Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nga Çehovi tek Kafka, jeta e dyfishtë e shkrimtarëve të famshëm

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Nga Çehovi tek Kafka, jeta e dyfishtë e shkrimtarëve të famshëm

Sa shpesh ndodh që shumë prej nesh të kenë “ëndrra të dyfishta”? Midis gjërave që bëjmë dhe atyre që dëshirojmë, midis asaj që bëjmë, dhe ëndrrave tona të përditshme. Njihuni me jetën 5 shkrimtarëve të famshëm që jetuan si shkrimtarë, po në jetë kishin edhe një profesion tjetër.

Anton Çehov ishte mjek në profesion

“Mjekësia është gruaja ime e ligjshme, ndërsa letërsia është e dashura ime”- tha në një rast shkrimtari rus. Në vitin 1879, Çehov përfundoi gjimnazin dhe u pranua në shkollën e mjekësisë në Universitetin e Parë Shtetëror të Mjekësisë në Moskë. Në vitin 1884, u diplomua si mjek, të cilin e konsideroi profesionin e tij kryesor, megjithëse prej tij fitoi pak para ngaqë i kuronte falas të varfrit.

Ai ishte shtylla ekonomike e familjes së tij, pasi i ati mundi të punonte me rroga të vogla, pasi falimentoi në biznesin e tij. I cilësuar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të historive të shkurtra, Çehov shkroi gjithashtu drama klasike si “Pulëbardha”, “Xhaxha Vanja”, “Tre Motrat” ​​dhe “Pemishtja me qershi”.

Bram Stoker, ishte menaxher teatri

Sot ai është i njohur më së shumti për romanin e tij gotik “Drakula” të vitit 1897. Por gjatë jetës së tij, ai ishte më i njohur si ndihmësi personal i aktorit Henri Irving, dhe si menaxher në Teatrin e Liceut në Londër, që ishte pronë e Irving.

Në vitet e para të fëmijërisë, Stoker u dergj në shtrat nga një sëmundje të panjohur, derisa filloi shkollën në moshën 7-vjeçare, kur u shërua plotësisht. Pas shërimit, ai u rrit pa sëmundje të mëtejshme serioze, madje duke shkëlqyer si atlet në Kolegjin Triniti, Dublin, të cilin ai ndoqi gjatë viteve1864-1870.

Ai u diplomua me rezultate të shkëlqyera në matematikë. I frymëzuar nga udhëtimet e tij, Stoker botoi në vitin 1875 historinë e tij të parë horror “Rruga Primrose”. Ai vazhdoi të botonte shkrime, ndërsa administronte teatrin londinez, përfshirë romanet “Nën Muzg” (1882) dhe “Kalimi i gjarprit” (1890), duke marrë disa vlerësime modeste. Përveç “Drakula”, Stoker publikoi më shumë se një duzinë romanesh para vdekjes së tij në vitin 1912.

Franc Kafka, ishte punonjës në një kompani sigurimesh

Tragjedia e goditi shpesh familjen e shkrimtarit, që hodhi dritë mbi luftën e brendshme të njeriut për mirëkuptim dhe siguri në romanet e tij si “Amerika”, “Procesi” dhe “Kështjella”. Dy vëllezërit e tij më të vegjël, Georg dhe Hajrih, vdiqën që kur ishte foshnje në kohën kur Kafka ishte 6 vjeç.

Për pasojë Kafka mbeti djali i vetëm në një familje me 3 motra, ku që të gjitha do të vdisnin më vonë në kampet naziste të vdekjes apo në ndonjë geto polake. Kafka nisi studimet për kimi në Universitetin Deutsche Karl-Ferdinand të Pragës në vitin 1901. Por 2 javë më vonë ndryshoi degë, duke vazhduar studimet për jurisprudencë.

Megjithëse as kjo fushë nuk e entuziazmoi, ajo i ofroi një sërë mundësish për të bërë karrierë, gjë që i pëlqeu babait të tij. Për më tepër, studimet për drejtësi kërkonin një kurs më të gjatë studimi, dhe kjo i dha kohë Kafkës të ndiqte kurset në studimet gjermane dhe historinë e artit.

I ati pati një ndikim të madh si në jetën ashtu edhe në shkrimet e Kafkës.

Ai ishte një lloj tirani në familje, me një temperament të egër, dhe kishte shumë pak vlerësim për anën krijuese të djalit të tij. Pas përfundimit të shkollës, u punësua në një kompani sigurimesh, në Institutin e Sigurimit të Aksidenteve të Punëtorëve për Mbretërinë e Bohemisë.

Ai punoi aty për gati 1 dekadë, dhe ra në sy për etikën e tij të palodhur të punës, duke u bërë krahu i djathtë i shefit të tij. Ai vazhdoi të shkruante, duke botuar një nga tregimet e tij më të njohura, “Metamorfoza”, në vitin 1915.

Artur Konan Dojl ishte kirurg në profesion

Tradita familjare do t’i kishte diktuar ndjekjen e një karriere artistike. Por Artur vendosi të ndiqte karrierën si mjek. Ky vendim u ndikua nga dr.Brajan Uoller, një qiraxhi që banonte tek ata për të ndarë shpenzimet e jetesës. Uoller ishte diplomuar në Universitetin e Edinburgut, dhe po atje u dërgua edhe Artur për të kryer studimet e tij në mjekësi.

