Nesër zhvillohet seanca e radhës për kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, në Francë, ku pritet të merret vendimi përfundimtar.
Haradinaj u ndalua nga shteti francez më 4 janar të këtij viti, si pasojë e një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia, e cila e akuzon kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për krime lufte.
Pas disa seancave, shqiptarët besojnë se nesër do të jetë dita e fitores për Haradinajn, i cili pritet të lirohet nga trupi gjykues i Colmarit në Francë.