Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Nëse posedon këto vlera, ti je një person i fortë mendërisht

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Nëse posedon këto vlera, ti je një person i fortë mendërisht

Teorikisht, përvojat që kalojmë na bëjnë më të fortë dhe më të mirë. Të jesh optimist, të kesh nën kontroll jetën tënde dhe të mos ndihesh keq për veten janë vetëm disa nga karakteristikat tek të cilat duhet të punojmë. Por ja cilat janë disa nga karakteristikat që kanë personat e fortë mendërisht sipas Amy Morin, ekspert i forcës mendore.

  1. Ti di si të ekuilibrosh emocionet me logjikën

Nuk ka të bëjë me faktin që pushtoheni nga ndjenjat. Bëhet fjalë për balancën mes të dyjave, për të parë nëse emocionet mbizotërojnë logjikën gjatë vendimmarrjes. Nëse jeni mendërisht i fortë, ju dini se si t’i balanconi këto dy gjëra.

  1. Ju kaloni kohën tuaj duke punuar

Dikush mund të ketë një mijë arsye për të mos shkuar në punë. Njerëzit e fortë mendërisht përqendrohen në atë që duan të arrijnë dhe shmangin harxhimin e kohës në aktivitete joproduktive.

  1. Ju besoni në aftësinë tuaj për t’u përshtatur me ndryshimin

Jeta ndryshon vazhdimisht dhe nganjëherë ne e kemi të vështirë të përshtatemi me rrethanat e reja. Shumica e njerëzve vetëm përpiqen t’i rezistojnë këtyre ndryshimeve, por njerëzit e fortë mendërisht përqendrohen në sfidën e realitetit të ndryshueshëm.

  1. Ju përballeni me frikën

Shumica e njerëzve i shmangen frikës; disa të tjerë përpiqen të përballen me frikën vetëm për t’u dukur mirë para të tjerëve. Por njerëzit e fortë mendërisht nuk kanë asgjë për të provuar. Ata përballen dhe kapërcejnë frikën që i pengon të jenë versioni më i mirë i vetes së tyre.

  1. Ju mësoni nga gabimet tuaja

Njerëzit mendërisht të fortë nuk përpiqen të justifikojnë veprimet e tyre ose t’i fshehin gabimet nga të tjerët. Ata mësojnë nga gabimet e tyre dhe shpresojnë të bëhen më të mirë.

  1. Ju gjeni një ekuilibër midis asaj që jeni dhe asaj që dëshironi të jeni

Nëse jeni një person i fortë mendërisht, ju pranoni që jetoni në këtë moment, por kurrë nuk ndaloni së punuari për t’u bërë një person më i mirë.

  1. Ju festoni suksesin e njerëzve të tjerë

Të jesh i fortë mendërisht do të thotë të dish si të bashkëpunosh. Suksesi i të tjerëve nuk ju bën xheloz. Përkundrazi, njerëzit e fortë mendërisht dinë të festojnë lumturinë dhe suksesin e njerëzve të tjerë.

  1. Jetoni dhe merrni vendime sipas vlerave tuaja

Nëse jetoni sipas vlerave tuaja dhe i kuptoni prioritetet tuaja, kurrë nuk keni vështirësi në marrjen e një vendimi. Kjo aftësi i bën njerëzit mendërisht të fortë.

  1. Ju kujdeseni për përmirësimin e aftësive tuaja në vend që të mburreni me to

Në përgjithësi, njerëzit priren të kërkojnë miratim nga të tjerët. Por njerëzit e fortë mendërisht përqendrohen në përmirësimin e aftësive të tyre pa kërkuar aprovim.

  1. Ju jetoni një jetë të ndershme

Njerëzit mendërisht të fortë janë të ndershëm me veten. Veprimet e tyre nuk bien kurrë në kundërshti me fjalët e tyre.

