Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Nga Guardiola tek Panucci, ja cilat janë justifikimet më të çuditshme

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Nga Guardiola tek Panucci, ja cilat janë justifikimet më të çuditshme

 

Duke marrë shkas nga deklarate e çuditshme që ka bërë Pep Guardiola një natë më parë në barazimin e ekipi të tij në Kupë, Daily Mail ka listuar disa nga këto justifikime të çuditshme. Guadiola theksoi si problem që nuk shënua ishte topi, pasi ai ishte shumë i lehtë dhe nuk ishte i përshtatshëm për të luajtur.

Ndërsa ndër vite ka pasur edhe disa deklarata të çuditshme sa i përket justifikimit të humbjeve, një ndër ta është edhe trajneri i Kombëtares shqiptare Cristian Panucci.

Ja 10 justifikimet më qesharake të publikuara nga “Daily Mail”:

10. Gjenet skoceze

Trajneri i Skocisë Gordon Strachan është sjellë si një Charles Dauin i vërtetë kur detyrohet të shpjegojë dështimin e vendit të tij për t’u kualifikuar në Kupën e Botës që zhvillohet verën tjetër në Rusi.

10

“Jemi mbrapa gjenetikisht,” është shprehur Strachan pasi barazimit 2-2 ndaj Sllovenisë që i dha fund shpresave të skocezëve për të shkuar në Rusi.

“Gjenetikisht ne duhet të punojmë për të përmirësuar gjendjen, mbase duhet të bashkojmë femrat dhe meshkuj të gjatë dhe të fortë dhe të shohim se ç’do të ndodhë.”

9. Bretkosat bëjnë shumë zhurmë

Në Kupën e Botës 2006, sulmi i frikshëm spanjoll bëri me makthe Ukrainën teksa La Roja shënoi katër herë në fitoren e thjeshtë të fazës së grupeve.

Në mbrojtje të paraqitjes së dobët të skuadrës së tij, qendërmbrojtësi ukrainas Vladislav Vasçuk i vuri fajin mungesës së gjumit një natë më parë për shkak të bretkosave që kishin bërë shumë zhurmë jashtë hotelit.

9

“Jashtë hotelit ka edhe shumë zogj,” është shprehur një zëdhënës i hotelit. “Sipas jush duhet të dalim t’i kapim të gjithë në mëngjes që të mos bëjnë zhurmë?”

8. Top me gunga

Mbrëmja e së martës nuk ishte e vetmja herë që një trajner fajëson topin për një rezultat zhgënjyes.

Por teksa topi ishte shumë i lehtë për të besuarit e Guardiola-s ndaj Volves, Keni Daglish i Njukastëll e ka cilësuar si të pakontrollueshëm kur përplasej në tokë ndaj Stevenage në FA Cup të vitit 1998.

8

Gjithsesi Njukastell e ktheu rezultatin negativ një javë më vonë dhe me sa duket topat do të kenë qenë në rregull.

7. Topat ishin të lehtë

Volves u bë ekipi i parë që mban rrjetën të paprekur këtë sezon ndaj Mançester Sitit teksa kryesuesit e Championship kanë blinduar portën për 120 minuta përpara se të humbnin me penallti.

7

Por Guardiola nuk i thuri elozhe mbrojtjes kundërshtare, duke fajësuar topat e përdorur. “Topi ishte i papranueshëm për një kompeticion të nivelit të lartë,” shprehet Pep pas ndeshjes. “Ishte shumë i lehtë, lëvizte kudo në fushë. Nuk ishte një top i mirë. Ishte e pamundur të shënoje me atë top.

“Nuk po justifikohem. Por të gjithë lojtarët më thanë që ishte i papranueshëm. Më vjen keq, por nuk është një top serioz për një kompeticion serioz.”

6.Fanellat e dyta ngjyrë gri

Kur Mançester Junajtid ishte në disavantazh 3-0 ndaj Southampton pas pushimit të pjesës së parë në prill të 1996, Sir Aleks Ferguson fajësoi fanellat e dytë të skuadrës së tij që ishin ngjyrë gri.

6

Gjatë pushimit Ferguson kërkoi që Junajtid të ndryshonte fanellë dhe ashtu ndodhi. “Lojtarëve nuk u pëlqen fanella gri. Ata e kanë të vështirë të dallojnë njëri-tjetrin. Na duhej të ndryshonim fanellat.”

Skuadra e tij humbi gjithsesi, megjithëse paraqitja e lojtarëve të tij u përmirësua, me Rajan Gigs që shënoi golin e nderit për Djajtë me ndeshjen që përfundoi 3-1.

5. Ngjyrat përreth fushës

Forma e dobët e Uest Hem është e mirë-dokumentuar tashmë pasi kanë ndryshuar stadium.

Rezultatet e këqija janë justifikuar me praninë e tifozëve shumë larg fushës, apo çështje ambientimi. Por tani Biliç ka deklaruar se duhet të ndryshohet ngjyra që rrethon fushë, pasi lojtarët e kanë të vështirë të dallojnë limitet e saj.

5

“Nuk është e lehtë për një lojtar që të shohë mirë fushën kur edhe përtej saj vazhdon e njëjta ngjyrë. Është diçka që ndikon psikologjikisht te lojtarët.”

4. Mungesa e kapësve të topave

Zhoze Mourinjo është mjeshtri i devijimit të vëmendjes nga paraqitja e skuadrës së tij pas një rezultati negativ dhe justifikimet janë nga më të ndryshmet. Por në 2011, kur një gol në fund të takimit nga Lionel Messi i dha trofeun Barcelona-s në Superkupën spanjolle ndaj Real Madrid, trajneri portugez shpiku një justifikim tepër origjinal.

