Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nëse po prisni një luftë të re mes fuqive të mëdha, jini të duruar sepse vonon

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Nëse po prisni një luftë të re mes fuqive të mëdha, jini të duruar sepse vonon

Nga Andrew Hammond “Gulf News”/ Hilari Klinton paralajmëroi të premten, se Evropa duhet të trajtojë më mirë çështjen e emigracionin, për të frenuar rritjen e populizmit të krahut të djathtë. Vërejtjet e diskutueshme të Klintonit, që  përkojnë me 100-vjetorin e e fundit të Luftës së Parë Botërore, vijnë pasi nacionalizmi është sërish në rritje dhe jo vetëm në Evropë, sikurse e tregoi edhe humbja e saaj përballë Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-ës.

Dhe rritja e nacionalizmit nuk është e vetmja paralele, që bota e sotme ka me fillimin e shekullit XX-të. Për shembull, po ndodh përsëri një ndryshim i rëndësishëm në fuqinë globale. Sot, ajo është duke u zhvendosur në vendet kyçe në zhvillim në Azi, me Kinën si përfituesen kryesore deri më tani.

Kjo prirje, është në kundërshtim me 100 vjet më parë, kur Gjermania dhe SHBA-ja ishin midis “kombeve kyçe në rritje”. Dhe, ashtu si një shekull më parë, tensionet gjeopolitike po rriten, pasi “kombet revizioniste”, po sfidojnë elementët kryesorë të rendit ndërkombëtar.

Kjo është pjesërisht e nxitur nga fuqitë ekonomike në rritje, që ringjallin nacionalizmin dhe pretendimet për burime natyrore shtesë. Kjo nënvizon se është ndoshta Azia, vendi ku gjallojnë shumica e tensioneve dhe pasigurisë, në aspektin e potencialit për një luftë të madhe mes fuqive. Pavarësisht nga qëllimi i mençur i presidentit kinez Xi Jinping, për të kërkuar “një lloj të ri marrëdhënieje mes të fuqishmëve” me SHBA-të, duke mësuar leksionet e epokave të kaluara, rritja e jashtëzakonshme e kombit të tij, është megjithatë shqetësuese për rajonin, dhe në fakt edhe për pjesën më të madhe të botës.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, tërhoqi paralele në vitin 2014 ndëmjet peizazhit gjeopolitik sot në Azi, dhe Evropës në prag të luftës në vitin 1914. Për më tepër, presidenti i atëhershëm i Filipineve, Beninjo Akuino, krahasoi atë që ai pretendonte të ishte rekordi i Pekinit për sjellje luftarake, me ekspansionizmin gjerman në shekullit XX, duke pyetur hapur “Çfarë duhet tjetër për të thënë:Mjaft është mjaft?”

E megjithatë, ndërsa rreziku i një lufte të madhe në Azi, ose në vende të tjera të botës sigurisht që nuk mund të shpërfillet, ekzistojnë disa dallime kyçe sot me botën e sotme me atë të para 100 vjetësh, në të cilën mungesa e një keq-llogaritje katastrofike, e bën një luftë mes fuqive të mëdha të vështirë të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Më e rëndësishmja, balanca relative e fuqisë globale sot është e ndryshme, kur armët bërthamore dhe institucionet ndërkombëtare, sidomos Kombet e Bashkuara, veprojnë zakonisht si një forcë kufizuese ndaj konfliktit të madh që nuk ekzistonte atëherë.

Shanset e reduktuara të luftës mes fuqive të mëdha, nuk janë aspak për shkak se kujtimet e Luftës së Parë dhe në fakt edhe të Luftës të Dytë Botërore, vazhdojnë të mbeten të fuqishme edhe sot. Me plot të drejtë, Lufta e Parë Botërore u përshkrua si “katastrofa më e madhe” e shekullit XX-të nga diplomati amerikan Xhorxh Kenan, i cili më vonë do të bëhej arkitekti i strategjisë amerikane të kontrollit të botës komuniste gjatë Luftës së Ftohtë.

Përveç miliona njerëzve që vdiqën gjatë viteve 1914-1918, lufta nxiti disa zhvillime të tjera që e shkatërruan botën për dekada të tëra. Këto përfshijnë shfaqjen e komunizmit në Rusi, dhe  siç pohojnë shumë historianë ngritjen e Gjermanisë naziste, dhe “farat” e Luftës së Dytë Botërore.

Një ndryshim tjetër i madh mes së tashmes dhe 100 viteve më pare, është prania e armëve bërthamore, të cilat si gjatë Luftës së Ftohtë, ashtu edhe në përgjithësi, shërbejnë si një frenim për  një konflikt në shkallë të gjerë mes fuqive të mëdha.

Vlen të përmendet këtu se të dyja fuqitë kryesore në zhvillim, duke përfshirë Kinën dhe Indinë, si dhe fuqitë aktuale, si SHBA, Rusia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, zotërojnë arsenale bërthamore. Një ndryshim i mëtejshëm, është se ndryshe nga viti 1914, tani ekziston një rrjet i dendur i institucioneve ndërkombëtare të pasluftës, sidomos Kombet e Bashkuara, që vazhdon të ketë një rezistencë të rëndësishme dhe legjitimitet, edhe disa dekada pas krijimit të saj.

