Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nga lidhja me Rusinë te ryshfetet, 6 akuzat që “fundosin” Trump

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Nga lidhja me Rusinë te ryshfetet, 6 akuzat që “fundosin” Trump

Nga: Anthony Zurcher

Fushata zgjedhore e bërë nga Donald Trump, pagesat dhe çdo lidhje e mundshme me Rusinë, kanë qenë titujt kryesor i mediave ndërkombëtare. Por, veç tyre janë edhe disa vështirësi të tjera ligjore.

Në New York dhe Washington, lista e investigimeve për Trump është duke u zgjeruar aq shumë, sa mund t’i shkaktojë më shumë se një dhimbe koke presidentit. Më poshtë Tirana Today ju sjell 6 nga akuzat ligjore të cilat rëndojnë mbi Trump dhe janë nën hetim e sipër.

Paratë e inaugurimit presidencial

Pak ditë më parë, gazeta Wall Street Journal raportoi se komisioni përgjegjës për inagurimin presidencial të Trump në 2017-ën, është duke u investiguar nga policia.

Komisioni arriti rekordin prej 107 milion dollarë në dhurime. Duke përfshirë 14 milionë dollarë nga donatorët që punonin për kompanitë e letrave me vlerë dhe investimeve. Dhe gati 10 milion dollarë nga donatorë që kishin lidhje me industrinë e pasurive të paluajtshme.

Ky total është dyfishi i shumës së arritur më parë për një fond inaugurimi, i vendosur nga Barack Obama në 2009.

Nëpërmjet këtij hetimi pritet të zbulohet se si u shpenzuan paratë e inaugurimit dhe nëse kontribuuesit kërkuan të kenë akses në administratën e re.

Një raport i ProPublica ngriti shqetësimin se Hoteli Ndërkombëtar i Trump në Washington kreditoi komisionin inagurues më shumë seç duhej, për dhomat, ushqimin dhe shërbimet e tjera. Duke shkelur në këtë mënyrë ligjin tatimor.

Sekretarja për mediat në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Huckabee Sanders tha se kjo “nuk ka të bëjë aspak me presidentin apo Zonjën e Parë”, kur u pyet për raportin e Wall Street Journal. Kjo mund të jetë e vërtetë, por disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë, përfshirë edhe vajza e tij, Ivanka; ishin shumë të përfshirë në planifikimin e inaugurimit.

Ndikimi i huaj

Fokusi kryesor i investigimit të avokatit Robert Mueller, është të zbulojë çdo lidhje midis fushatës presidenciale të Trump dhe Rusisë. Por, sipas raporteve të fundit hetimi është zgjeruar edhe në kontinente të tjera.

Një artikull nga Daily Beast zbuloi se “faza e dytë” e investigimit të avokatit do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas tyre kjo fazë do të përfshijë hapjen e dosjeve gjyqësore, padi të mundshme për të treguar lidhjet e fushatës së Trump me Arabinë Saudite, Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë New York Times e lidhi këtë lajm edhe me investigimin e inaugurimit. Duke shtuar se investiguesit federalë në New York janë duke parë nëse të janë kryer donacione të huaja ilegalisht për komisionin e inaugurimit. Ndërkohë Presidenti Trump e ka quajtur investigimin e Mueller një “gjueti shtrigash” dhe do të kundërshtojë me forcë zgjerimin e hetimit.

Trump ka qenë shumë përkrahës ndaj presidentit të Arabisë. Madje ka ofruar mbrojtje ndaj Prince Mohammed bin Salman, pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Hotelet Trump

Pak pasi u zgjodh president, Trump lajmëroi se bizneset e tij  do të dhuronin të gjitha të ardhurat që rrjedhin nga qeveritë e huaja, te Thesari i Shteteve të Bashkuara.

Në mars Organizata Trump dhuroi 151,470 dollarë fitime nga qeveritë e huaja të mbledhura gjatë 2017-ës. Dhe pse nuk jepte detaje më të zgjeruara.

Kjo procedurë u krijua për të shmangur dështimin e klauzolës së shpërblimeve të huaja të Kushtetutës së SHBA-së, e cila ndalon zyrtarët federalë të marrin dhurata ose pagesa nga përfaqësuesit e huaj.

Megjithëse avokatët e presidentit thanë se donacionet e tilla nuk ishin të detyruara, por Trump u zotua të bënte këtë “për të eliminuar çdo keqkuptim duke shkuar përtej asaj që kërkon Kushtetuta”.

Megjithatë, në qershor, avokatët e përgjithshëm për Distriktin e Kolumbia dhe Maryland paditën Trump. Me pretendimin se presidenti po vazhdon të përfitojë nga shpenzimet e qeverive të jashtme për pronat e tij. Veçanërisht hoteli i tij i madh, i cili ndodhet shumë pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Fondacioni bamirësisë Trump

Përveç hetimeve të vazhdueshme federale të presidentit dhe interesave të tij, hetuesit  në New York, po kryejnë edhe një rishikim të fondacionit bamirës të presidentit.