4

“Ajo që po them nuk është një kritikë, por një fakt. Nuk kishte kapës topash në pjesën e dytë,” shprehet Mourinho.

“Kjo është diçka tipik e skuadrave të vogla që kanë vështirësi,” shton ai në referencë për ekipin që ka mesatarisht 80,000 tifozë në ndeshjet brenda.

3. Heqja e statujës së Majkëll Xheksonit

Kur Shahid Khan mori drejtimin e Fulham një nga vendimet e tij të para ishte të zhvendoste statujën e panevojshme të Majkëll Xhekson që ishte vendosur nga ish-pronari Mohamed Al-Fayed jashtë stadiumit.

Por pas një sezoni zhgënjyes, Al-Fayed, i cili ishte një mik i ngushtë i Xhekson dhe madje e kishte ftuar të shikonte një ndeshje në Craven Cottage, e dinte përse kishte ndodhur.

3

“Statuja sillte fat dhe ne e hoqëm fatin nga klubi dhe tani duhet të paguajmë çmimin. U habita kur Khan më tha se donte ta hiqte.”

“Dhe tani ai ka paguar çmimin duke rënë nga kategoria. Më telefonoi duke më thënë se donte ta rivendoste statujën. I thashë ‘në asnjë mënyrë’.”

2. “Tekken II” dhe “Tomb Raider”

Pas tre gabimet e tij i kushtuan goxha Liverpool-it ndaj Njukastëll në 1997, David Xhejms gjeti një justifikim tepër qesharak.

Xhejms citoi varësinë ndaj lojërave kompjuterike si arsyen e paraqitjes skandaloze ndaj Njukastëll, duke thënë se kalonte shumë kohë duke luajtur PlayStation.

2

“Jam shpërqendruar duke luajtur Tekken II dhe Tomb Raider për orë të tëra,” shprehet Xhejms. Fatkeqësisht ky justifikim nuk mjaftonte për James, dhe ai u la jashtë Kupës së Botës në Francë 1998,

1.Çorapet e ashpra

Thonë që një punëtor i mirë asnjëherë nuk fajëson mjetet e tij por kjo është diçka që nuk vlen për futbollistët, dhe sidomos për trajnerin aktual të përfaqësueses shqiptare Kristian Panuçi.

Pas barazimit pa gola të Italisë ndaj Danimarkës në ndeshjen hapëse të Euro 2004, Panuçi fajësoi çorapet.

1

“Kisha plagë në thembër pas ndeshjes,” shprehet Panuçii. “Materiali me të cilin janë prodhuar këto çorape është shumë i ashpër.”

Por shoku i ekipit Gatusso nuk e pëlqeu aspak këtë justifikim. “Mos më bëj të qesh me këto idiotësirat e çorapeve. Kenianët vrapojnë qindra kilometra zbathur.”(p.sport)

Tags: cilatçuditshmeGuardiolajanëjustifikimetpanucci

TË LIDHURA

TJETËR TRONDITJE PËR SPORTIN/ Ndërron jetë në pistë piloti 20-vjeçar
Sport

TJETËR TRONDITJE PËR SPORTIN/ Ndërron jetë në pistë piloti 20-vjeçar

12:48 | 04/07/2025
Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja
Sport

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

22:54 | 03/07/2025
Milan, sulmuesi i shpreh dashurinë kuqezinjve: Luaj te klubi i ëndrrave
Sport

Milan, sulmuesi i shpreh dashurinë kuqezinjve: Luaj te klubi i ëndrrave

19:42 | 03/07/2025
Next Post
Basha merr zemër nga Yee: Prokurorët e gjyqtarët t’i shkojnë deri në fund çështjes ‘Tahiri’

Basha merr zemër nga Yee: Prokurorët e gjyqtarët t’i shkojnë deri në fund çështjes ‘Tahiri’

Burrel, tritol makinës së biznesmenit

Burrel, tritol makinës së biznesmenit

Dritaret e reja drejt Universit, janë valët gravitacionale

Dritaret e reja drejt Universit, janë valët gravitacionale

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

U kap me kokainë dhe ekstazi, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

U kap me kokainë dhe ekstazi, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

by mirseda
13:04 | 04/07/2025
0

Një 38-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.K.,është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi gjatë kontrollit në automjet,...

TJETËR TRONDITJE PËR SPORTIN/ Ndërron jetë në pistë piloti 20-vjeçar

TJETËR TRONDITJE PËR SPORTIN/ Ndërron jetë në pistë piloti 20-vjeçar

12:48 | 04/07/2025
Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri me qëllim shitjen! Sekuestrohen 8 pistoleta, në pranga 2 persona

Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri me qëllim shitjen! Sekuestrohen 8 pistoleta, në pranga 2 persona

12:37 | 04/07/2025
E rëndë në Librazhd! Në kushte depresioni, 33-vjeçari konsumon pesticide

E rëndë në Librazhd! Në kushte depresioni, 33-vjeçari konsumon pesticide

12:21 | 04/07/2025
‘Furtunë’ në Qafë Botë: 14 arrestime, përfshi kreun e Zyrës Doganore, nga pala greke.

‘Furtunë’ në Qafë Botë: 14 arrestime, përfshi kreun e Zyrës Doganore, nga pala greke.

12:03 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com