Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Nga Konomi tek Gaz Muça, vrasjet e të fortëve të rrugës “Bardhyl” që tronditën Tiranën

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Nga Konomi tek Gaz Muça, vrasjet e të fortëve të rrugës “Bardhyl” që tronditën Tiranën

Më pak se pesë vjet më parë Tirana u trondit nga vrasje e një specialisti të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Edmond Dervishi, 50 vjeç, u qëllua për vdekje te hyrja e pallatit në 15 korrik 2013. Ai ishte vëllai i Gentian Dervishit, i vrarë 18 vjet më parë, në Tiranë. Të dy ishin komshinj dhe kishin një lidhje farefisnore me Franc Konomin, personazh i njohur në Tiranë, i vrarë më 8 korrik të vitit 2010. Duket se përtej miqësive, të paktën vëllain e Edmond Dervishit e kanë lidhur edhe armiqësitë e përbashkëta që Franc Konomi e Naim Zyberi kanë pasur me Gaz Muçën, “kapon” e Rrugës Bardhyl, i cili u vra në vitin 1992, shkruan Panorama. 

I dyshuari kryesor për vrasjen e Muçës ishte Naim Zyberi, që sipas Policisë pati dyshime të hershme që kishte bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, një ndër të cilët mund të ketë qenë edhe Gentian Dervishi. Madje, si pas burimeve të rezervuara të Policisë në atë kohë, edhe vrasja e Dervishit në vitin 2000, pranë Shkollës së Kuqe, lidhej pikërisht me hakmarrjet që rridhnin nga armiqësitë e krijuara me djemtë e Rrugës Bardhyl.

Megjithëse pati disa të dyshuar për vrasjen e tij, asnjëherë nuk u arrit të vihej në pranga apo të burgosej asnjë person konkret për atë ngjarje. Pas konflikteve mes Gaz Muçës dhe Naim Zyberit, të dy të njohur si “të fortë” në zonat e tyre të influencës në kryeqytet, filloi edhe seriali i vrasjeve. Franc Konomi u akuzua se kishte marrë pjesë në atentatin ndaj Gaz Muçës përkrah Naim Zyberit dhe më pas grupet nisën eliminimin e anëtarëve të grupeve rivale, ndërsa seriali vazhdoi për disa vjet.

Vrasje të bujshme

1.- Gaz Muça, i vrarë më 7 prill të vitit 1992, tre muaj pasi ishte kthyer nga Gjermania. Në atë kohë dy grupet rivale në Tiranë ishin ato të Gaz Muçës dhe Naim Zyberit. Ky i fundit arrestohet pas vrasjes së Muçës dhe del nga burgu gjatë trazirave të ’97-ës

2.- Artur Grori, vritet me plumb në zemër para derës së shtëpisë më 2 korrik të vitit 1997. Për këtë vrasje akuzohet Naim Zyberi, i cili largohet më pas në Itali

3.- Në fund të vitit 1999, Naim Zyberi plagoset në Milano të Italisë dhe ekzekutohet në spital disa muaj pas vrasjes së Artur Grorit. Për vrasjen e Naim Zyberit, Prokuroria italiane akuzoi Arben Grorin, vëllain e Arturit, i cili ndodhet në burg në Shqipëri

4.- Taulant Muça i vrarë më 31 korrik të vitit 1998. Për vrasjen e tij akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Besnik Keta dhe Dorian Stafa. Prokuroria dyshon se Besnik Keta e ka vrarë Taulant Muçën për t’u hakmarrë për ekzekutimin e vëllait të tij, Fatos Keta

5.- Në vitin 1999 ekzekutohen me antitank Denis Gina dhe Medjan Shehu, teksa po udhëtonin me një fuoristradë të blinduar në Fushën e Druve në Tiranë. Për këtë vrasje u akuzuan Ilir Bardhi dhe Genc Ferhati

6.- 8 korrik 2010 vritet Franc Konomi.

Tags: “Bardhyl”fortëveGaz MuçaKonomirrugësTiranëntronditenvrasjet

TË LIDHURA

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori
Aktualitet

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari
Aktualitet

Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari

21:44 | 05/03/2026
Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet
Politikë

Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet

21:32 | 05/03/2026
Next Post
VIDEO/Habit prifti korçar, futet në lloto dhe bekon bastexhinjtë

VIDEO/Habit prifti korçar, futet në lloto dhe bekon bastexhinjtë

Ish-ministri jep alarmin: Po cenohet siguria kombëtare!

Ish-ministri jep alarmin: Po cenohet siguria kombëtare!

“The Sun”: Shqipëria kërkon të fitojë Eurovizionin, por a do ia dalë?

“The Sun”: Shqipëria kërkon të fitojë Eurovizionin, por a do ia dalë?







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com