Prokurorja e Përgjithshme Babara Underwood ka pretenduar se Fondacioni i Trump ka shërbyer në favor të politikës së Trump dhe interesave të biznesit. Duke qenë kështu në kundërshtim me ligjet e shtetit në lidhje me statusin e taksave për organazitat e bamirësisë. Ndërkohë Trump e quajti investigimin punën e një “demokrateje të lodhur” dhe me mburrje shtoi se ka dhuruar për bamirësi më shumë se 19 milion dollarë.

Avokatët e Trump u munduan ta mbyllnin çështjen, por në fund të muajit nëntor një gjykatëse në New York vendosi që “mbështes pretendimin që z.Trump me dashje ka përdorur asetet e fondacionit për interesat private, duke e ditur që ato nuk ishin në interesin më të mirë të fondacionit.” Kështu çështja mbetet ende e hapur.

Gjatë fushatës në 2016, një reporter i Washington Post zbuloi se Trump po përdorte paratë e fondacionit të bamirësisë, për të mbyllur paditë ndaj bizneseve dhe të bënte dhurime për të marr mbështetje presidenciale.

Ryshfetet

Të mërkurën, Michael Cohen, ish avokati personal i presidentit, shpjegoi se si ndihmoi në dhënien e pagesave për dy gra që ishin gati të flisnin për marrëdhëniet e tyre seksuale me Trump gjatë fushatës zgjedhore.

Si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me prokurorët federalë në New York, ai pranoi akuzat për shkelje të ligjit për fushatën në lidhje me financat.

Në dosjet e gjykatës dhe deklaratat pasuese ai ka thënë se po vepronte me dijeninë dhe vendimet janë marr nga vetë Trump. Këtë gjë Presidenti e ka kundërshtuar me forcë.

Ndërhyrja ruse

Michael Cohen gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, Trump bëri negociata me disa zyrtarë rusë, për ngritjen e një sipërmarrje miliona dollarësh në Moskë.

Në dosjet gjyqësore që përfshinte dënimin e ish-këshilltarit të sigurimit kombëtar të Trumpës, Michael Flynn, zyra e avokatit ka zbuluar gjithashtu ekzistencën e një hetimi penal të padeklaruar më parë. Presidenti Trump ka thënë se nuk kishte bashkëpunim me Rusinë dhe e hodhi poshtë hetimin si një konspiracion demokratik.

Shumë individë që u përfshinë me fushatën e Trump, kishin lidhje me Rusinë. Ndërkohë që edhe qeveria ruse është akuzuar për përfshirje në një luftë kibernetikë, në mbështetje të kandidaturës presidenciale të Trump./ Përshtati: Tirana Today Burimi: BBC

TË LIDHURA

MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje
Kryesore

MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje

08:55 | 24/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme
Aktualitet

Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme

21:36 | 23/06/2025
Next Post
Lëvizja e beftë/ May shtyn votimin për marrëveshjen e Brexit

May me ‘grusht të hekurt’, hedh poshtë thirrjet për një referendum të dytë

Ndërkohë që protestohet, në zyrën e Ramës mbërrijnë 2 ministra. Ç’po planifikohet?

Studentët e refuzuan, vjen lëvizja e Ramës. Takim me...

Studentët përballë dekanit Dhori Kule: Bëji publike letrat

Studentët përballë dekanit Dhori Kule: Bëji publike letrat

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Armëpushimi zgjati vetëm pak orë? Izraeli identifikon raketa të lëshuara nga Irani, aktivizohet sistemi mbrojtës
Bota

Armëpushimi zgjati vetëm pak orë? Izraeli identifikon raketa të lëshuara nga Irani, aktivizohet sistemi mbrojtës

by mirseda
09:49 | 24/06/2025
0

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka identifikuar raketa të lëshuara së fundmi nga Irani që janë drejtuar...

Donald Trump falenderon Iranin: Urime botë, është koha për paqe

Donald Trump falenderon Iranin: Urime botë, është koha për paqe

09:38 | 24/06/2025
Erisa Xhixho : Shqiptarët përballen me çmime 50% më të larta se europianët.

Erisa Xhixho : Shqiptarët përballen me çmime 50% më të larta se europianët.

09:34 | 24/06/2025
Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, rriten aksionet globale, dollari vazhdon të bjerë

Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, rriten aksionet globale, dollari vazhdon të bjerë

09:18 | 24/06/2025
Familjet e pengjeve thirrje Netanyahut: Përfshini edhe Gazën!

Familjet e pengjeve thirrje Netanyahut: Përfshini edhe Gazën!

09:16 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com