Një avokate në Greqi është gjetur e vrarë në garazhin e shtëpisë së saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kifissia, ku jetojnë shumë udhëheqës biznesesh dhe politikanë, e ndërsa 33-vjeçarja është gjetur pa jetë.
Sipas të dhënave të policisë, vrasja është kryer të martën, por viktima është gjetur mbrëmjen e të mërkurës.
E ndjera është qëlluar disa herë me pistoletë dhe kallashnikov. Nga hetimet paraprake, dyshohet se avokatja është vrarë pasi kishte lidhje intime me një nga bosët e krimit në Greqi. Viktima kishte rënë pre e një atentati edhe në vitin 2011.