Një oficer i policisë greke do të mbërrijë të premten në Tiranë . Ai pritet të marrë pjesë në hetimet rreth vrasjes së Kostandinos Kacifas. Minoritari u vra me 28 tetor në fshatin Bularat nga forcat RENEA.
Lajmi është dhënë mëngjesin e sotëm nga agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA.
Sipas agjencisë, pjesëmarrja u dakordua midis Athinës dhe Tiranës. Kjo lëvizje vjen në kuadër të bashkëpunimit që kanë policitë e të dy vendeve.