Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nevoja urgjente për rigjykimin e vrasjeve pa emër në Tropojë

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Nevoja urgjente për rigjykimin e vrasjeve pa emër në Tropojë

Nga Mero Baze/ Zylfije Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj, të vrarë në spiralen e dhunës që shpërtheu për arsye politike në Tropojë, jep një detaj të ri në intervistën e saj për “Shqiptarja.com”, detaj i cili nuk është thënë kurrë më parë në çdo përshkrim të nisjes së konfliktit mes Sali Berishës dhe tyre. Bëhet fjala për skenën e 23 qershorit 1997, kur në udhëtimin e tij për në Tropojë, Berisha, por dhe njerëzit afër tij, e kanë paraqitur si një pritë të bërë nga Haklajt, ndërsa ai zbriti nga trageti, dhe më pas, si antimiting kundër tij, që prodhoi kasetën e famshme që u bë strumbullari i vrasjeve pa fund.

Kaseta e cila është lakuar aq shumë, tregon se si Sali Berisha u kërkon rojeve të tij ta rrëmbenin një prej vëllezërve Haklaj që po protestonte kundër tij, dhe t’ia çonin Berishës në Tiranë. Mbi këtë kasetë pastaj u thurrën shumë legjenda dhe u përdor deri në fund si mekanizëm alibie dhe pabesie, që nga vrasja e Azemit, e deri tek vrasjet e fundit në Tropojë.

Por të gjithë që kanë folur rreth pikënisjes së konfliktit, kanë folur vetëm për vrasjen enigmatike në Milot më 22 qershor, dhe që Haklajt fajësuan Berishën për to, por jo për faktin që Berisha nuk ka lejuar arkivolët e dy të vrarëve të udhëtojnë në një traget me të, duke shkaktuar zemërim dhe duke shpjeguar arsyen, përse njerëzit prisnin përtej tragetit. Pritjen përtej tragetit të kundërshtarëve të tij, Sali Berisha e ka shpjeguar gjithnjë si pritë për atë, duke justifikuar kështu faktin pse shpërtheu ndaj tyre.

Për herë të parë një pjesëtare e familjes zbulon një detaj i cili ndryshon shumë arsyet përse nisi konflikti dhe kalon tërësisht peshën e fajit nga Sali Berisha, jo vetëm si mbështetës i vrasjeve, por dhe si inicues i një konflikti makabër, i cili mes të tjerash i mori jetën dhe një prej politikanëve kryesorë të pluralizmit në Shqipëri, Azem Hajdarit.

Por më tej, në rrëfimin e saj shikon se ka një motiv të madh, që reforma në drejtësi, por sidomos Vettingu, duhet të shkojë në sitë çdo prokuror dhe gjyqtar që ka vepruar në Tropojë nga viti 1997, dhe që ka mbyllur pa autorë shumicën e këtyre vrasjeve.

Sa herë që është shkruar e rishkruar historia e këtyre vrasjeve, gjithmonë është shmangur ky detaj, që ka të bëjë me nisjen e konfliktit të udhëtimit të Berishës drejt Tropojës.

Historia është paraqitur si një kundërvënie politike. Në fakt, ky detaj tregon se kundërvënia ka qenë njerëzore dhe shkak i nxitjes së saj, ka qenë vetë Sali Berisha.

Vendimi i tij për të mos lejuar të transportohen dy viktimat e një vrasjeje, duket se ka brenda jo vetëm kompleksin për autorët e vrasjeve, por dhe përpjekjen për t’iu imponuar atyre në një ditë tragjike për ta.

Kjo do të mjaftonte që dosjet e vrasjeve pa emër në Tropojë të rihapoen nga një gjykatë speciale, dhe të analizohet çdo detaj, larg emocioneve politike të kohës kur kanë ndodhur, dhe të vihet në vend drejtësia.

Shumë prej gjyqtarëve dhe prokurorëve të sotëm kanë bërë karrierë nën pushtetin e Berishës, falë përdorimit në këto histori të pista, dhe vetë Berisha është përpjekur të viktimizohet duke e mbajtur të vërtetën larg syve të publikut.

Nëse dosjet e korrupsionit shumica janë parashkruar dhe kanë kaluar afatet, nëse historia e “Rrugës së Kombit” është shamngur nga rigjykimi për shkak të “detyrës” së re të Bashës, nëse historia e Gërdecit po përpiqet të kthehet nga djali i Berishës, në histori pazari për të fituar gjyqin ndaj atyre që e kanë bërë personazh filmi në Hollivud, historia e vrasjeve të Tropojës duhet të bëhet shembull se si drejtësia vonon, por nuk harron.

Vrasjet nuk parashkruhen dhe hapja e tyre një për një, nga një gjykatë speciale, do të ishte ndoshta produkti kryesor i vendosjes së drejtësisë pas reformës./Tema/

Tags: Nevojapa emërrigjykiminTropojëurgjentevrasjeve

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Next Post
Vajza me shami që po bën xhiron e rrjetit ka një mesazh për fenë islame (Video)

Vajza me shami që po bën xhiron e rrjetit ka një mesazh për fenë islame (Video)

Kryeplaku i fshatit humb toruan, plagos me thikë të atin

Kryeplaku i fshatit humb toruan, plagos me thikë të atin

Producenti akuzon rëndë Noizyn: E mora nga rruga, e bëra artist dhe… (Video)

Producenti akuzon rëndë Noizyn: E mora nga rruga, e bëra artist dhe... (Video)







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh
Showbizz

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

by mirseda
21:50 | 27/01/2026
0

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese,...

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

21:28 | 27/01/2026
Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

21:05 | 27/01/2026
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com