Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Plumba në zemër të Tiranës, krimet më të rënda që tronditën ish-Bllokun

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Plumba në zemër të Tiranës, krimet më të rënda që tronditën ish-Bllokun

Atentatet me armë zjarri  po marrin jetë njerëzish, pothuajse në gjithë qytetet e vendit tonë. Por, një nga zonat më të “zjarrta” të vrasjeve të bujshme, është ajo e ish-Bllokut në Tiranë.

E nëse në vendet e tjera vrasjet ndodhin në rrethina e larg qendrave, në Shqipëri ndodh e kundërta. Vrasjet më të bujshme e më të frikshme ndodhin në zemër të Tiranës.

Edhe pse konsiderohet si një zonë e sigurt, aty krimi ka marrë më shumë  jetë njerëzish. Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit, do iu sjellim në vëmendje vrasjet më të bujshme të ndodhura në këtë zonë.

Më 4 tetor 2018

Mbrëmjen e 4 tetorit, në zonën e ish-Bllokut një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Policia sqaroi se dy të plagosurit, Ervis Martinaj 36 vjeç dhe Eljon Hato 28 vjeç janë arrestuar.  Nga të shtënat humbi jetën 28-vjeçari me iFabian Gaxha. Ndërsa, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, Fabio Allushi, dhe Mevjol Bilo.  Mes këtyre dy grupeve pati një konflikt brenda një lokali, që degjeneroi në përdorimin e armëve duke qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit.

Më 14 shkurt 2018

Më 14 shkurt 2018 në rrugën ‘Nikolla Tupe’, në zonën e ish-Bllokut u vra një 64-vjeçar. Viktima ishte Memli Begalla nga Progonati i Tepelenë.  Viktima mbante edhe emrin Afrim Begalla, pronar i disa biznesve. Ai  ka pasur mobileri, një pikë shitje gomash në zonën e Yzberishit në autostradë. Po ashtu ai kishte edhe një biznes në qendër të Tiranës.

Më 16 mars 2016

Më 16  mars  të vitit 2018, në ish-Bllok është vrarë  ish-­polici rrugor Ajet Zeqaj. Fejzi dhe Resmije Zeqaj,  prindërit e Ajet Zeqaj, janë të bindur se djali i tyre i ka patur konfliktet vetëm me ish-gruan dhe njerëzit e saj. Ata bëjnë përgjegjës këta të fundit. Ende kjo ngjarje nuk është zbardhur.

Më 4 prill 2016

Në datë 04.04.2016, rreth orës 21.30 nga shërbimet e policisë gjyqësore është marrë njoftim se në rrugën  “Zef Jubani”, kishte ndodhur një vrasje brenda familjes. Konkretisht ishte vrarë shtetasi Artur Kurti.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur gjithë ngjarje. Në banesën e Sh. Kurtit mbeti i vrarë bashkëshorti i saj, Artur Kurti. Pas përleshjes me kunatin e tij Leonard Ristani dhe djalin Jugen Kurti.  Çifti Sh. Kurti dhe Artur Kurti kishin probleme dhe prej katër muajsh kishin nisur letrat për procesin e ndarjes.

Pavarësisht kësaj, sipas deklarimeve që janë bërë në Prokurori nga Leonard Ristani dhe Jurgen Kurti, Artur Kurti vazhdimisht shkonte në shtëpinë e gruas. Ajo banonte në një banesë tjetër me djalin. Kështu, Artur Kurti ka shkuar në shtëpinë e bashkëshortes, e cila nuk i kishte hapur derën e jashtme.

Ngjarja

49-vjeçari kishte dëmtuar derën e jashtme, duke i rënë me shqelma, si dhe ka ofenduar bashkëshorten e tij. Në këtë situatë, Sh. Kurti ka marrë në telefon vëllain e saj, Leonard Ristanin. Ai ka shkuar menjëherë tek banesa e motrës. Disa minuta më vonë Artur Kurti ka marrë tek telefoni i shtëpisë së bashkëshortes, ku është përgjigjur kunati.

Më pas Arturi, me një thikë prej 29 cm, ka shkuar për herë të dytë tek banesa e bashkëshortes. Ai ka trokitur dhe derën e ka hapur Leonardi. 49-vjeçari ka goditur kunatin e tij me thikë. Sipas prokurorisë, ka bërë përpjekje për tu mbrojtur, duke arritur t’ia marrë thikën nga dora dhe e ka goditur duke i shkaktuar vdekjen.

