Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Nëse Ozil do të refuzonte atë foto, të gjithë turqit do të ishin fyer”

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Fshati ku ka lindur Ozil merr vendimin: Do ta largojmë këtë foto

Edhe në minoritetin turk në Bullgari çështja Özil ka shkaktuar diskutime të nxehta. Shumë mund t’i kuptojnë veprimet e tij dhe kritikat për racizëm, por njëkohësisht Özilin e kritikojnë.

Ish-trajneri i kombëtares së futbollit të Bullgarisë, Lothar Matthäus u fotografua së fundi me Vladimir Putinin, gjë që thuajse nuk e tërhoqi fare vëmendjen në Bullgari. Krejt ndryshe ndodhi me fotografinë mes Mesut Özilit dhe Erdogan. Fotografia bëri shumë bujë. Tërheqja e Ozil nga kombëtarja gjermane e futbollit dhe kritikat për racizëm përballë Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) shkaktuan shqetësim të madh, veçanërisht te minoriteti turk, që përbën rreth 10 përqind të popullsisë bullgare. Mehmed Yumer, kryeredaktor i portalit informativ turko-bullgar “Obzor News”, e shpjegon këtë fenomen: “Përmes Özilit, turqit bullgarë fitojnë më tepër vetëbesim. Gjithmonë ata mendojnë: ai luan edhe për Arsenalin, në njërin nga ekipet kombëtare më të forta të botës!”

Racizëm në Evropë?

Po kështu mendon edhe ekonomisti i sipërmarrjeve Orhan Mümün nga Haskova. Por ai shton: “Özili është një nga fytyrat e futbollit gjerman. Ai duhet të ishte menduar, përpara se të fotografohej me një autokrat si Erdogani”. Por njëkohësisht Mümüni i kupton kritikat për racizëm të Özilit: “Vala e refugjatëve i ka dhënë një shtytje gjigante shovinizmit dhe nacionalizmit në Evropë.” Ai thotë se për këtë ka kontribuar edhe propaganda ruse, e cila ka shpërndarë gjithë kohën gënjeshtra të trasha për refugjatët dhe për myslimanët.

Perëndimi nuk mund t’i kuptojë vlerat turke

Dentisti Fikri Gülestan e mbështet këtë mendim dhe mbron veprimet e Özilit: “Për turqit “vatan”, atdheu, është një përmasë e fiksuar. Prandaj nuk është as anormale dhe as amorale që të fotografohesh me Presidentin. Evropianët nuk mund ta kuptojnë, vlerat lindore dhe perëndimore janë të ndryshme. Zor se do të refuzonte ndonjë turk që të dilte në fotografi me Presidentin. Po ta kishte refuzuar Özili, të gjithë turqit do të ishin fyer”. Edhe politikani lokal, Kadir Mustafov nga Karxhali e quan fotografinë me Erdoganin në rregull: “Nëse do ta kisha bërë personalisht, nuk e di, por turqit në Bullgari dhe në të gjithë botën e mbështesin Özilin. Në sytë e turqve në Gjermani ai është hero, sepse për të prejardhja etnike është mbi të gjitha”.

Nacionalizmi kudo

Por te turqit bullgarë nuk mungojnë as zërat kritikë. Inxhinieri i ndërtimit Veli Sakir flet për “neonacionalizëm turk”, viktimë e të cilit është Özili i zhgënjyer. Ai duhet të kishte dalë në fotografi me Merkelin dhe jo me Erdoganin, mendon Sakiri dhe shton: “Ai ka harruar, se cili vend e bëri yll botëror! Nga kjo përfiton edhe Erdogani, i cili ka fituar votat e punëtorëve emigrantë. Megjithëse: ata vërtet e mbështesin, por në asnjë mënyrë nuk duan të kthehen në Turqi”.

Fikri Gülestani flet hapur për një problem integrimi në Bullgari, në Gjermani, por edhe në mënyrë globale: “Özili është kthyer në një simbol, një simbol për problemet e integrimit të minoriteteve”.

Nga Wildan Rifatova, Alexander Andreev (dw)

Tags: emigrantëveështëkthyerÖzilsimbol

TË LIDHURA

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Sport

Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

18:44 | 30/12/2025
Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”
Sport

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

19:30 | 27/12/2025
Next Post
Turqi, zbulohet tempulli helen 2100-vjeçar

Turqi, zbulohet tempulli helen 2100-vjeçar

Mediat e sulmuan, Abazaj sqaron pse nuk u grumbullua nga Anderlecht

Mediat e sulmuan, Abazaj sqaron pse nuk u grumbullua nga Anderlecht

Egjipti dënon me vdekje 75 persona të “Vëllazërisë Myslimane”

Egjipti dënon me vdekje 75 persona të “Vëllazërisë Myslimane”







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….
Showbizz

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….

by mirseda
22:03 | 06/01/2026
0

Raporti i Selin me Gretën, si dy kunata në perspektive pasi kjo e fundit ka një lidhje...

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

21:49 | 06/01/2026
Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

21:43 | 06/01/2026
Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

20:58 | 06/01/2026
Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

20:01 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com