Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Nga qelia, Meta i drejtohet sërish SPAK: Ja ‘pyetjet e munguara’ që duhet t’i bëhen

2 javë ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në një reagim thotë se kanë mbetur pa u dërguar prej katër vitesh “pyetjet e munguara” të tre prokurorëve të SPAK-ut drejtuar Departamentit të Drejtësisë në SHBA, lidhur me çështjen e kontratës mes LSI-së dhe kompanisë lobuese GSIS të vitit 2016.

Sipas Metës, këto pyetje dhe dokumente janë thelbësore për zbardhjen e plotë të çështjes dhe për të sqaruar, siç thotë ai, mënyrën e funksionimit të kontratës, pagesave dhe komunikimeve mes palëve.

Ai kërkon që autoritetet amerikane të japin të gjithë informacionin përkatës, duke pretenduar se mungesa e këtyre të dhënave ka penguar, sipas tij, hetimin e drejtë.

Meta shton se transparenca e plotë është e domosdoshme për të vërtetuar ligjshmërinë e veprimeve dhe për të sqaruar përgjegjësitë në këtë çështje.

Postimi i Ilir Metës

Më 23 qershor 2026, përfundon afati i imponuar nga një gjykatë në SHBA, që ka urdhër kompaninë GSIS që për dy vjet të mos i japë asnjë informacion LSI-së lidhur me shërbimet dhe pagesat e bëra midis dy palëve sipas kontratës së 3 shkurt 2016, të regjistruar në SHBA dhe Shqipëri, në respekt të plotë të ligjeve antikorrupsion të të dy vendeve.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë.

Së pari dua të sqaroj se ky vendim ka shërbyer qëllimisht vetëm për të më pamundësuar mua të garantoj provat që më shfajësojnë nga akuzat, si dhe të kem mundësi kontrolli të ligjshmërisë së provave të pretenduara nga akuza.

Ndaj në respekt të kontratës së ligjshme të 3 shkurtit 2016 midis GSIS dhe LSI dhe të vullnetit të shprehur nga autoritetet amerikane, për të dhënë të gjitha sqarimet e detajuara që do të kërkohen, po i ndihmojmë tre prokurorët e SPAK-ut me pyetjet e munguara prej katër vitesh që duhet t’i dërgojnë Departamentit në Drejtësisë në SHBA lidhur me këtë çështje:

1- Bazuar në pikën e Ndërprerjes së Marrëveshjes, duam dokumentin origjinal të ndërprerjes së kësaj Marrëveshjeje për të saktësuar:

a) Ditën kur janë ndërprerë ligjërisht këto marrëdhënie kontraktuale;

b) Personin konkret nga LSI që ka nënshkruar këtë Marrëveshje.

2- Nëse kjo marrëveshje vërtetohet se ka përfunduar, atëherë sipas detyrimit ligjor duhet në origjinal i gjithë produkti i punës që GSIS i ka dorëzuar LSI nga dita e parë deri në ditën e mbylljes së marrëveshjes.

3- Po kështu, në këtë rast GSIS duhet të dorëzojë të gjithë informacionin konfidencial që i ka dhënë LSI dhe të gjithë informacionin konfidencial që ka marrë nga LSI.

Kjo do ta ndihmonte SPAK të identifikonte personin përgjegjës në LSI që ka marrë informacionin nga GSIS apo edhe personin që i ka dhënë informacionin konfidencial të LSI drejtuar GSIS.

Sepse, siç mund të supozohet, jemi në rastin që kemi të bëjmë me të njëjtin person ose me dy persona të ndryshëm që duhet të merren në pyetje nga prokurorët.

4- Duhet të pyetet GSIS a ka ndodhur ndonjë transferim apo nënkontraktim i kësaj Marrëveshje dhe nëse po, kush është personi që e ka dhënë pëlqimin me shkrim sipas kontratës nga LSI?

5- Në kontratë, në fund të Marrëveshjes së plotë saktësohet se: “Kjo Marrëveshje mund të ndryshohet ose modifikohet herë pas here vetëm me marrëveshje me shkrim të të dyja Palëve të nënshkruara nga përfaqësuesit e autorizuar”.

Bazuar mbi këtë pikë të Marrëveshjes, a ka ndodhur ndryshimi ose modifikimi i Marrëveshjes? Nëse po të vihet urgjentisht në dispozicion të SPAK që të intervistohet personi nga LSI që e ka nënshkruar dhe personi që e ka autorizuar këtë ndryshim.

6- Meqënëse SPAK ka dyshime se shtetasi amerikan A.SH mund të ketë bërë pagesa të paligjshme në funksion të LSI me të ardhura të pretenduara nga korrupsioni në Shqipëri për llogari të GSIS, ju lutem të na siguroni pëlqimin me shkrim sipas kontratës në këtë rast që mund të ketë marrë nga LSI dhe se dyti autorizimin konkret që LSI supozohet t’i ketë dhënë A.SH.

7- Nëse kontrata nuk ka ndryshuar, duhen të dërgohen faturat origjinale që GSIS i ka dërguar LSI që të merret në pyetje personi konkret që i ka marrë sipas Marrëveshjes.

8 – Të dërgohen të gjitha pagesat që janë bërë nga LSI për GSIS në origjinal, që përsëri të merren në pyetje personat konkretë.

Janë edhe plot pyetje të tjera, por këto janë elementaret që i duhen përcjellë autoriteteve amerikane për kompaninë GSIS sepse vetëm transparenca mund të garantojë legjitimitetin e procesit.

Nëse këto pyetje nuk adresohen dhe këto të dhëna nuk merren atëherë është e qartë se tre prokurorët e SPAK nuk kanë patur kurrë interes zbardhjen e së vërtetës por vetëm i kanë shërbyer lojës politike, siç u vërtetua me akuzën e rrëzuar zyrtarisht që në 15 nëntor 2024 për gjoja lobimin 1 milion dollarë me “McKeon Group” për foton e pabërë me Presidentin Trump, njoftim që na u fsheh qëllimisht deri pas zgjedhjeve të 11 majit 2025.

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Prapaskenat e telefonatës me Trumpin/ Bullgaria kërkon udhëtim pa viza në SHBA

35 pilula në ditë! Rutinë e pazakontë shëndetësore e Kim Kardashian bën bujë

Thuajse 3 muaj në “terr”, iranianët pa akses në internet prej 82 ditësh







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com