Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nga masakra vijmë, në masakra shkojmë

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Baza detare e NATO-s në Pashaliman, Shqipëria dhe lufta në Ukrainë

Ngjarjet e fundit kriminale me pasojë disa viktima kanë tronditur rëndë sigurinë publike në vend. Po përse shtohen gjithnjë edhe më shumë dyshime se segmente të veçanta të policisë janë të lidhura me krimin dhe bandat kriminale duke u kthyer në arsyen kryesore të tronditjes së kësaj sigurie. Janë 10 pyetje që kërkojnë përgjigje për policinë dhe drejtuesit e saj.

Nga: Roland Qafoku

Siguria publike në Shqipëri është tronditur rëndë kohët e fundit. Në një hark kohor vetëm të pesë ditëve janë vrarë 4 persona dhe është plagosur një tjetër në dy ngjarje që tashmë nuk mund të quhen të tilla, por masakra të vërteta. E para në Fushë Krujë, më 17 korrik në të cilën u vranë tre persona dhe më 22 korrik kur mbeti i vrarë një person dhe një i plagosur rëndë. Statistika me kaq viktima në pesë ditë ka patur edhe më parë, ndoshta edhe më të larta, por ngjarje sidomos ajo në Fushë-Krujë kur një bandë e armatosur, në mes të ditës, në mes të autostradës ekzekuton pa asnjë mëshirë tre të rinj duke shfryrë një mllef ekstrem, është përtej imagjinatës kriminale. Tashmë është e vërtetuar se në secilën nga dy ngjarjet ekzekutorët kanë qenë grup prej tre personash, pa llogaritur këtu mbështetësit, vëzhguesit dhe bashkëpunëtorët e tyre. Thjesht, në të dy ngjarjet kanë vepruar banda të mirëorganizuara. Po përse është tronditur siguria publike? A ka ndonjë arsye specifike ndodhia e këtyre krimeve me ekzekutime plot mllef, me shumë siguri dhe me precizion të lartë? Në fakt, nuk duhet të kërkojmë gjilpërën në kashtë. E gjithë kjo ka vetëm dhe vetëm një arsye: Ose segmente të rëndësishme të policisë janë të paaafta, ose janë të lidhur kokë e këmbë me krimin dhe organizatat kriminale. Dhe ajo që besohet se ka ndodhur është pjesa e dytë. Nuk mund të fshihen pas gishtit as agjentë e shefa krimesh, e as drejtorë policie, madje as politikanë që merren me politikat e sigurisë.

Mungesa e rendit brenda rendit është tashmë një gjë e hapur në sytë e publikut dhe situata është alarmante. Arsyetime të tilla se tani është verë dhe krimi importohet nga sherre dhe mosmarrëveshje të trafiqeve të drogës jashtë vendit duket sa qesharake dhe jo profesionale. Edhe më qesharake bëhet arsyetimi se bandat “hëngërshin kokat e njëri-tjetrit”, a thua se ata jetojnë në një ishull të izoluar pa pjesën tjetër të shoqërisë. Duhet ta themi me zë të lartë: policisë po i del situata nga kontrolli dhe krimi po triumfon. Përpara se të dërgojë forcat speciale dhe RENEA-t për të krehur zonën ku ndodhi vrasja, policia duhet të pastrojë veten nga kriminalizimi brenda saj. Krime kaq të rënda kur një bandë, pjestarë e të cilës janë persona në kërkim, lëvizin kaq lirshëm dhe policia nuk ka asnjë informacion, nuk zbardhet me nxjerrjen e RENEA-s në rrugë. Situata të tilla, të çojnë në konkluzionin se kanë ardhur nga bashkëpunimi i segmenteve të saj me krimin dhe kriminelët. Ironia është se kur dikush nga radhët e policisë është i ndershëm ai goditet si rasti në Shkodër kur ish-shefi i Rendit Saimir Rustemi i njohur si i suksesshëm në goditjen e grupeve kriminale, rezultoi i “pasuksesshëm” në organizimin e një tenderi dhe u arrestua si i korruptuar.

Ndërkohë, prej vitesh kam krijuar bindjen se në asnjë rast policia shqiptare nuk duhet të mburret me zbulueshmërinë teorike të krimeve. Në vendin tonë janë të pakta krimet e pazbuluara në letër, me, apo pa autor. Ajo që do vlente pas të dhënave është parandalimi i ngjarjeve kriminale, veçanërisht atyre të rënda gjë që ose ndodh shumë rrallë, ose nuk ndodh kurrë. Ngjarja e Fushë-Krujës kalonte përtej këtij konkluzoni. Banda e ekzekutuesve mund të quhet kampione për nga mënyra e kryerjes së ekzekutimit, saktësisë dhe të lë të mendosh se pjestarët e saj kanë qenë profesionistë, lëviznin lirshëm pa asnjë pengesë, madje në një hark kohor të gjatë dhe kreu veprime pa asnjë shqetësim nga askush. Specifikisht për këtë ngjarje, por edhe për ngjarje të tjera të rëndë që kanë tronditur sigurinë kombëtare janë 10 pyetje që për opinionin publik kërkojnë përgjigje të shpejtë:

1-A ka policia të dhëna për ata punonjës të policisë që kanë kontakte dhe bashkëpunojnë me kriminelë, vrasës, dhe pjestarë të bandave të armatosura?

