“Incident fatkeq”, e ka cilësuar Ministri i Jashtëm Ditmir Buashti vrasjen e Kostandos Kaçifas. Ai i qëllua me armë zjarri 11 ditë me parë në Bularat të Gjirokastrës, gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA.
Deklarata e Bushatit, që vjen në të njëjtën ditë kur po mbahet ceremonia mortore e 35-vjeçarit. Ai fol gjatë një interpelance me video-live me shqiptarët, të cilët jetojnë në Greqi dhe Itali, për shërbimet konsullore.
Bushati tha se, “pavarësisht incidentit fatkeq që ndodhi në Bularat”, po vijojnë puna me palën greke për disa marrëveshje në dobi të emigrantëve shqiptarë.