Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nga demagogët tek mjegullnaja mendore: Efektet anësore të epokës së informacionit

9 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Stil
Nga demagogët tek mjegullnaja mendore: Efektet anësore të epokës së informacionit

Demagogët kanë pasur gjithmonë një këmbë brenda arenës politike. Nëse mundeni të rrëmbeheni nga një valë paragjykimesh dhe injorance, dhe të rrisni spektrin kanosës ndaj “elitave” konspirative, duke mos qenë veçanërisht mirënjohës ndaj fakteve, do të merrni në anën tuaj një pjesë të madhe të qytetarëve.

Dhe në një epokë, ku jetët tona të përditshme janë të zhytura plotësisht në një tepri të pandërprerë informacioni, demagogët kanë më shumë fuqi se kurrë më parë. Qasja e jashtëzakonshme mbi një sasi shumë të madhe informacioni ka zhvleftësuar faktet, duke prishur vijën ndarëse mes ekspertëve dhe demagogëve. A ka aktualisht një mbingarkesë informacioni? Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mesazhet e pandërprera që dërgojmë nëpër telefon, e-mailet, kontrollin e Facebook-ut, dhe qindrat kanalet televizive.

Sikurse e thekson profesori i psikologjisë Daniel Levitin: “Në vitin 1976, në supermarketet në SHBA kishte mesatarisht 9000 produkte, sot ka mbi 40.000. E megjithatë shumica prej nesh, mund të arrijnë të blejnë maksimumi 150 artikuj, duke injoruar dhjetëra mijëra produkte sa herë dalim për pazar”.

Edhe magazinimi po na mbingarkon. Levitin thotë se 10 vitet e fundit ne kemi krijuar më shumë informacion se sa në gjithë historinë njerëzore të marrë së bashku, që e paraprin këtë dekadë. “Unë kam lexuar vlerësimet se ka pasur rreth 30 exabyte informacion 10 vjet më parë, ndërsa sot ka 300 exabyte”- thotë Levitin.

Por Earl Miller, neuroshkencëtar në “Institute of Technology of Massachusets” në SHBA, vë në dukje se në mesin e kësaj sasie të madhe informacioni, dhe nevojës për të zgjedhur, truri ynë nuk është i përgatitur për të kryer shumë detyra.

“Kur njerëzit mendojnë se janë duke kryer shumë gjëra në të njëjtën kohë, ata janë në fakt duke lënë një punë për t’u marrë me diçka tjetër. Dhe çdo herë që e bëjnë këtë, kjo ka një kosto konjitive” shpjegon Miller.

Në fakt, është zbuluar se kryerja e shumë detyrave rrit prodhimin e kortizolit, një hormon stresi, si dhe adrenalinës, e cila mund të tejstimulojë trurin dhe shkaktojë një “mjegullnajë mendore”.

Por, si ndodh kjo, dhe pse duhet të dëgjojmë ekspertë si Levitin dhe Miller? Në epokën e mbingarkesës së informacionit, një gënjeshtar është po aq i pushtetshëm sa edhe një “ekspert”. Professor Tom Nichols, mendon se jemi duke përjetuar atë që është “vdekja e ekspertizës” .

“Me këtë, nuk nënkuptoj vdekjen e ekspertizës aktuale, njohuritë e gjëra të veçanta të disa njerëzve në fusha të ndryshme. Do të ketë gjithmonë mjekë, avokatë, inxhinierë, dhe specialistë të tjerë. Ajo që druhem, është se ka vdekur çdo lloj dije e ekspertizës, teksa gjithçka mund të ndryshojë mendimet tona apo mënyrën e jetesës”- shkruan Nichols.

Edhe mjekët po e humbin autoritetin e tyre, ndërsa njerëzit po konsultohen gjithnjë e më shumë në internet për të diagnostikuar veten e tyre, duke rezultuar në shtimin e fenomenit që njihet gjerësisht si sajberkondria. Vetëm pse mund të gjeni disa simptoma në një motor kërkimi në internet, kjo s’do të thotë se e keni atë sëmundje, apo se e dini më mirë se një mjek mënyrën e trajtimit të saj.