Ndonëse këto organe janë të papërsosura dhe kanë nevojë për reforma, fakt është se ato në përgjithësi kanë mundësuar sigurinë ndërkombëtare, veçanërisht me 5 nga fuqitë kyçe, të gjitha në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Për më tepër, ekuilibri relativ midis dy fuqive kryesore sot, është i ndryshëm nga një shekull më parë. Hendeku i sotëm mes SHBA dhe Kinës është më i madh, se sa ai midis Britanisë dhe Gjermanisë 100 vjet më parë. Në fakt, ndoshta pasoja më e rëndësishme e Luftës së Parë Botërore ishte agimi i “Shekullit Amerikan”, në të cilin SHBA u shfaq si kombi më i fuqishëm në botë.

Sigurisht, ky vend ka pësuar aktualisht një rënie relative, dhe Kina është tani ekonomia më e madhe në botë, bazuar në të dhënat e barazisë së fuqisë blerëse. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara mbeten shumë përpara Kinës në shumicën e parametrave të forcës kombëtare, duke përfshirë fuqinë ushtarake, dhe ka të ngjarë ta gëzojnë një avantazh të tillë edhe për shumë vite.

Në të vërtetë, ndryshe nga Britania e Madhe në shekullin  XX, ka shenja se fuqia amerikane do të mbetet e qëndrueshme potencialisht për dekadat e ardhshme, e nxitur nga faktorë të tillë si “revolucioni energjetik” i vendit, që do të ketë pasoja gjeopolitike me ndikim të gjerë.

E parë në përgjithësi, perspektiva e një lufte mes fuqive të mëdha në një të ardhme të parashikueshme, nuk është aq e madhe sa një shekull më parë.

Bilanci global i fuqisë sot është i ndryshëm, pjesërisht për shkak të elasticitetit të fuqisë amerikane. Për më tepër, armët bërthamore dhe institucionet ndërkombëtare në përgjithësi, veprojnë si një forcë kufizuese kundër konfliktit të madh, çka nuk ekzistonte 100 vjet më parë.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: fuqivejiniluftemëdhamesprisniRetë duruarvonon

TË LIDHURA

Aksident në Dushk të Lushnjës, makina del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset çifti i bashkëshortëve
Aktualitet

Aksident në Dushk të Lushnjës, makina del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset çifti i bashkëshortëve

16:46 | 29/09/2025
SHANSI I DYTË PËR NË UNIVERSITET! Studentët kanë kohë 48 orë afat për konfirmimin e degës
Aktualitet

SHANSI I DYTË PËR NË UNIVERSITET! Studentët kanë kohë 48 orë afat për konfirmimin e degës

15:10 | 29/09/2025
Më pak prodhim nga ullinjtë, moti është shkaktari kryesor i rënies së prodhimit në këtë sezon
Aktualitet

Më pak prodhim nga ullinjtë, moti është shkaktari kryesor i rënies së prodhimit në këtë sezon

12:36 | 29/09/2025
Next Post
Luftë në Athinë/Bomba Molotov dhe flakadanë, tifozët e AEK sulmojnë holandezët (Video)

Luftë në Athinë/Bomba Molotov dhe flakadanë, tifozët e AEK sulmojnë holandezët (Video)

1978/ Dy dënime me vdekje të procesit që mishëroi luftën e klasave

1978/ Dy dënime me vdekje të procesit që mishëroi luftën e klasave

Bilanci i “pa bërë” i ekipit të Tiranës

Prag derbi/“Tirona Fanatics” merr vendimin e papritur: Kundër pjellës së Beogradit...

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Përplasja Noka-Balla dhe fjalimet e deputeteve të reja! Gjithçka që ndodhi sot në Kuvend
Politikë

Përplasja Noka-Balla dhe fjalimet e deputeteve të reja! Gjithçka që ndodhi sot në Kuvend

by mirseda
17:04 | 29/09/2025
0

Me tensione dhe debate mes mazhorancës dhe opozitës u zhvillua seanca e sotme parlamentare në Kuvend. Gazetari,...

Aksident në Dushk të Lushnjës, makina del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset çifti i bashkëshortëve

Aksident në Dushk të Lushnjës, makina del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset çifti i bashkëshortëve

16:46 | 29/09/2025
Trump do t’i japë leje Ukrainës të përdorë raketat amerikane

Trump do t’i japë leje Ukrainës të përdorë raketat amerikane

16:44 | 29/09/2025
Samiti i liderëve të BE të mërkurën në Kopenhagen, në fokus forcimi i mbrojtjes dhe mbështetja për Ukrainën

Samiti i liderëve të BE të mërkurën në Kopenhagen, në fokus forcimi i mbrojtjes dhe mbështetja për Ukrainën

16:15 | 29/09/2025
Trupat turke mbërrijnë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s

Trupat turke mbërrijnë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s

15:16 | 29/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com