  1. Ju vlerësoni atë që jeni, jo atë që keni arritur

Njerëzit mendërisht të fortë vlerësojnë në të vërtetë atë që janë, jo atë që kanë. Atyre nuk u intereson nëse fitojnë apo humbasin, ata gjithnjë luftojnë.

  1. Ti e di se për fitoren ia vlen të presësh

Njerëzit mendërisht të fortë dinë të presin shpërblimet e tyre; ata e dinë se duhet një kohë e gjatë për të pjekur frutat. Plus, padurimi vetëm na dobëson.

  1. Ju jeni përgjegjës për veprimet tuaja

Të jesh i fortë mendërisht nuk garanton se nuk do të bëni gabime. Do të bëni, por gjëja kryesore është të mësoni prej tyre dhe të ecni përpara.

  1. Ju i shikoni vështirësitë si mundësi

Çdo pengesë dhe çdo problem që hasni është vetëm një mundësi tjetër që ju të rriteni. Njerëzit zakonisht irritohen nga vështirësitë, por njerëzit e fortë mendërisht i pranojnë si sfida dhe bëhen më mirë.

  1. Ju jeni mirënjohës

Në vend që të kërkojnë më shumë, njerëzit e fortë mendërisht besojnë se ata kanë më shumë se sa kanë nevojë dhe dinë të jenë mirënjohës për të.

  1. Ju përqendroheni në atë që dini të bëni më mirë

Ata që janë mendërisht të fortë janë të efektshëm dhe të suksesshëm në jetë, sepse i kushtojnë kohë, përpjekje dhe burime në atë që bëjnë më mirë.

  1. Ju ngriheni pasi rrëzoheni

Për njerëzit e fortë mendërisht, dështimi nuk është fundi i rrugës, por fillimi i tij. Ata besojnë se rruga që kanë zgjedhur do t’i çojë ata drejt suksesit.

  1. Ju jeni optimist, por edhe realist

Njerëzit mendërisht të fortë janë optimistë. Kur përballen me pengesa, ata shpresojnë për më të mirën, por në të njëjtën kohë qëndrojnë me këmbë në tokë.

  1. Ju punoni në dobësitë tuaja

Njerëzit tentojnë të fshehin dobësitë e tyre. Por njerëz të fortë mendërisht nuk kanë frikë të përballen me dobësitë e tyre punojnë në to.

  1. Ju nuk grindeni për gjëra të vogla

Është e natyrshme të luftosh drejt përsosmëri, megjithatë një person i fortë mendërisht e di se nuk është e nevojshme të humbësh durimin për gabime të vogla, veçanërisht për gabimet e njerëzve të tjerë.

  1. Jeni gati për të zgjidhur problemet

Ju mund të ankoheni për problemet tuaja dhe të vazhdoni të punoni me to. Ose mund të filloni t’i zgjidhni problemet, si njerëz të fortë mendërisht.

  1. Ju jeni gjithmonë të gatshëm për të mësuar

Një ditë e re, një person i ri, ose një përvojë e re është vetëm një mundësi tjetër për të mësuar diçka. Pa marrë parasysh se çfarë jeta na tregon përmes tyre, njerëzit e fortë mendërisht janë gjithmonë të etur për të mësuar. (TIRANA TODAY)

Tags: i fortemenderishtnjeriposedonvlera

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Aksi Fushë Krujë-Thumanë kthehet në makthin e shoferëve

Aksi Fushë Krujë-Thumanë kthehet në makthin e shoferëve

Dorëheqja e kreut të SHISH, Meta: E papritur! Folëm para një jave dhe…

Dorëheqja e kreut të SHISH, Meta: E papritur! Folëm para një jave dhe...

“Kjo s’duhej të ndodhte”, djali i shqiptares rrëfehet mes lotësh në spital

“Kjo s’duhej të ndodhte”, djali i shqiptares rrëfehet mes lotësh në spital







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

by mirseda
22:21 | 04/02/2026
0

Parlamenti Evropian është gati të rifillojë punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA pas uljes të...

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com