Meta: Rama ka kartelë psikiatrie, me 25 prill do kërkojë mëshirë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vijuar sulmet në distancë ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjatë një prononcimi nga Vlora, Meta u shpreh se Rama ka kartelë psikiatrie që prej kohës së komunizmeit, dhe më 25 prill do të kërkojë mëshirë.

Kreu i Shtetit tha se Rama dhe ministrat e tij nuk do të kenë shans që të bëjnë në Vlorë, atë që bënë në Dibër dhe Shijak.

Meta deklaroi se do jetë gjithmonë i pranishëm në Vlorë, dhe se e pret Ramën dhe këdo tjetër që të ballafaqohen.

Ilir Meta: ”Kryeministri në detyrë ka një avantazh të madh në krahasim me të gjithë deputetët e drejtuesit që i urdhërontë shkelin ligjin. Ai ka një kartelë që në kohën e komunizmit. Në datën 25 në darkë kur shqiptarët të kenë thënë fjalën e tyre të fundit, ai do të nxjerrë kartelën. Ndërsa Damiani nuk ka kartelë, as ministrat e tjerë dhe as drejtorët. Të bëjnë kujdes. Unë në Vlorë do të jem gjithë kohës, me të gjithë. Do jem me Nikoll Lesin me Ylli Rakipin që janë gaztearë të njohur, ju e dini. E ftoj dhe Ramën.

Ama, kujton Edi Rama, kujton ky tërmeti se mund të bëjë atë që ka bërë në Dibër e në Shijak. Vlora, Vlora, ia bën for a. ai përmend Bujar Leskaj, ai është një legjndë. Ai tmerrohet se njerëz si Leskaj nuk i blen dot, është vite dritë larg këtyre personaliteve e patriotëve. Ai mesazhin do ta marrë më 26 prill. Nëse ka emra të tjerë të na i thotë. Kam ardhur natën dhe ditën, nëse Buja Leskaj është subjekt i OFL-së, jam krenar që jam takuar me të se janë njerëz me parime. Kam një thirrje, zotit tërmet e qametit që kujton se do blejë Vlorën e vlonjatët, këtu jam, jam i gatshëm, këtu më kanë.”