Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Nga Roleksi te bizhuteritë, pastruesja e hotelit zhvati të dashurin e Elvanës

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Nga Roleksi te bizhuteritë, pastruesja e hotelit zhvati të dashurin e Elvanës

I dashuri i këngëtares Elvana Gjata që prej ditës së djeshme rezulton i shpallur në kërkim nga policia. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen që tronditi banorët e zonës së ish-bllokut në Tiranë, ku për pasojë ndërroi jetë një person dhe u plagosën dy të tjerë. Emri i tij u bë mediattik vetëm një ditë më parë nga policia, pasi këngëtarja prej dy vitesh e ka mbajtur të fshehtë lidhjen e saj me biznesmenin Ervin Mata.

Mata, është i njohur për jetën e tij luksoze duke qenë se është një biznesmen i suksesshëm në fushën e hotelerisë. Një nga objektet që ai ka në zotërim, ka rënë pre e grabitjeve më datë 15 gushtë të këtij viti. Kasaforta e hotelit në zotërim të Matës, brenda së cilës ndodheshin ora e bizhuteri floriri me një vlerë prej afro 100 mijë eurosh, u grabit nga dy persona të akomoduar si klientë, në gusht të këtij viti.

Brenda 24 orësh nga momenti i ngjarjes, Policia e Tiranës arriti të arrestojë autorët dhe t’i kthejë hotelit sendet e vjedhura. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 15 gusht, në një hotel që ndodhet te Rruga e Dibrës, përballë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në kryeqytet. Megjithatë, u deshën të kalonin disa orë që personeli i hotelit të zbulonte ngjarjen e më pas ta denonconte në Polici.

Kjo për shkak se dy autorët kishin marrë kasafortën duke e futur në një çantë dhe pasi e kishin zbrazur, duke marrë paratë, orët e bizhuteritë që kishte brenda, e kishin kthyer sërish në vendin ku ishte, për të mos rënë në sy.

Nga të dhënat hetimore të Policisë rezulton se ideatore e vjedhjes në hotelin te Rruga e Dibrës është motra e njërit prej autorëve, shtetasja me inicialet R. Bruçi.

Ajo ishte e punësuar aty prej disa muajsh si pastruese dhe ishte në dijeni të objekteve me vlerë e parave që ndodheshin në kasafortë. Vëllai i saj, Eduart Ngota, i cili jeton prej vitesh në Itali, ishte kthyer në Shqipëri më datë 14 gusht për të kaluar disa ditë pushime pranë familjes. Burimet thanë se nuk dihet ende nëse ideja për realizmin e vjedhjes është diskutuar pasi ka mbërritur në Shqipëri, apo që përpara se të kthehej.

Megjithatë, sipas hetimeve, duket se të gjitha lëvizjet e kryera nga dy autorët e arrestuar kanë qenë të planifikuara më parë me detaje, bashkë me shtetasen R. B. Ajo dyshohet se i ka informuar për vendin ku ndodhej kasaforta, duke u treguar se çfarë kishte brenda saj, por edhe mënyrën se si mund ta nxirrnin nga hoteli pa rënë në sy.

Njoftimi i policisë

OPERACIONI “ROLEXI”

Me një operacion të shpejtë, të koduar ‘Rolexi”, sektori i Krimeve të Rënda dhe Komisariatin Nr.4 Tiranë kanë arritur të zbulojnë autorët e një grabitjeje me vlera të mëdha. Bëhet fjalë për një kasafortë me ora luksoze dhe bizhuteri të shtrenjta, përveç vlerave monetare, rrëmbyer në një godinë në rrugën e Dibrës më 15 gusht 2017.

Të arrestuarit janë: Eduart Ngota, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe Zenel Dama, 27 vjeç banues në Tiranë. Krahas tyre është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja R.B. 36 vjeçe.

Arrestimi ndodhi pasi është arritur të dokumentohet me prova ligjore, autorësia e ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2017 , ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur një kasafortë, në një ndërtesë në rrugën e “Dibrës”.

Janë sekuestruar sendet që ndodheshin në kasafortën e vjedhur:

9 500 (nëntë mijë e pesqind) euro

Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë gri metalizato

Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë floriri

Një orë Jaeger Lecoultre, me ngjyrë floriri

Tre byzylyk floriri. – Një varëse floriri

Një automjet i tipit “Fiat Punto”, i cili ka shërbyer për transportimin e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasja R.B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal./TIRANA TODAY/

Tags: bizhuteritedashurinElvanëshotelitpastruesjaRoleksizhvati

TË LIDHURA

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje
Aktualitet

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje

14:50 | 11/02/2026
Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali
Aktualitet

Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

14:40 | 11/02/2026
“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!
Politikë

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

14:02 | 11/02/2026
Next Post
“Ne jemi të fortë”, reperi shqiptar mbështet Ervis Martinajn

“Ne jemi të fortë”, reperi shqiptar mbështet Ervis Martinajn

Video/Bizneset po mbyllin qepenat, PD nxjerr të dhënat e frikshme për muajin shtator

Video/Bizneset po mbyllin qepenat, PD nxjerr të dhënat e frikshme për muajin shtator

Bllokohen rrugët e Tiranës këtë fundjavë, ja ç’duhet të dinë shoferët

Bllokohen rrugët e Tiranës këtë fundjavë, ja ç’duhet të dinë shoferët







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje
Aktualitet

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje

by mirseda
14:50 | 11/02/2026
0

Fshati Gryksh i Madh në Peqin që prej ditësh është ‘mbërthyer’ nga dhimbja, ndërsa nesër do t’i...

Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

14:45 | 11/02/2026
Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

14:40 | 11/02/2026
Bordi i Paqes, Greqia ende e pavendosur: Do t’i përgjigjemi ftesës në ditët në vijim

Bordi i Paqes, Greqia ende e pavendosur: Do t’i përgjigjemi ftesës në ditët në vijim

14:11 | 11/02/2026
“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

14:02 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com