2-A ka policia të dhëna për ata shefa krimesh dhe drejtorë police që kanë toleruar këto grupe kriminale dhe kanë përfituar prej tyre?

3-A ka policia të dhëna për zona të veçanta ku këto grupe kriminale dhe individë të veçantë i kanë kthyer në zona ku ata i kontrollojnë në të gjitha drejtimet?

4-A ka policia një database të atyre ish-policëve, ish-ushtarakëve, ish-forcave speciale komando dhe ish-gardistëve që mund të jenë kontigjent i ekzekutimeve me pagesë?

5-A ka policia të dhëna për armë, municione, pajisje speciale se si hyjnë në Shqipëri dhe që përdoren në ngjarje kriminale?

6-A ka policia të dhëna për ata politikanë që bashkëpunojnë me banda dhe organziata kriminale duke ndikuar dhe diktuar që ata të favorizohen?

7-A ka policia të dhëna për pjestarë të këtyre bandave se ku fshihen, territorin ku lëvizin, kush i mbron, kush i strehon dhe kush i favorizon ata?

8-A ka policia një data base të plotë të të gjithë kontigjentit si persona në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar me të dhëna të mjaftueshme për ti mbajtur nën vëzhgim?

9-A ka policia jonë bashkëpunime të vazhdueshëm me partnerë ndërkombëtarë për të kordinuar luftën ndaj krimit të organizuar, ndaj personave që janë të implikuar në trafiqe dhe ngjarje të tjera kriminale jashtë Shqipërisë por që kanë aktivitet edhe në Shqipëri?

10-A ka policia të dhëna për dekonspirime të operacioneve të saj? Në këtë kontekst a ka policia të dhëna për policë që u japin grupeve kriminale orën dhe datën e saktë përpara se të shkojnë forcat speciale?

Këto janë pyetje të thjeshta që nëse policia do tu kishte dhënë përgjigje me kohë, një pjesë e atyre që u goditën do ishin arrestuar me kohë. Dhe akoma më thjeshtë, sikur policia të punojë me të njëjtin zell se si vendos gjobat në xhamat e makinave të parkuara gabim, krimi në Shqipëri do ishte tulatur me kohë.

Sot, në mënyrë imediate policia duhet ta analizojë veten duke u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve. Ndryshe policia thjesht do vazhdojë të grumbullojë kufomat pas ngjarjeve kriminale dhe ne mund të huazojmë një titull libri “Nga masakra vijmë, në maskara shkojmë”, duke e çuar sigurinë në vend në nivele shumë herë e më të ulta. Nëse kjo ndodh na mbetet të mos e quajmë më policia e shtetit, por policia e mbledhjes së kufomave. Situata është vërtetë e rëndë.

Tags: bandat kriminaleroland qafokusiguria publike

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Guvernatorja e New Yorkut takon komunitetin shqiptar në Bronx, bën shqiponjën dhe merr dhuratë Kanunin e Lekë Dukagjinit

Guvernatorja e New Yorkut takon komunitetin shqiptar në Bronx, bën shqiponjën dhe merr dhuratë Kanunin e Lekë Dukagjinit

Temperatura përvëluese, shkojnë deri në 41 gradë Celsius

Temperatura përvëluese, shkojnë deri në 41 gradë Celsius

“Meta, lider i ri i opozitës”, Nazarko: Ndryshimi i emrit të LSI-së, shkëputje nga e kaluara

“Meta, lider i ri i opozitës”, Nazarko: Ndryshimi i emrit të LSI-së, shkëputje nga e kaluara







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze
Aktualitet

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

by mirseda
18:15 | 10/10/2025
0

Një operacion i befasishëm policor ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë....

Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

18:13 | 10/10/2025
Siguri e lartë në Leskovc, stadiumi i Kombëtares rrethohet nga policia

Siguri e lartë në Leskovc, stadiumi i Kombëtares rrethohet nga policia

18:11 | 10/10/2025
NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

17:43 | 10/10/2025
Serbi-Shqipëri, Sylvinho e pranon: Ndeshje aspak e zakonshme, presioni të shërbejë për mirë

Serbi-Shqipëri, Sylvinho e pranon: Ndeshje aspak e zakonshme, presioni të shërbejë për mirë

17:41 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com