shpërbërë, del edhe propozimi mjeran “për dialog” i një kryeministri të trembur dhe të pamend.

Studentët i janë sulur qeverisë dhe gjithë korrupsionit të lartë shqiptar për të nxjerrë veten dhe të gjithë shoqërinë shqiptare në mbijetesë, ndërsa korrupsioni kërkon lloqe dhe gënjeshtra për të t’i zhytur studentët në paqenie.

  1. Çfarë do të dialogojë me studentët një kryeministër i falimentuar?
    Studentët nuk kanë lidhje me korrupsionin. Rama iu thotë tani nga frika që rektoratet janë të korruptuara. Po ky? Nga na vjen ky partizan, nga mali na vjen ky që nuk ka thënë asnjë fjalë për këta rektorate deri tani?

Studentët thonë që varfëria ekstreme iu rëndon ekzistencën me pagesa që shkojnë në xhepat e të korruptuarve; kurse Rama iu thotë “dua dialog”. Por, kur të ulët në dialog, ai do t’iu thotë: “ju nuk keni prova”.

Studentët thonë se pedagogët shesin notën; kurse Rama ka 70 përqind të administratës së tij me diploma të blera. Se vetë Rama urren intelektualizmin.

Studentët deklarojnë botërisht që është qesharak buxheti i universiteteve publikë, ata nuk kanë kushte studimi dhe kushte fjetjeje nëpër konvikte. Rama po iu thotë: “unë dua dialog”, që të nxjerrë në dialog ca spiunë të tij e me ta t’iu thotë studentëve se “kushtet i kemi speciale”.

Studentët kërkojnë dije dhe profesion. Rama iu kërkon dialog që t’iu thotë se “universitetet publikë shqiptare janë ndër 20 universitetet më të mirë rë botës”. Kështu në fakt ai iu thotë çdo ditë edhe shqiptarëve, që mirëqënia e tyre po iu rritet në çdo muaj qëkurse ka ardhur ai si kryeministër. Kurse shqiptarët tani hanë vetëm një vaft në ditë dhe në lebeti po kërkojnë të ikin nga Shqipëria..

Studentët thonë që ai kryeministër ka lejuar universitete publikë që kanë pedagogë pa gjimnaz; kurse Rama kërkon dialog që të sjellë “ekspertë ndërkombëtare”, të blerë me paratë e kanabisit, që këta pastaj të thonë se “pedagogët shqiptarë i ka zili edhe vetë Oksfordi.
Ja ky do të jetë dialogu i Ramës.

lll.
Në të vërtetë kryeministri aktual ka falimentuar. Nuk bëri asgjë, dhe vetëm mori e mori për vetë, pasi e grabiti popullin në 7 vjet. Kurse masës kompakte të studentëve nuk i shpëton dot.

Dy janë arsyet pse Rama nuk shpëton dot: e para, sepse masa kompakte e mijra studentëve e di të vërtetën; dhe e dyta, se përpara një studentati kaqë elokuent që e di të vërtetën, nuk e përdor dot policinë për dhunë.

Por çfarë duhet të bëjë ky kryeministër tanimë i falimentuar?
Dorëheqja është më në favor për të, në mënyrë që kjo mazhorancë ta vijojë jetën e vet politike dhe për dy vjet e gjysmë që i kanë mbetur, me një qeveri individësh të pakorruptuar.
Por a e kupton dot Rama këtë? Jo, nuk e kupton dot, se psikika e tij e sëmurë e shtyn drejt shprehjes së çmendur të Ligjit të XV -të: A pres moi le deluge – pas meje, qameti.

Prandaj Rama mund të shkojë nën këtë thënie, se nuk është në gjendje ta parashikojë me kuptim dhe të kujtohet se ndërkohë është krijuar edhe Prokuroria e Posaçmë, edhe Gjykata e Posaçme. Tanimë ato janë ngritur.
Pse, vërtet nendoni ju se, në funksion historik, është e rastësishme që protestat e studentëve dhe përfundimi institucional i kryer i Reformës në Drejtësi, vinë të dyja në një kohë?

TË LIDHURA

Këshilli Ndërfetar falënderon për qëndrimin ndaj ligjit për barazinë gjinore
Aktualitet

Këshilli Ndërfetar falënderon për qëndrimin ndaj ligjit për barazinë gjinore

17:42 | 16/10/2025
BE jep 99.3 milionë euro këst të parë për Shqipërinë
Aktualitet

BE jep 99.3 milionë euro këst të parë për Shqipërinë

17:28 | 16/10/2025
Bardhi publikon mesazhin e Ballës: Ndërprerja e Kuvendit, skenar i PS-së për votim
Politikë

Bardhi publikon mesazhin e Ballës: Ndërprerja e Kuvendit, skenar i PS-së për votim

17:26 | 16/10/2025
Next Post
Rama e pranon: Fajin s’e ka Saliu, e kam unë! Dekanët e rektorët pa burrëri

Rama e pranon: Fajin s’e ka Saliu, e kam unë! Dekanët e rektorët pa burrëri

Studentët e Arkitekturës bojkotojnë mësimin, ja ç’kërkojnë

Studentët nuk dorëzohen: Edi Rama dil në shesh, veza kokës po të pret!

Rama troç studentëve: Pse nuk folët më përpara? Mos rrini shumë aty se ju mori kuçedra

Rama troç studentëve: Pse nuk folët më përpara? Mos rrini shumë aty se ju mori kuçedra







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Këshilli Ndërfetar falënderon për qëndrimin ndaj ligjit për barazinë gjinore
Aktualitet

Këshilli Ndërfetar falënderon për qëndrimin ndaj ligjit për barazinë gjinore

by mirseda
17:42 | 16/10/2025
0

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka shprehur mirënjohjen e tij për qëndrimin e bashkuar dhe të përgjegjshëm të...

BE jep 99.3 milionë euro këst të parë për Shqipërinë

BE jep 99.3 milionë euro këst të parë për Shqipërinë

17:28 | 16/10/2025
Bardhi publikon mesazhin e Ballës: Ndërprerja e Kuvendit, skenar i PS-së për votim

Bardhi publikon mesazhin e Ballës: Ndërprerja e Kuvendit, skenar i PS-së për votim

17:26 | 16/10/2025
Gjykata Kushtetuese i hap rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës për mandatin e Sonila Bejtjas

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës për mandatin e Sonila Bejtjas

17:24 | 16/10/2025
Trump: Modi ka rënë dakord për të ndaluar blerjen e naftës ruse

Trump: Modi ka rënë dakord për të ndaluar blerjen e naftës ruse

17:23 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com