Kur ka shkuar policia në vendngjarje  është gjetur i shtrirë me fytyrë nga dyshemeja,  ArturKurti. Në brendësi të banesës, janë gjetur njolla gjaku.

23-vjeçari Jurgen Kurti nuk është gjetur në banesën ku ndodhi ngjarja. Menjëherë pas përleshjes ai ka marrë dajën (Leonard Ristanin) dhe e ka çuar në spital. Në dëshminë e tij, 23-vjeçari ka thënë se, babai është përleshur me dajën dhe kur ka tentuar për t’i ndarë ka parë babain të gjakur në gjoks.

9 Mars 2014

Elton Pojani, 29 vjeç u vra me 9 mars të vitit 2014 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ngjarja ndodhi  në rrugën “Vaso Pasha”. Autor i ngjarjes  ishte Marenc Tufa, i cili është arrestuar pasi qëlloi viktimën pas një grindje banale.

26 qershor 2014

Vrasja e bujshme e Artan Santos para bankës ku ai punonte në zonën e Ish- Bllokut. Një ngjarje e cila tronditi jo vetëm shtetin por edhe opinionin publik.

Biznesmeni i 54-vjeçar, ka qenë duke shkuar në punë teksa papritur dy persona e kanë qëlluar  me armë zjarri. Ata janë t larguar më pas menjëherë nga vendngjarja.

Autorët e vrasjes së Santos, duket se kanë organizuar çdo gjë në mënyrë perfekte. Ata kishin ndjekur itinerarin e biznesmenit. Autorët kanë qenë të maskuar. Kamerat e  kamerat e shumta të sigurisë në këtë zonë nuk i kanë identifikuar.  Ata kanë kryer ekzekutimin dhe janë larguar pa asnjë gjurmë./TIRANA TODAY/

TË LIDHURA

SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor
Politikë

SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

17:47 | 24/10/2025
Rama: Projektligji për “Paqen Fiskale” do të përmbyllet brenda këtij viti, zbatimi nis në vitin 2026
Politikë

Rama: Projektligji për “Paqen Fiskale” do të përmbyllet brenda këtij viti, zbatimi nis në vitin 2026

16:41 | 24/10/2025
Rama: Prioritet rritja ekonomike dhe ulja e informalitetit
Politikë

Rama: Prioritet rritja ekonomike dhe ulja e informalitetit

16:38 | 24/10/2025
Next Post
FOTO/ Kush është VIP-i shqiptar, mik me Khabib?

FOTO/ Kush është VIP-i shqiptar, mik me Khabib?

Viti ’92, kur Shqipëria luante me Irlandën me 9 lojtarë dhe 1 tifoz

Viti ’92, kur Shqipëria luante me Irlandën me 9 lojtarë dhe 1 tifoz

Video/Mes mjerimit e varfërisë, “Fundjavë Ndryshe” i blen familjes me 5 jetimë shtëpi në Tiranë

Video/Mes mjerimit e varfërisë, “Fundjavë Ndryshe” i blen familjes me 5 jetimë shtëpi në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Zelensky takohet me Mbretin Charles III në Londër, ja se çfarë kërkon nga aleatët e NATO-s
Bota

Zelensky takohet me Mbretin Charles III në Londër, ja se çfarë kërkon nga aleatët e NATO-s

by mirseda
17:57 | 24/10/2025
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti këtë të premte në Londër për të marrë pjesë në mbledhjen...

SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

17:47 | 24/10/2025
Kosovë, të dielën mbahet seanca në Kuvend për zgjedhjen e qeverisë së re

Kosovë, të dielën mbahet seanca në Kuvend për zgjedhjen e qeverisë së re

17:43 | 24/10/2025
Grabitja në Luvër: Po analizohen gjurmët, pak shpresa për bizhuteritë

Grabitja në Luvër: Po analizohen gjurmët, pak shpresa për bizhuteritë

17:16 | 24/10/2025
Avionët rusë në hapësirën e NATO-s, Rutte: Do t’i godasim nëse konsiderohen si kërcënim!

Avionët rusë në hapësirën e NATO-s, Rutte: Do t’i godasim nëse konsiderohen si kërcënim!

17:10 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com