Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Nga Kleopatra, tek Maria Antoneta, sekretet “e pista” të grave më të bukura në histori

8 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha
Nga Kleopatra, tek Maria Antoneta, sekretet “e pista” të grave më të bukura në histori

Nga: Mark Oliver/ Të qenit e bukur, nuk është diçka e lehtë. Gratë më të bukura në histori, nuk lindën të tilla. Ato bënë shumë përpjekje dhe sakrifica, dhe në ndonjë rast përdorën kimikate, ujin e zogjve të zier. Pra pas çdo bukurie të madhe në histori, ka një sekret të “pistë”.

Perandoresha austriake Elisabet: Një maskë fytyre, me mish viçi të papërpunuar

Gruaja më e bukur në bokë në shekullin XIX-të, ishte Perandoresha Elizabet e Austrisë. Ajo ishte e njohur në të gjithë Europën për lëkurën e saj të butë, dhe flokët ngjyrë gështenjë të gjatë deri në fundin e këmbëve. Për të mbajtur të bukur lëkurën e saj, ajo do të shtypte luleshtrydhe mbi duar, fytyrë dhe qafë, do të lahej në vaj ulliri të ngrohtë, dhe flinte gjumë me një maskë fytyre të bërë me mish viçi të papërpunuar.

Mbretëresha e Egjiptit Kleopatra, lahej me qumështin e gomerëve

Mbretëresha Kleopatra, fitoi zemrat e njerëzve më të pushtetshëm të kohës. Për të qëndruar në formë, ajo përdorte trajtimin më luksoz nga të gjithë:banjo në qumështin e athët të gomarit. Shërbëtorët e saj, do të mjelnin 700 gomerë çdo ditë, në mënyrë që të mbushnin një vaskë me qumështin e tyre. Asokohe, besohej se kjo do të reduktonte rrudhat, dhe në fakt mund të ketë funksionuar. Laktoza e tharë kthehet në acid laktik, i cili mund të heqë shtresën sipërfaqësore të lëkurës nga trupi i një gruaje, duke zbuluar lëkurën më të butë dhe pa njolla.

Faraonesha egjiptiane Nefertiti, përdorte shumë ‘makeup’, i mjaftueshme për të vrarë një person

Ndonëse varri i saj nuk është gjetur, varret e bashkëkohësve të saj, na japin një ide shumë të mirë se si ia dilte të ishte ndër femrat me të bukura të kohës. Nefertiti ishte tërësisht pa flokë. I gjithë trupi i saj rruhej nga koka deri te këmbët me një brisk. Ajo përdorte një grim aq të rëndë dhe me përmbajtje plumbi, sa që studiuesit mendojnë se pikërisht ky i fundit i shkurtoi jetën.

Mbretëresha e Anglisë Elizabeta I: E lyer kokë e këmbë me plumb

Gjatë epokës së Elizabetës, produkti më i njohur për kujdesin ndaj lëkurës, ishte diçka e quajtur “vena veneciane”, që ishte thjesht një përzierje e plumbit dhe uthullës, që gratë do ta vendosnin në të gjithë lëkurën e tyre, për t’i bërë ato të dukeshin të bardha si prej porcelani. Askush nuk e përdorte më shumë atë sesa vetë Mbretëresha Elizabeta, aq sa ishte tërësisht e panjohshme pa të.

Mbretëresha e Francës, Maria Antoneta, përdorte në fytyrë ujin e pëllumbave të zier

Ashtu si Elizabeta e Austrisë, Antoneta flinte përherë me një maskë fytyre, të prodhuar nga një përzierje e konjakut, vezës, qumështit pluhur dhe limonit. Ajo do ta fillonte mëngjesin, duke larë fytyrën me një pastrues fytyre të bërë nga pëllumbat. Produkti etiketohej me krenari “Eau Cosmetique de Pigeon”, dhe premtonte se çdo shishe ishte prodhuar nga “8 pëllumba të zier”.

5 Meri, mbretëresha e Skocezëve: Banjo me verë

Mbretëresha e Skocisë, nuk ishte një bukuri natyrore. Ajo lindi me një hundë pak të madhe, dhe një mjekër paksa të mprehtë, por qe mbretëreshë dhe ishte e vendosur të bëhej e bukur. Për të mbajtur lëkurën e saj sa më të bukur, ajo i urdhëronte shërbëtorët e saj të mbushnin një vaskë me verë të bardhë. Kjo tingëllon si diçka e dalë mode, por është në fakt diçka që njerëzit e bëjnë ende sot. Sot, quhet vinoterapia, dhe ka vende në të gjithë botën, ku ju mund të përjetoni ndjesi të ngjashme me ato të Merit.

