Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Nga nata e çmimeve Oscar tek rrugët e Indisë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Nga nata e çmimeve Oscar tek rrugët e Indisë

Nga Bertrand Hauger, “worldcrunch”/Paris – Lëvizjet #MeToo dhe #TimesUp, kanë qenë vitin e kaluar vendimtare për të drejtat e grave. Ose të paktën kështu ka qenë nga këndvështrimi ynë Perëndimor, ai i natës së çmimeve Oskar.

Teksa bota kremtoi Ditën e saj të Parë Ndërkombëtare të Gruas, të asaj që ne mund ta quajmë epoka “post-Weinstein” e kauzës feministe, një sondazh i kohëve të fundit i “Reuters”, synoi të zbulojë nëse ka më shumë për ‘hashtag’-ët e shumë-diskutuar, se sa një lëvizje kalimtare.

Përfundimi i këtij studimi, i kryer në pesë kontinente, dhe në të cilin morën pjesë si gratë që  punojnë në rrugë, ashtu edhe ekspertët e të drejtave të grave, është se po, një ndryshim duket se po ndodh – por jo për të gjithë.

Në vende si Kenia për shembull, #MeToo konsiderohet si “një lloj shakaje”, që gjithsesi dështon të arrijë në pjesët rurale të të vendit, të privuara nga interneti. Duke folur për Reuters për këtë sondazh, konsulenti nga Mumbai Archana Aravind Patney, thotë se në Indi, bisedat e ngacmimeve seksuale “kanë vdekur” që nga protesta e vitit 2012 ,mbi përdhunimin në grup dhe vrasjen e një gruaje në një autobus në Delhi.

Dhe në fakt këto lëvizje, kanë përjetuar një kohë shumë më të vështirë në përpjekje për të tërhequr vëmendje, në vendet ku gratë kanë frikë të flasin dhe ku problemet si prostitucioni, martesa e fëmijëve dhe trafikimi njerëzor janë ende të shfrenuara. 

Por edhe në Indi gjërat po ecin përpara, ndërsa Rashme Sehgal raporton për faqen e internetit “Wire”:Në shtetet e Andhra Pradesh dhe Karnataka, për probleme si viktimat e trafikimit apo martesa e fëmijëve, ka tanimë një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet ligjore dhe policinë, për të ndihmuar në dhënien fund të praktikave të tilla: Po si arritën këto gra të gjenin guximin për të sfiduar ata njerëz, që i kishin shfrytëzuar për aq shumë kohë?

Ndër gratë që zgjodhën të përshkruanin rrugëtimin e tyre personal ishte Rajeshvari nga Kadiri në Andhra Pradesh, e cila ka punuar si prostitutë gjatë 2 dekadave të fundit.

Një uorkshop 3 ditor në vitin 2015 nga Qendra për Avokim dhe Hulumtime, shënoi një pikë kthese në jetën e saj. Atje ajo mësoi nga një gjykatës në pension, mbi ekzistencën e ligjeve të ndryshme duke përfshirë Mbrojtjen e Fëmijëve nga Aktet Seksuale, dhe Akti i Drejtësisë për të Miturit.

Gjithashtu, ajo u ndihmua të mësonte se si të përballonte dhunën seksuale dhe ngacmimin seksual. “U bëmë pjesë e një kursi mbi ligje të ndryshme- kujton Rajeshvari. “Gjithashtu na mësuan se si të trajtonim rastet e dhunës në familje dhe konfliktet martesore.

Dhe në rastet e trafikimit dhe martesës së fëmijëve të mitur, duhej të informonim autoritetet e qarkut, duke përdorur linjën telefonike të ndihmës ndaj fëmijëve”.

Uorkshopi i dha asaj besimin e mjaftueshëm për të filluar të punojë ngushtë me policinë dhe autoritetet e qarkut. “Duke qenë një punonjëse e seksit, unë e njoh situatën në terren”- shpjegoi ajo. “Kur një vajzë u shit nga një trafikant në lagjen Thane të Maharashtrës, policia lokale dhe disa OJQ kërkuan ndihmën time”.

Po, gratë në Perëndim që e ngrenë zërin e tyre në Twitter, ose në ceremonitë e çmimeve Oskar, janë duke përparuar mirë. Një punonjëse seksi prej një kohë të gjatë, që mësohet të mbrojë veten nga keqtrajtimet, dhe pastaj të ndihmojë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë – ky është një ndryshim rrënjësor.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: çmimeveIndisëNataOscarrruget

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Daçiç: Shqiptarët, budallenj nëse mendojnë se do njohim Kosovën

Daçiç: Shqiptarët, budallenj nëse mendojnë se do njohim Kosovën

Itali/Gjendet buzë një kanali trupi i një shqiptari të pajetë

Itali/Gjendet buzë një kanali trupi i një shqiptari të pajetë

Vrau italianin gjatë grabitjes, kapet në Dibër 25-vjeçari

Vrau italianin gjatë grabitjes, kapet në Dibër 25-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com