I riu i plagosur në Laprakë, ku mbeti e vrarë e dashura 17-vjeçare Griselda Gjinkola, mësohet nga uniformat blu se nuk është një emër i panjohur.
Erjon Benga është arrestuar dy vite më parë, pas një denoncimi për shantazh.
Benga, asokohe 21-vjeç, bashkë me një shokun e tij, 25-vjeçarin A.S, kishte shantazhuar ish-të dashurën e tij me inicialet K.L, se do t’i publikonte një video intime në rrjetet sociale, nëse nuk do t’i jepte 2 mijë euro.
Benga u arrestua në vitin 2016, pas denoncimit të vajzës, e cila pasi negocioi me Bengën dhe mikun e tij, vendosi që të njoftonte policinë.