Perandoresha e Bizantit Zoe Porfirogenita ngriti një laborator vetjak kozmetike

Zoe Porfirogenita, ishte një nga gratë më të bukura të Perandorisë Bizantine. Ajo nuk dukej e bukur vetëm kur ishte e re. Edhe kur ishte në të 60-tat, ngjante si një 20-vjeçare. Dhe sigurisht që kishte punuar mjaftueshëm për të. Pasi u bë perandore, Zoe ngriti një laborator të madh kushtuar prodhimit të kozmetikës së saj.

Lukrecia Borxhia, shpenzonte ditë të tëra për larjen e flokëve

Poeti anglez Lord Bajroni, tha dikur se flokët e Lukrecia Borxhias ishin “më të bukurat në botë”. Flokët e Lukrecias ishin të ndritshme dhe bjonde. Të gjithë të tjerët në familjen e saj kishin flokë të errët. Por ajo bëri të mundur që flokët e saj të shkëlqenin si dielli, duke i shpëlarë ato në lëng limoni për orë të tëra, dhe duke i tharë në dritën e diellit.

Helena e Trojës, bënte banjo me uthull

Helena e Trojës ishte një grua kaq e bukur, saqë për nderin e saj vdiqën mijëra njerëz. Sipas Iliadës, ajo lahej në një banjo me uthull. Sot njerëzit priren të supozojnë, se ajo përdori uthullën e mollës ose se e hollonte atë në ujë, thjesht sepse përndryshe tingëllon shumë e tmerrshme.

Dhe në fakt kjo formulë funksionon. Uthulla balancon nivelet e pH të trupit, të cilat mund të kenë një efekt pastrues.

Simoneta Vespuçi përdorte arsenikun, shushunjat dhe urinën e njeriut

Simoneta Vespuçi, ishte muza e disa prej piktorëve më të mëdhenj të Rilindjes. Ajo u zgjodh për të modeluar perëndeshën e dashurisë, Venusin. Në periudhën e Rilindjes, të gjithë donin të dukeshin si ajo. Dhe kështu gratë kopjuan regjimin e saj kozmetik – shushunja, helme të ndryshme, gjithçka. (Bota.al)

http://www.bota.al/2018/09/nga-kleopatra-te…ukura-ne-histori/

TË LIDHURA

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët
Kuriozitete

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët

20:17 | 09/04/2026
Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Ndahet nga Mimoza Shkodra. Për kë e ka Seldi këtë mesazh?

Ndahet nga Mimoza Shkodra. Për kë e ka Seldi këtë mesazh?

Me armë, maska dhe doreza, si e tradhtoi qëndrimi shqiptarin

Me armë, maska dhe doreza, si e tradhtoi qëndrimi shqiptarin

Pse vonohet integrimi i Shqipërisë? Zyrtarët e PPE: Ja çdo bëhet me peshqit e mëdhenj!

Pse vonohet integrimi i Shqipërisë? Zyrtarët e PPE: Ja çdo bëhet me peshqit e mëdhenj!







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Dhjetë minutat e fundit sjellin gjithmonë telashe, Bylisi në ankth për mbijetesën para Partizanit
Sport

Dhjetë minutat e fundit sjellin gjithmonë telashe, Bylisi në ankth për mbijetesën para Partizanit

by mirseda
16:30 | 15/04/2026
0

Bylisi nuk siguroi më shumë se një pikë në ndeshjen delikate me Dinamon. Ajo që të bën...

Atentat ndaj gjyqtarit, qëllohet me armë gjatë ndeshjes

Atentat ndaj gjyqtarit, qëllohet me armë gjatë ndeshjes

16:18 | 15/04/2026
Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga

16:06 | 15/04/2026
Nuk do të jetë më opinionist i “BBV”?/ Reagon Arbër Hajdari

Nuk do të jetë më opinionist i “BBV”?/ Reagon Arbër Hajdari

15:49 | 15/04/2026
Raphinha shpërthen ndaj arbitrimit pas eliminimit të Barcelonës

Raphinha shpërthen ndaj arbitrimit pas eliminimit të Barcelonës

15:38 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com