Ngulitja në tru e asaj që tashmë mendojmë se dimë, është bërë shumë më e lehtë. Nuk na nevojitet një shkencëtar, që të na thotë si qëndron e vërteta. Pasi futim një ide në kokën tonë, faktet e kundërta që ndeshim rrugës, nuk mund të shkaktojnë domosdoshmërisht ndryshim opinioni. 

Studimet e fundit, të publikuara në “Journal of Personality dhe Social Psychilogy”, përshkruajnë eksperimente ku pjesëmarrësit ballafaqohen me faktet që qenë kundër pikëpamjeve të tyre, dhe kishin të ngjarë të riformësonin pikëpamjet e tyre si çështje të mendimit dhe moralit personal (për të cilën ata kishin çdo të drejtë).

Nga ana tjetër, pasi faktet e paraqitura qenë në përputhje me mendimin e tyre, ata deklaronin se këto të fundit ishin të bazuara në fakte, dhe nuk evokonin dhe aq moralin.

Hulumtuesit arritën në përfundimin, se sistemet e besimit tek njerëzit përfshinin një aspekt të “pafalsikueshmërisë”, që ata e përdorin për qëllime mbrojtëse dhe sulmuese. Funksioni mbrojtës shërben për të mbështetur pikëpamjen e tyre mbi botën dhe ndjenjën e identitetit, ndërsa kushdo që hyn në seksionin e komenteve të shumicës së postimeve në Facebook, mund të kuptojë se çfarë është mbi të gjitha qëllimi sulmues.

Kërkime të mëtejshme nga shkencëtarët e Dartmouth College, zbuluan implikimet e “efektit korrektues”. Efekti përshkruan një fenomen, ku “korrigjimet në fakt rrisin perceptimet e gabuara”. Në thelb, kur dëgjojnë të dyja anët e një argumenti, njerëzit kanë tendencë të përkrahin atë me të cilin bien tashmë dakord, pavarësisht provave korrigjuese.

Kërkuesit e panë këtë të lidhur me procesin me të cilin njerëzit “forconin pikëpamjet e tyre që ekzistonin më parë”. Sigurisht, është edhe efekti Dunning-Kruger, ku njerëzit jo shumë të zgjuar nuk kanë aftësinë të dinë se s’janë të zgjuar, dhe në fakt e dyfishojnë ndjesinë e tyre të superioritetit. Përkundrazi, njerëzit e zgjuar mund të nënvlerësojnë vërtet aftësitë e tyre. Pra, më pak inteligjentët bëhen më të zhurmshëm, dhe inteligjentët i mbajnë gjërat për veten e tyre.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Daniel Levitindemagogëtepoka e informacionitInstitute of Technology of MassachusetsMillermjegullnaja mendoreTom Nichols

TË LIDHURA

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?
Stil

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Vasili: Pritëm 13 vite, këto muaj të fundit na kanë mbetur vetëm protestat, deri në fitore
Aktualitet

Vasili: Pritëm 13 vite, këto muaj të fundit na kanë mbetur vetëm protestat, deri në fitore

19:36 | 22/12/2025
“S’do ketë vrimë ku të fshiheni”, Balliu: Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit,
Kryesore

“S’do ketë vrimë ku të fshiheni”, Balliu: Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit,

19:27 | 22/12/2025
Next Post
Finalja e “Cardiffit”, Reali i Madridit përballë Juventus

Finalja e “Cardiffit”, Reali i Madridit përballë Juventus

Paqja në Siri, vendoset data e takimit Trump-Putin

Paqja në Siri, vendoset data e takimit Trump-Putin

Projekti nazist “Lebensborn”: “Super-fëmijët” e harruar nga librat e historisë

Projekti nazist “Lebensborn”: “Super-fëmijët” e harruar nga librat e historisë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik
Showbizz

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

by mirseda
22:37 | 22/12/2025
0

Krijuesi i videolojës “Call of Duty”, Vincent Zampella ka humbur jetën në një aksident me makinë në...

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

21:58 | 22/12/2025
Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Inter në kërkim të një portieri

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com