Me 21 maj pritet që të organizohet një marsh në mbështetje të shtetit të Izraelit.
Lajmi raportohet nga mediat kosovare dhe ky marsh pritet të bëhet në sheshin “Skënderbe’ në Prishtinë, sipas portalit Indeksonline i cili bazohet tek eventet e planifikuara në rrjetet sociale.
Këtë javë në Prishtinë u organizua dhe një marsh në mbështetje të popullit palestinezë. Marshuesit, në dorë mbanin pankarta me mbishkrime si “Free Palestinë” dhe “Kundër Fashizmit Izraelit”. Ata kanë vazhduar marshimin nga sheshi “Zahir Pajaziti” tek ai “Skenderbeu”.
Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës po zgjon interesim në gjithë botën./Indeksonline/