Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Atentati në Shkodër/Plumba dhe njolla gjaku në makinë, kush u vra dhe më pas u zhduk?

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Atentati në Shkodër/Plumba dhe njolla gjaku në makinë, kush u vra dhe më pas u zhduk?

Detaje të reja janë bërë me dije nga policia pas gjetjes së një automjeti të qëlluar me breshëri plumbash,  tre ditë më parë në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër. Brenda mjetit me targë të falsifikuar janë gjetur vetëm gjurmë gjaku, por Policia nuk ka të dhëna për fatin e personit që ka qenë shënjestër e këtij atentati.

Ngjarja që dyshohet të ketë ndodhur natën e 14 tetorit, është zbuluar mëngjesin e 15 tetorit, kur blutë e Shkodrës janë sinjalizuar nga banorë të zonës. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se nga verifikimi i kryer nuk rezulton që në Spitalin e Shkodrës të ketë shkruar ndonjë person i plagosur për ndihmë mjekësore.  Kjo ka përforcuar dyshimin se personi mund të jetë vrarë dhe më pas i kanë zhdukur edhe trupin.

ZBULIMI

Policia e Shkodrës në orët e mëngjesit të 15 tetorit është njoftuar se në fshatin Shtoj i Vjetër në njësinë Rrethina, në afërsi të shinave të trenit, ndodhej një fuoristradë e braktisur, e cila kishte dhjetëra shenja të dukshme plumbash. Menjëherë pas sinjalizimit të dhënë, Policia ka shkuar në vend dhe brenda fuoristradës janë konstatuar njolla gjaku. Ajo që dyshohet momentalisht është se një person, që ka qenë brenda makinës, është plagosur ose vrarë.

Deri më tani ende nuk ka asnjë lloj informacioni se ku ndodhet shtetasi, që ka qenë në shënjestër të autorëve. Mbi 20 shenja plumbash janë gjetur në automjet, por nuk është konfirmuar nëse janë shkrehur nga një armë apo më shumë. Policia e Shkodrës nuk ka dhënë informacion të detajuar në lidhje me këtë ngjarje.

“Në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër, është gjetur i braktisur automjeti tip KIA, ku nga këqyrja e bërë nga grupi hetimor në automjet ka shenja plumbi. Nga verifikimet e kryera nuk rezulton asnjë person i dëmtuar. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e pronarit të mjetit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Nenet 76, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e dhënë, katër ditë pas ngjarjes nga Policia e Shkodrës. vedni1

DYSHIMI

Mësohet se në kuadër të dyshimeve të ngritura në lidhje me përdoruesin e mundshëm të automjetit, janë shoqëruar disa persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ka dyshime të forta për një atentat të mundshëm ndaj Artan Koçekut.

Ai është person i shpallur në kërkim që në dhjetorin e 2017-s, si autor i dyshuar për vrasjen e Angjelin Shkambit, ngjarje e ndodhur te varrezat e Stom Golemit. Koçeku asokohe kishte dalë me leje shpërblimi nga burgu.

Kjo vrasje dyshohet nga Policia se erdhi pas një borxhi rreth 30 mijë euro që Koçeku i kishte viktimës për pazare droge. Fuoristrada, e cila është qëlluar me breshëri plumbash natën e 14 tetorit të këtij viti rezulton se ka targa të vjedhura dhe të mbivendosura.

Në Spitalin Rajonal të Shkodrës, sipas burimeve, nga nata e 14 tetorit nuk ka shkuar asnjë person i plagosur me armë. Vendi ku ka ndodhur ngjarja është një rrugë dytësore që nuk ka qarkullim të shpeshtë dhe larg vëmendjes së njerëzve, detaje këto që e vështirësojnë punën e efektivëve.

Vrasja për pazaret e drogës

Vrasja e 32-vjeçarit Angjelin Shkambi ndodhi në varrezat e Stom-Golemit në Shkodër rreth orës 11:00 të 17 dhjetorit të vitit të kaluar. Sipas Policisë Vendore të Shkodrës ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti për shkak të një borxhi prej rreth 30 mijë eurosh, që autori i dyshuar Artan Koçeku i ka pasur viktimës Angjelin Shkambi.

Angjelin Shkambi, i vrarë vitin e kaluar
Angjelin Shkambi, i vrarë vitin e kaluar
Nga hetimi rezultoi se autori ka pasur një komunikim me telefon me viktimën përpara se të ndodhte ngjarja dhe të dy bashkë janë takuar te varrezat e Stom Golemit për t’u sqaruar mes njëri-tjetrit. Pas një debati mes tyre në makinën e viktimës, shtetasi Artan Koçeku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të Angjelin Shkambit. 32-vjeçari mori tri plumba, dy në kokë dhe një në shpatull dhe për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.

Angjelin Shkambi në prill të 2017-s u arrestua si pjesë e operacionit “Early Spring”, ku në pranga ranë 17 persona të akuzuar si autorë të parcelave me rreth 100 mijë rrënjë cannabis sativa të asgjësuara nga Policia në Dukagjin. Më pas nga “arrest me burg” në Shkallën e Parë, Gjykata e Apelit dha masën lehtësuese “detyrim me paraqitje”./PANORAMA/

TË LIDHURA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Next Post
Stresit ia gjejnë armën në hotel, kriminelët gajasen së qeshuri

Stresit ia gjejnë armën në hotel, kriminelët gajasen së qeshuri

Ç’tregojnë venat shumë të dukshme, kur duhet të shqetësoheni

Ç'tregojnë venat shumë të dukshme, kur duhet të shqetësoheni

Çfarë pritet të ndodhë? Xhafaj bën paralajmërimin e fortë

Çfarë pritet të ndodhë? Xhafaj bën paralajmërimin e fortë







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com