Një person është vënë në pranga, pasi ka ngacmuar seksualisht një të re, dhe ka plagosur bashkëshortin e kësaj të fundit.
Policia e Beratit ka vënë në pranga një 40-vjeçar, banues në Skrapar.
Emror I, ka ngacmuar seksualisht shtetasen me inicialet O.Xh, 24-vjeçe, si dhe ka dëmtuar lehtë me mjete të forta, bashkëshortin e saj, shtetasin K.Xh, 36-vjeç.
Për këtë rast, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Ngacmime seksuale’’ dhe ‘”Plagosje e lehtë me dashje’’.