Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Nesër protesta kombëtare, Vatnikaj: Do ketë të infiltruar, Policia të bëjë detyrën

3 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore

“Rama, jepe dorëheqjen!”, “Lironi çunat, lironi trimat”, thërrasin protestuesit në këtë ditë të 34-tër të protestës. Para mbërritjes para Kryeministrisë, në mënyrë simbolike qytetarët kaluan para Ministrisë së Brendshme, pas arrestimit të 19 protestuesve ditën e djeshme. Aktivistja dhe pjesë e grupit organizatues të protestës, Sidorela Vatnikaj solli shqetësimet e ngritura nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për dhunën joproporcionale të ushtruar nga policia. Ajo kërkoi hetim të pavarur dhe lirimin e menjëhershëm të protestuesve.

”Pas ngjarjes së djeshme ne kemi përgatitur një deklaratë. Deklaratë kundër dhunës: Protesta është e drejtë kushtetuese, çdo përpjekje për t afrikësuar apo shtypur përbën shkeljen e të drejtës themelore. Dënojmë përdorimin e gazit pa paralajmërim, shtyrjen e protestuesve. Monitorimi i KSHH ka konstatuar tejkalim të kompetencave të policisë. I kërkojmë policisë të japë shpjegime dhe të mundësojë hetim të pavaruar për tejkalim të kompetencave, çdo efektiv duhet të mbajë përgjegjësi. Dhuna e ushtruar ndaj një protestuesi në Zvërnec, nuk ishte rast i izoluar sepse një grup protestuesish dje u përballën me dhunë joproporcionale. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm, ndalimet arbitrare dhe dhuna nuk mund të përdoren si mjet frikësimi”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Vatnikaj ka lexuar në protestë edhe një komunikat ku i bën thirrje ndaj Policisë së Shtetit për të ndalur kontrollin e emigrantëve që po vijnë në Shqipëri për të qenë pjesë e protestës mbarëkombëtare të thirrur për ditën e nesërme. Ajo e ka cilësuar një veprim të tillë si represion policor, ndërsa u ka bërë thirrje bluve që të mos ushtrojnë dhunë dhe të mos lejojnë dhe tolerojnë të infiltruarit në protestë që mund të provokojnë dhunë.

”Të shqetësuar për kontrolle të imtësishme në kufi për diasporën që po vjen në Tiranë. Ndalni dhunën dhe represionin policor. I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit që në protestën e nesërme të distancohet nga çdo akt dhune dhe nga tolerimi i personave të infiltruar. Detyra juaj është të garantoni sigurinë e qytetarëve, jo të nxisni dhunë. U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që do t’i bashkohen nesër protestës të mbrojnë karakterin paqësor të saj”, tha ajo.

TË LIDHURA

Aktualitet

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026
Aktualitet

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026
Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në Roskovec/ Plagoset rëndë 75-vjeçarja,

09:06 | 07/10/2026
Next Post

“Hapni profile false dhe komentoni!”/ Mesazhi që po qarkullon, PS aktivizon patronazhistët?

Dy valixhe plot kanabis/Tentuan të kalonin rreth 50 kilogram drogë nga Rinasi, përfundojnë në polici

Arvina Lleshi lexon letrën e shoqatave: Katër kërkesa për qeverinë







JU REKOMANDOJMË

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026

Shpërthen bombula e gazit në Roskovec/ Plagoset rëndë 75-vjeçarja,

09:06 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

by mirseda
09:28 | 07/10/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në platformën X një mesazh me rastin e trevjetorit të 7 tetorit,...

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026

Shpërthen bombula e gazit në Roskovec/ Plagoset rëndë 75-vjeçarja,

09:06 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com