Studenti i ri i mjekësisë, u njoh aty me një numër shkrimtarësh të ardhshëm që po ndiqnin të njëjtin universitet, përfshirë Xhejms Berrin dhe Robert Stivenson. Por njeriu që i bëri më shumë përshtypje dhe që ndikoi tek ai, ishte pa dyshim një nga pedagogët e tij, dr.Xhozef Bell.

Ky mjek ishte mjeshtër në vëzhgim, logjikë, deduksion dhe diagnostikim. Të gjitha këto cilësi, do të gjendeshin më vonë në personazhin e detektivit të njohur Sherlok Holms. Puna e parë e Dojl si mjek ishte brenda anijes me avull “Mayumba”, duke udhëtuar nga Liverpuli në Afrikë. Më pas u zhvendos me punë në Plajmauth, dhe prej andej në Portsmuth ku hapi klinikën e tij. Më vonë do të hiqte dorë plotësisht dorë nga profesioni, dhe do t’ia kushtonte gjithë vëmendjen letërsisë.

Herman Melvil, punonte si inspektor doganor

Në pamundësi për të nisur një punë të mirë, Melvil ndoqi këshillën e vëllait të tij për të punuar si anëtar ekuipazhi në një anije. Në vitin 1839, ai ishte pjesë e ekuipazhit të anijes tregtare “Sant Lawrence”, që udhëtonte nga Nju Jorkut në Liverpul, dhe anasjelltas.

I njohur për një varg romanesh bazuar në aventurat e tij në det, Melvil iu përkushtua më seriozisht letërsisë nga fundi i viteve 1840.

Por e humbi menjëherë lexueshmërinë e tij dhe stabilitetin e tij financiar. Romani i tij më i njohur “Moby Dick” i vitit 1851, nuk u prit aq mirë në fillim dhe kjo e çoi drejt një krize nervore në vitin 1856. “Dollarët më kanë mallkuar!”- i shkruante Melvil mikut të tij Nataniel Houtorn në lidhje me problemet e tij ekonomike.

Në vitin 1866, ai siguroi më në fund të ardhura të qëndrueshme (rreth 4 dollarë në ditë) si zëvendësinspektor doganash në portin e Nju Jorkut. Ai e mbajti atë punë për 22 vitet e ardhshme, ndërsa vazhdoi të shkruante në mbrëmje, në fundjavë dhe gjatë pushimeve. Melvil vdiq në vitin 1891, kryesisht i harruar nga bota letrare. Por botimi shumë i vonuar i romanit të tij të fundit “Billy Budd” në vitin 1924, ndihmoi në ringjalljen e interesit mbi veprën e tij.

Burimi i lajmit: https://www.thevintagenews.com/2016/08/04/the-double-life-of-famous-authors-example-arthur-conan-doyle-was-a-surgeon/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: cehovikafkashkrimtare

TË LIDHURA

Kallas: Rusia s’ka shanse kundër NATO-s, aleanca qëndron e bashkuar
Bota

Kallas: Rusia s’ka shanse kundër NATO-s, aleanca qëndron e bashkuar

14:37 | 18/06/2025
Izraeli: Droni yni u rrëzua në Iran, nuk ndalemi në sulmet tona
Bota

Izraeli: Droni yni u rrëzua në Iran, nuk ndalemi në sulmet tona

13:44 | 18/06/2025
Irani i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale
Bota

Irani i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale

12:05 | 18/06/2025
Next Post
Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

Meta: Rama ka kartelë psikiatrie, me 25 prill do kërkojë mëshirë

Meta: Rama ka kartelë psikiatrie, me 25 prill do kërkojë mëshirë

Basha tregon 3 detyrat që do të bëjë në qeveri për vaksinimin

Basha përmend një tjetër premtim të Ramës të pambajtur

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Furnizonin me karburant mjete lundruese pa kasë fiskale, nën hetim administratori
Aktualitet

Furnizonin me karburant mjete lundruese pa kasë fiskale, nën hetim administratori

by mirseda
14:41 | 18/06/2025
0

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht administratorin dhe menaxherin e një karburanti në portin e Himarës, pasi...

Guardiola hedh vështrimin nga titulli i Kupës së Botës

Guardiola hedh vështrimin nga titulli i Kupës së Botës

14:40 | 18/06/2025
Kallas: Rusia s’ka shanse kundër NATO-s, aleanca qëndron e bashkuar

Kallas: Rusia s’ka shanse kundër NATO-s, aleanca qëndron e bashkuar

14:37 | 18/06/2025
I vuri zjarrin banesës së një shtetaseje, arrestohet 27-vjeçari në Roskovec

I vuri zjarrin banesës së një shtetaseje, arrestohet 27-vjeçari në Roskovec

14:34 | 18/06/2025
Hidhet shorti i Premier League/ Spikat super-përballja United – Arsenal

Hidhet shorti i Premier League/ Spikat super-përballja United – Arsenal

14:31 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com