Dy policë kanë arrestuar një shqiptar 66-vjeçar i quajtur Ali Miha, i cili po ngacmonte seksualisht një vajzë 13-vjeçare. Dy oficerë nga stacioni policor në Bellaria kanë shpëtuan dje rreth mesditës, një 13 vjeçare nga një maniak i cili, pasi iu afrua, kishte filluar që ta ngacmonte atë seksualisht. Faktori vendimtar ishte ndërhyrja e një punonjësi hoteli, i cili kishte parë me dyshim reagimet e shqiptarit ndaj të miturës dhe menjëherë kishte telefonuar policinë. Vajza kishte qenë e ulur në një stol poshtë hotelit kur maniaku i ishte ofruar. Maniaku një shqiptar 66-vjeçar i cili ka jetuar në Brescia për shumë vite, por ishte shpërngulur në Bellaria, ku punonte si kuzhinier i picerisë. Sipas hetuesve, shqiptari kishte filluar duke e ngacmuar vajzën dhe duke e prekur në pjesë intime, dhe qëllimi i tij kishte qenë që ta dërgonte atë në një vend të fshehtë. Policët, megjithatë, kanë shmangur më të keqen, duke e menaxhuar situatën. 66-vjeçari u arrestua me akuza për dhunë seksuale. Megjithatë, vajza është ende në tronditje.
Burimi: ilrestodelcarlino.it
Përshtati: Tirana Today