Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Në kërkim të shqiptarëve që shpëtuan hebrejtë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Në kërkim të shqiptarëve që shpëtuan hebrejtë

Jack Goldfarb e takoj këtë herë në një restorant francez në Nju Jork. Është ulur në një tavolinë përballë dritares dhe po lexon diçka. Sapo ulem më tregon një artikull gazete që ia kanë dërguar nga Izraeli. Artikulli i botuar në gazetën “The Time of Israel” në datën 19 janar titullohet “Çfarë i bëri myslimanët e Shqipërisë të rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar hebrejtë nga Holokausti”.

Theksimi i fesë “myslimanë” është gjë e re, nuk është përdorur përpara kur flitej për shpëtimin e hebrejve nga shqiptarët.

Mes shqiptarëve që kanë shpëtuar hebrejtë ka pasur edhe katolikë. “Për shkak të tensionimit të marrëdhënieve midis myslimanëve dhe Izraelit, shpjegon Jack Goldfarb, po theksohet sot se megjithëse qenë myslimanë, ata i kanë shpëtuar hebrejtë. Ka më shumë të bëjë me aktualitetin se sa me periudhën e Luftës së Dytë Botërore”.

Jack Goldfarb ka shkruar vetë shumë artikuj për hebrejtë e shpëtuar në Shqipëri. Shqiptarët dhe shpëtimi i hebrejve prej tyre është bërë temë e jetës për Jack Goldfarb.

Kur vizitoi për herë të parë Shqipërinë më 1994, ai kishte vizituar të gjitha vendet e Evropës, përveç Shqipërisë. Kur filloi të lexonte për Shqipërinë ndeshet në librin “Rescue in Albania” të Harvey Sarner. Çka lexoi nuk iu shkëput më kurrë prej mendjes.

“Një vend i vogël si Shqipëria, i varfër, dhe me humanizëm kaq të madh”, thotë ai. Që nga ajo kohë filloi të vizitonte Shqipërinë në kërkim të historive si u shpëtuan hebrejtë në Shqipëri, në gjurmë të familjeve shqiptare që shpëtuan hebrejtë. Kjo duket se nuk ishte shumë e lehtë. Ka kaluar shumë kohë. Shumë njerëz kanë shkuar. Të vërtetat janë zëvendësuar me legjenda dhe anasjelltas. Në Shqipëri Jack Goldfarb është takuar me familjen Veseli, Qosja, Biçaku, Zyma, Kilica. Në gjurmë të historive në Shkodër, Berat, Durrës, Kavajë, Tiranë.

“Ne nuk e harrojmë”

“Shqiptarët vetë nuk i japin shumë rëndësi asaj që kanë bërë. Unë e kuptoj këtë. Për ta ka qenë gjë e zakonshme të shpëtosh njerëz në nevojë. E kanë bërë dhe e kanë harruar. Por, ne nuk e harrojmë. Histori si ato nga Shqipëria nuk ka pasur as në Poloni, as në Francë, as në Belgjikë, për të mos përmendur Gjermaninë.”

75 është numri i ashtuquajtur “righteous gentiles” nga Shqipëria, njerëzve që nderohen se kanë venë jetën në rrezik për të shpëtuar hebrejtë e rrezikuar nga nazistët. Vetëm tre prej tyre marrin ndihmë financiare nga programi i fondacionit “The jewish Foundation for the righteous”.

Një numër shumë i vogël krahasuar me numrin e popullsisë dhe rastet e hebrejve të shpëtuar. Të gjithë bëjnë pyetjen si ka qenë e mundur, që një vend aq i vogël dhe aq i varfër të bënte një akt aq të madh human.

Jack Goldfarb nuk pranon kur dikush i thotë se hebrejtë e kanë blerë me para shpëtimin e tyre. “Nuk është e vërtetë thotë ai. Po të ishte kështu do të kishte qenë e mundur edhe diku tjetër. Familjet kanë qenë të varfra.

Sigurisht që kanë pasur nevojë për ndihmë, sepse nuk kanë qenë në gjendje të mbajnë për një kohë të gjatë, ka pasur raste deri në tetë vetë.” Ai mendon se për të shpjeguar si ka qenë e mundur ajo që ka bërë Shqipëria, nuk ka një përgjigje të vetme. Për shkak të fesë, për shkak të besës, për shkak të kanunit, të mikpritjes. Pse Shqipëria shpëtoi hebrejtë është një pyetje që ka shumë përgjigje, mendon ai.

Projekti aktual i Jack Goldfarb është organizimi i një koncerti për të nderuar Shqiptarinë për humanizmin e treguar në shpëtimin e hebrejve. Për ta realizuar këtë projekt i duhet edhe ndihma e shqiptarëve./Deutsche Welle

Tags: hebrejtëkerkimshpëtuanshqiptarëve

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Zbulohet smeraldi 1.5 kilogramësh, është unik

Zbulohet smeraldi 1.5 kilogramësh, është unik

E trishtë/ Mësuesja që vdiq dje në Milot jetonte në Tiranë, por çdo ditë…

E trishtë/ Mësuesja që vdiq dje në Milot jetonte në Tiranë, por çdo ditë…

Pakti me Greqinë, Idrizi ironizon Bushatin: Mëso nga unë!

Pakti me Greqinë, Idrizi ironizon Bushatin: Mëso nga unë!







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com