Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Në Shkodër i gjithë presioni mbi Italinë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Në Shkodër i gjithë presioni mbi Italinë

Pengesa e fundit, që duhet të kapërcejë Italia për të arritur “play-off”-in dhe ndoshta kualifikimin për Kupën e Botës, që do të luhet vitin tjetër në Rusi, është e përfaqësuar nga Shqipëria e Christian Panuccit. Të hënën, më 9 tetor, në orën 20:45, në “Loro Boriçi” të Shkodrës, përballë axurrëve do të jetë kombëtarja shqiptare, që është për momentin forca e tretë e Grupit G, me 13 pikë në 9 ndeshje (4 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje) dhe mban pozitën e 66-të në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë pësuan një humbje (3-0) në Alicante, ndaj Spanjës, duke pasur mungesën e tre titullarëve: të mbrojtësit qendror Mërgim Mavraj, të mesfushorit difensiv Burim Kukeli dhe mesfushorit sulmues Odise Roshi. Për këtë arsye, trajneri Panucci ka vendosur për një mbrojtje të paparë me pesë lojtarë kundër “La Roja”, duke shpresuar që të mos shkundej nga forca e kombëtares së Julen Lopeteguit. Një rreshtim që ka rezultuar joefikas, sepse janë pësuar tre gola në pjesën e parë, brenda pak minutash.

Rezultate imazhesh për shqiperi itali

Rikthimi te mbrojtja me katër ka sjellë më shumë siguri, në pjesën e dytë, edhe pse kjo duhet marrë me rezerva, sepse Spanja e uli ritmin dhe në njëfarë mënyre “mëshiroi”. Zakonisht, “shqiponjat” luajnë, në fakt, me titullarin e portës, Etrit Berisha, dhe para tij mbrojtja e përbërë nga katër lojtarë: pikërisht nga Mavraj dhe Arlind Ajeti i Crotones si qendrorë, “napolitani” Elseid Hysaj në të majtë dhe kapiteni Ansi Agolli majtas. Dy krahët e prapavijës kanë ofensivë të mirë në shtytje. Në mesfushë Panucci ka paradoksalisht shumë probleme, në sajë të kthimit të Taulant Xhakës (duke përjashtuar ndeshjet e e mëparshme me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë për arsye disiplinore) dhe Kukeli. Lojtari i Bazelit, sidoqoftë, nuk mund të luajë ndaj Italisë, sepse është i pezulluar për shkak kartonësh të verdhë. Ashtu si edhe Llullaku. Përveç tyre ekzistojnë dy “italianë”, Ledian Memushaj i Benevento dhe Migjen Basha i Barit. Këtë të fundit Gian Piero Ventura e njeh mirë, sepse e ka trajnuar në Torino. Në dispozicion për trajnerin Panucci është edhe Ergys Kaçe, i cili, çuditërisht, u pozicionua titullar kundër Spanjës.

Rezultate imazhesh për shqiperi itali
Në sulm, në anën tjetër, Shqipëria ka talente si Armando Sadiku, golashënuesi 26-vjeçar, dhe Odise Roshi. Në ofensivë mund të luajë edhe 22-vjeçari Eros Grezda, titullar kundër Spanjës, i cili, gjithashtu, bën edhe anësorin e jashtëm. Pra, edhe në departamentin e ofensivës, zgjedhja nuk do të jetë e lehtë për ish-teknikun e Livornos. Megjithatë, përveç trajnerit dhe lojtarëve që kanë luajtur në Seria A dhe B, tashmë janë shtuar Frederic Veseli i Empolit, Berat Djimsiti i Beneventos dhe i lënduari Thomas Strakosha i Lazios. Duhet thënë se është një komb i tërë duke pritur për ndeshjen e parë zyrtare historike në shtëpi, kundër Italisë, ku presioni është mbi të gjitha mbi supet e bluve Gigi Buffon me shokë. Për Shqipërinë, megjithatë, mbetet ëndrra dhe mundësia për të mbrojtur dhe konsoliduar vendin e tretë në grup, sepse Izraeli, i katërti, një pikë larg, pret Spanjën në Jeruzalem dhe vështirë se të besuarit e Eliseu Levy marrin diçka.
Shkruan “Sportmediaset”

Tags: gjithëItalinëpresioniShkoder

TË LIDHURA

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja
Sport

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë
Sport

“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë

20:38 | 15/12/2025
Sot ndahen çmimet e më të mirëve të futbollit shqiptar për vitin 2025
Sport

Sot ndahen çmimet e më të mirëve të futbollit shqiptar për vitin 2025

14:53 | 15/12/2025
Next Post
BlackBerry Motion konkurrues në treg

BlackBerry Motion konkurrues në treg

Zyrtare: Doukas trajneri i Shqipërisë

Zyrtare: Doukas trajneri i Shqipërisë

Lulzim Basha i refuzon kushtet, shpërthen Patozi: Zgjodhi farsën, jo garën

Astrit Patozi zbulon pritshmëritë që ka nga platforma për ringritjen e PD-së







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

BE nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës, lirohen mjetet financiare për katër projekte
Kosovo

BE nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës, lirohen mjetet financiare për katër projekte

by mirseda
10:45 | 17/12/2025
0

Nga BE njoftohet se janë liruar mjetet financiare për katër projekte si rrjedhojë e asaj që është...

Masakra me 15 të vrarë në Australi, autori i sulmi akuzohet për 59 vepra penale

Masakra me 15 të vrarë në Australi, autori i sulmi akuzohet për 59 vepra penale

10:35 | 17/12/2025
Anuela Ristani ka uruar kryebashkiakun Erion Veliajn për 36-vjetorin e lindjes.

Anuela Ristani ka uruar kryebashkiakun Erion Veliajn për 36-vjetorin e lindjes.

10:05 | 17/12/2025
Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkesë SPAK-ut: Lejoni kryetarin Veliaj të marrë pjesë në mbledhje

Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkesë SPAK-ut: Lejoni kryetarin Veliaj të marrë pjesë në mbledhje

09:57 | 17/12/2025
Prodhim dhe shitje narkotikësh, Prokuroria Sarandë mbyll hetimet, dërgon në gjyq 16 persona

Prodhim dhe shitje narkotikësh, Prokuroria Sarandë mbyll hetimet, dërgon në gjyq 16 persona

09:47 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com